Adoleshentja që i dha një leksion të madh botës nominohet për çmimin “Nobel për Paqen”

March 15, 2019 20:57

Adoleshentja që i dha një leksion të madh botës nominohet për çmimin “Nobel për Paqen”

Është vetëm 16 vjeçe dhe është nominuar zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes.

Aktivistja suedeze po i jep një leksion të madh botës për mbrojtjen e mjedisit.

Greta Thunberg u bë e famshme për shkak të fushatave rinore dhe marshimeve prej më shumë se një viti kundër ndryshimeve klimatike.

Greta u fut në listën e adoleshentëve më me influencë për vitin 2018 nga Revista Time.

Është pikërisht kjo 16 vjeçare që frymëzoi dhe vazhdon të frymëzojë mijëra studentë të shkollave nga e gjithë bota, duke u bërë thirrje udhëheqësve të bëjnë diçka për klimën.

Në një nga fjalimet e saj Greta është shprehur duke thënë se do donte që udhëheqësit të veprojnë ashtu siç veprohet kur shtëpia merr flakë.

Ishin tre ligjvënës norvegjezë të cilët propozuan emrin e 16 vjeçares për nominimin e çmimit Nobel të Paqes: Ne kemi nominuar Gretën sepse kërcënimi ndaj klimës mund të jetë një nga shkaqet për luftë dhe konflikt në botë!

“Marshimi dhe protestat masive që Greta ka vënë në lëvizje është një kontributi i rëndësishëm për të rivendosur paqen”, thotë përfaqësuesi parlamentar në Norvegji, Freddy Andre Oevstegaard.

Mijëra të rinj nga 165 vende të  botës u bashkuan me të dhe lanë mësimin këtë të premte për të kërkuar ndryshimin.

l.h/ dita

March 15, 2019 20:57
Komento

5 Komente

  1. Besniku March 15, 22:52

    Eshte emocionale , por mbi te gjitha , nje veprim, qe me se fundi, te jep shprese, qe te rinjte do te fillojne te marrin ne dore te ardhmen e tyre.
    Sa me shume, e sa me shpejt te ngrihen, per te ndikuar ne qeverite e vendeve te tyre, per çeshtje me rendesi vitale, aq me shume do shtohet shpresa se kjo bote, kjo shoqeri njerzore e kalbur, mund te shpetohet.
    Por ajo qe te dhemb , eshte rinia jone, qe duket e tromaksur, e demoralizuar nga kjo klase politike, nga njera ane nga ajo antishqiptare, qe ka 30 vjet qe nuk po pushon se shkaterruari, dhe nga anatjeter, ata politikane rufjane, qe mgjse te votuar dhe besuar nga shumica e popullit, I vrane shpresen dhe e kthyen ne nje mase te shushatur nga pabesia, qe nuk po di nga tja mbaje, e si te vendose, apo me mire te ike, te ike…….
    Mendo nje rini te tille ,qe te mund te kete synim , te ndryshoje boten…..
    E veshtire, por shqiptari gjithmone surprizon!

    Reply to this comment
  2. Lorenc Luka. Ish kryetari i Bashkise Shkoder March 16, 05:25

    Tpresim ca thote gazmend bardhi e dor kajelli.

    Reply to this comment
  3. emigrant March 16, 09:18

    Rinia shqiptare ka pak ideale, C’ka i kane mesuar prinderit e tyre eshte e tmershme, vetem si t’ja hedhesh tjetrit, si te grabitesh pasurine e perbashket, si te besh biznes pa u lodhur dhe te fitosh sa me shume te jete e mundur. Si mund te pretendosh qe kjo lloj farse rinie te behet e ndjeshme karshi klimes ?

    Reply to this comment
    • Pyka March 16, 11:14

      Nuk eshte e vertete! E pate protesten e studenteve? Jane rini plot ideale dhe deshire per perparim.

      Reply to this comment
  4. Genti March 16, 13:51

    Nuk po e kuptoj se ku eshte leksioni qe po i jep botes kjo adoleshentja ketu. Tashme dihet qe e ashtequajtura ngrohja globale, ishte nje mashtrim i madh, per ti sherbyer nje axhende te caktuar.

    Kur dikush i sherben nje axhende te globalisteve, i jepet publicitet ne mediat e tyre, dhe nominohet edhe per Nobelin me financat e tyre nga kapterrat e tyre ne poste qeverisese.

    Eshte proces i ndikimit dhe trushplarjes ndaj shumices dhe qe ta bejne sa me emocional kete ndikim, perdorin edhe femijet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*