Admir Thanza u filmua duke shkëmbyer para me gruan e të kërkuarit

July 11, 2018 10:37

Admir Thanza u filmua duke shkëmbyer para me gruan e të kërkuarit

 

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, është drejt shkarkimit, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme të rënda në të paktën dy nga tri kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Thanza ka qenë nën hetim për korrupsion në vitin 2016 dhe ka pasur lidhje me një person të shpallur në kërkim, i cili rezulton se ka qenë regjistrues i Shkodrës, shtetasi SH.B.. Thanza është takuar me bashkëshorten e regjistruesit në Tiranë dhe është filmuar të shkëmbejë para, sipas KPK-së.

Sa i përket këtij rasti, avokati i gjyqtarit, Theodori Sollaku, tha në seancë se bëhej fjalë për një takim të zotit Thanza me bashkëshorten e një miku të tij të vjetër, të identifikuar me inicialet Sh.B.

Ai ka qenë regjistrues në Shkodër dhe në vitin 2016 ka qenë nën hetim për korrupsion dhe i shpallur në kërkim.

Thanza, sipas Sollakut është takuar në një kafe në Tiranë me bashkëshorten e këtij shtetasi, e cila ishte nën hetim gjithashtu, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por nuk ka pasur kontakte me të.

Në këtë mënyrë, avokati shpjegoi edhe pse Thanza ka qenë nën hetim për korrupsion, çështje kjo që u pushua nga prokurori Kostaq Beluri.

Por, gjetjet e KPK-së thonë ndryshe.

Bashkëshortja e Sh.B., pasi ka takuar Thanzën në vitin 2016 në një lokal në Tiranë, ka telefonuar personin nën hetim dhe është shprehur se “pallati kushton 50 mijë euro”.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për gjyqtarin, por për moskompetencë e kaloi dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila pas dy muajsh e pushoi atë, duke mos administruar si provë një video ku shihet se gjyqtari shkëmben para me shtetasen L.H.

a.s/dita

July 11, 2018 10:37
Komento

4 Komente

  1. asd July 11, 19:06

    Ky theodhori sollaku mori rrogen per 4 vjet si kryeprokuror dhe tani paguhet si avokat i krimineleve. Me sa lehtesi kalohet nga nje porte tek tjetra. A ka ndonje veting per kete hale ?

    Reply to this comment
    • Arben July 11, 21:09

      dhori sollaku arkitekti i degjenerimit te prokurorise.

      e lidhi prej topesh alfred moisiun, nepermjet

      djalit te tij te ndjere, trafikant droge, dhe nuk ja mbante

      fredos tja kthente emerimet qe propozonte.

      rast per manualin e korruptimit te prokurorise, neni

      fatkeq qe lejonte opgj te ndryshonte skenen e ngjarjes

      si ti donte b……… dhori kriminelit.

      i duket vetja i zgjuar, por me plumb koke do perfundoje

      Reply to this comment
  2. Arben July 11, 20:31

    Litari litari

    Reply to this comment
  3. Dn July 11, 20:36

    Asd
    Ka nje plumb ne balle,sikur caucescut,se vetem keshtu kuptojne se mjaft me.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*