Administratori i Velipojës: Kemi evakuuar gjithë banorët
Nga Arkiva
Administratori i Velipojës Altin Kaçi megjithëse në një situatë të pazakontë dhe në vendin ku ndodhi shpërthimi i madh ka folur në një lidhje telefonike për News24, duke pohuar se ngjarja është e rëndë.
Ai tha se po punohet me zjarrfikëse, vullnetarë e polici për shuarjen e zjarrit, ndërsa janë evakuuar edhe banorët.
“Jemi këtu me forca zjarrfikëse, vullnetarë po punojnë shumë. Shpresojmë të mos kemi viktima. Tre janë nisur me helikopter drejt Tiranës, një është në Shkodër. Kemi evakuuar gjithë banorët në pallatet afër dhe po punojmë për vënien nën kontroll të zjarrit”, deklaroi Kaçi.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento