“Administrimin e pasurive të Sarandës dhe Gjirokastrës do ta marrë në dorë Koço Kokëdhima”‏

December 28, 2015 13:27

“Administrimin e pasurive të Sarandës dhe Gjirokastrës do ta marrë në dorë Koço Kokëdhima”‏

Bashkia e Sarandës është futur si shoqëri aksioneve në formë konsorciumi për zhvillimin e rajonit të Vlorës dhe Gjirokastrës. Për demokratët që denoncojnë rastin, kjo është një mënyrë ka për synim administrimin e pasurive publike në dy qarqe.

“Bashkitë do të jenë aksionerë me 30 % ndërsa 70 % të aksioneve do të jenë privat.  Kjo ka për qëllim që këto pasuri të vidhen lehtësisht nga Koçot e të bashkëndahen me Ramën, Ahmetajn etj, pasi në këtë mënyrë nuk mund  të auditohen nga institucione publike”, tha Dhurata Çupi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Sipas saj, konsorciumi do të ketë zyrën në Tiranë.

Ajo tha gjithashtu se qeveria ka miratuar një vendim që bregun e liqenit të Pogradecit me 926 hektarë do t’ia rimarrë qeverisjes vendore për t’ua dhënë me koncesion miqve të tij. “Ky fond i cili ishte përcaktuar për kompensimin fizik të pronarëve Edi Rama kërkon që t’ua kalojë miqve për shfrytëzim duke penalizuar kështu qindra pronarë që presin kompensimin e pronave të tyre”, tha ajo. /Dita/

 

December 28, 2015 13:27
Komento

1 Koment

  1. Drini i Bardhe nuk ka te ndale December 29, 10:05

    Sic po shifen kushtet apo edhe sic thuhet ne veprat e klasikeve te marksizem-leninizmit per faktoret objektive te nevojshem per revolucion te thelle po vazhdojne cdo dite te plotesohen , por se kushti tjeter pa te cilin ndergjegjesimi i masave te dhtypura e te skllaveruara nga bandit hajdute e kriminele si puna e Koco Kokedhimeve qe jane faktoret subjektive -PARTIJA PARAROJE QE T’I NDERGJESOJ E UDHEHEQ NE BETEJAT E MEDHA REVOLUCIONARE ENDE ESHTE LARG ORGANIZIMIT E VNJES NE POZITAT UDHEHEQESE .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*