“Adopto nje gjysh e gjyshe”, 83-vjeçarja dhuron pensionin për familjet në nevojë

March 30, 2020 14:35

“Adopto nje gjysh e gjyshe”, 83-vjeçarja dhuron pensionin për familjet në nevojë

 

Nismës më të re të Bashkisë së Tiranës “Adopto një gjysh e një gjyshe!” i është bashkuar një zonjë e moshuar 83-vjeçare e cila preferon të dhurojë penionin e saj në ndihmë të pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video të Mom Hatixhes, në të cilën shkruan se, sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar gjestin e të moshuarës dhe duke bërë thirrje që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë.

“Sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm. #adoptonjegjyshe 🙏🏻 ⁣

Mom Hatixhja 👵, 83 vjeç, nga Farka, iu bashkua qindra bizneseve dhe individëve, të cilët po ndihmojnë të moshuarit dhe familjet në nevojë. 📦🛍 ⁣
Të BASHKUAR do ia dalim! Ju dua të gjithëve me ❤!”, shkruan Veliaj në Instagram.

Kryebashkiaku Veliaj u kërkoi të gjithë atyre që marrin leje për të dalë në fashën e orarit të përcaktuar tashmë, të ndihmojë pensionistët apo familjet në nevojë që jetojnë pranë tyre.

Numri ku të gjithë të moshuarit e vetmuar mund të kërkojnë për ndihmë është 08000888.

 

l.h/ dita

March 30, 2020 14:35
Komento

1 Koment

  1. Gzim Kulufi March 30, 20:27

    Mom Hatixhja i lumte! Por dhe Erjoni me te gjithe zyrtaret e tjere mund ta pergjysmonin pagen deri nga fundi i ketij viti, perderisa shteti nuk ka si te vjele taksa nga sektori i turizmit, si cdo vit tjeter!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim