Adoleshentja ngacmohet në mes të rrugës, arrestohet 54 vjeçari

June 17, 2016 10:31

Adoleshentja ngacmohet në mes të rrugës, arrestohet 54 vjeçari

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Fier gjatë ditës së djeshme. Një 54-vjeçar ka prekur me dhunë në pjesë intime në mes të rrugës një vajzë të mitur 15-vjeçe. Siç mësohet nga burime policore, vajza ka qenë duke e ecur e vetme në rrugë, teksa 54-vjeçari, i identifikuar si Sokrat Binaj i është afruar dhe ka nisur ta prekë vajzën në zona intime.

Mësohet se ajo ka reaguar duke e shtyrë keqbërësin dhe duke tentuar të largohet nga “kthetrat” e tij. Ai ka insistuar në prekje, deri sa vajza ka arritur të lirohet dhe të vrapojë drejt banesës ku ka lajmëruar prindërit.

Këta të fundit, sëbashiu me të miturën. S.Q kanë shkuar në rajonin e policisë për të bërë kallëzimin penal. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka vënë në pranga 54-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur tek lagjia, “Konferença e Pezës”, pranë pedonales.

54-vjeçari tashmë akuzohet për “Vepra të Turpshme” dhe po hetohet nëse pjesë e akuzave mund të jetë dhe përdhunimi.

June 17, 2016 10:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*