Administratori i Zall Herrit ikën nga LSI: Rikthehem te familja ime në PS!

July 31, 2017 16:17

Administratori i Zall Herrit ikën nga LSI: Rikthehem te familja ime në PS!

Administratori i Zall Herrit ka lënë sot LSI për t’u rikthyer në PS. Pas dy këshilltarëve të LSI të cilët iu bashkuar grupit të këshilltarëve të PS, një tjetër përfaqësues i kësaj force i është bashkuar së majtës duke mbështetur për vitet në vijim projektet dhe reformat e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, administratori i Zall-Herrit, Arben Maloku, thekson se zona që ai përfaqëson ka pësuar gjatë këtyre dy viteve një transformim të vërtetë dhe pa Bashkinë e Tiranës, këto investime do ishin të pamundura.

Me poshtë deklarata e plotë:
Rikthim te familja ime në PS!

Prej dy vitesh kam shërbyer si Administrator i Zall-Herrit, fryt i bashkëpunimit PS-LSI. Jam munduar çdo ditë t’i qëndroj pranë njerëzve dhe të mbaj ritmin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë!

Zall-Herri ka ndryshuar komplet këto dy vite. Dy rrugët e Kasallës dhe të Cekrezës kanë transformuar totalisht zonën e kanë rikthyer shpresën tek ata banorë të vuajur aty! Pa Bashkinë e Tiranës, këto investime do ishin komplet të pamundura. Njerëzve po u legalizohen shtëpitë dhe tani po urbanizohen me rrugë, kanale e ndriçim.

Herën e fundit Erion Veliaj dhe Ilir Meta shtrënguan duart me inaugurimet e reja duke bërë thirrje për më shumë bashkëpunim në interes të komunitetit. Ishte marrëdhënie e vërtetë! Asnjë s’kandidonte në zgjedhjet parlamentare, dhe prapë se prapë i qëndruan fjalës që i dhanë banorëve për mbarimin e rrugëve brenda gjysmës së mandatit të Veliajt.

Fatkeqësisht, pas ikjes së Ilir Metës nga LSI gjërat nuk janë si më parë! Kryetarit të Bashkise nuk iu dhanë votat për shkollat e reja dhe për ujin 24 orë nga LSI, siç kishim rënë dakord. Një ditë pas betimit të Presidentit ku Veliaj ishte nga të paktët socialistë, ai u braktis nga LSI për gjëra që kish bashkëpunim prej vitesh. Pa shkolla e pa ujë, nuk ka të ardhme Tirana. Sot po bëhet thirrje për opozitë kur ne jemi të gjithë ende në Bashki. Largohet nënkryetarja e LSI, por rrinë drejtorët! Si mund të jemi dhe brenda dhe jashtë, dhe bashkë dhe kundra, dhe në pushtet dhe në opozitë?

Ndaj kam vendosur që sot t’i kthehem familjes time Partisë Socialiste sepse dua që puna në Tiranë të vazhdoje, që shkollat të bëhen e Zall Herri e gjithë bashkia të kenë ujë 24 orë. Vetëm kështu e mbaj porosinë që Ilir Meta në 14 Prill tha “ta mbështesim lali Erin për sa kohë që po punon për Tiranën.” Kryetarin e Bashkisë duhet ta ndihmojmë, jo ta sabotojmë! Nga sot jam me Erionin dhe Partinë Socialiste për më shumë punë të palodhur për qytetin tonë!

Juaji gjithmonë, Arben Maloku, administrator Zall Herr!

July 31, 2017 16:17
Komento

10 Komente

  1. perkthyesi July 31, 16:45

    Per aq kohe sa ishte LSI ne koalicion, dhe bente ligjin, ishte mire ky myteberi i LSI. Tani qe LSI ka rene nga fiku, kalon te PS, se ka qene familja e tij! Ky person i rendomte dhe pa asnje integritet, nuk duhet te puthe me ne pune shteti, per nje periudhe te gjate kohe! Sinqerisht, njerez te tille, i a kane sjelle shpirtin ne maje te hundes njerezve ne keta 27 vjet! Shpresoj qe Rama, ta hedhe tej, e ne te mos i a shohim me syte! Amen!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi July 31, 16:45

    Per aq kohe sa ishte LSI ne koalicion, dhe bente ligjin, ishte mire ky myteberi i LSI. Tani qe LSI ka rene nga fiku, kalon te PS, se ka qene familja e tij! Ky person i rendomte dhe pa asnje integritet, nuk duhet te puthe me ne pune shteti, per nje periudhe te gjate kohe! Sinqerisht, njerez te tille, i a kane sjelle shpirtin ne maje te hundes njerezve ne keta 27 vjet! Shpresoj qe Rama, ta hedhe tej, e ne te mos i a shohim me syte! Amen!

    Reply to this comment
    • "NAIVI" July 31, 17:15

      Ne pune duhet te mbeten vetem ata qe e bejne mire e me mire ate pune , pavaresisht kujt force politike i perkasin .

      Reply to this comment
  3. monika July 31, 17:01

    bravo Ben!

    Reply to this comment
  4. A July 31, 20:29

    Njerez te tille te “shkathet” dhe te “zgjuar” si ARBEN MALOKU i duhen shtetit, politikes shqiptare qe vrapojne kudo me tas ne dore dhe luge ne brez, kudo ku ka per te ngrene qyl dhe per te vjedhur dicka. Ky e meriton te jete sa me afer EDI RAMES te pakten si keshilltar. Me keto njerez ecen perpara lokaliteti, bashkia dhe vendi. Te lumte per shkathtesine qe tregon ARBEN MALOKU, je per tu pergezuar, te tille njerez fisnike dhe te beses i duhen EDI RAMES.

    Reply to this comment
  5. xxx July 31, 20:48

    mendoj se arsyet qe ka dhene kane baze te mire, pavaresisht se levizja eshte ca kontroverse
    Bashkepunimi per te miren e perbashket eshte arsyeeja me e llogjikshme, dhe ai nuk stonon ketu. E pa me syte e veta amoralitetin e LSI.

    Reply to this comment
  6. Jimi July 31, 21:52

    Fenomen i njohur! Por ky edhe shume minj te tjere si ky e kuptuan vone qe anija ne te cilen gjendeshin do te mbytej vertet. Do te shikojme pas kesaj edhe shum Arbene te tjere te cilet ne menyre “demostrative” do ta abandonojne anijen te ciles kane 4 vjete qe i rrine siper, pasi vetem tani po e kuptojne qe “Lali Eri” punoka mire!?

    Reply to this comment
  7. emigranti August 1, 16:48

    I gjithe elektorati i Lsi e ka deren e hapur per tu kethyer tek PS per te vetme aresye se edhe ata jane socialiste.Duke pare qe Lsi drejtohet nga familiare te se njejtes familie,ku nuk mund te kritikosh apo demaskosh perfundimi eshte i q arte se Kjo parti do te shkermoqet.

    Reply to this comment
  8. emigranti August 1, 17:04

    I gjithe elektorati i Lsi e ka deren e hapur per tu kethyer tek PS per te vetme aresye se edhe ata jane socialiste.Duke pare qe Lsi drejtohet nga familiare te se njejtes familie,ku nuk mund te kritikosh apo demaskosh perfundimi eshte i q arte se Kjo parti do te shkermoqet.I nderuar z Thano komentet qe bej Tek gazeta Juaj nuk me pranohen.Ju ve ne di eni se gazeta dita eshte pjese e miqve te mi ne fb po ashtu edhe i ndjeri i Madhi Stefan Andrea.Besoj i nderuar z Thano se semafori me drite jeshile do te hapet

    Reply to this comment
  9. emigranti August 1, 17:08

    Faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*