Kush është fajtor për vjedhjen e tokave në Lezhë sipas avokatit të Frrokajt

March 20, 2018 09:54

Kush është fajtor për vjedhjen e tokave në Lezhë sipas avokatit të Frrokajt

Bashkë me Neshat Fanën, Adrian Leka është avokat i Fran Frrokajt, kryetarit të Bashkisë së Lezhës.

Ai hedh  poshtë zërat se ky është një proces politik, dhe shprehet i bindur që Frokaj është i pafajshëm.

Pyetjes si e komenton që i njëjti gjyqtar jep masën “ok” për arrestimin e  kryetarit Frrokaj dhe të tjerëve masën e  sigurisë arrest dhe pas dy ditësh, i njëjti gjyqtar jep masën e sigurisë arrest shtëpie, avokati i përgjigjet:

“Prokuroria ka vënë në dispozicion akte të ekpertizës dhe aty ka patur ngutje. Pastaj nuk mund të themi ne që një kryetar bashkie ka rrezik ikje. Ai është zgjedhur për të drejtuar komunitetin”.

Avokati fajëson hipotekën për tjetërsimin e tokave dhe ato punonjës të Bashkisë që kanë firmosur.

“Bashkia nuk prodhon tapi me ligjin e vjetër, me ligjin e ri po. Akuza ishte për rastin  e tapive dhe regjistrit kadastrial që kanë qenë më parë dhe nuk i ka në kompetencë pushteti vendor por Zyra e Regjistrimit të Pronave dhe Pasurive. Edhe veprimet e punonjësve të bashkisë janë  individuale dhe përgjegjësia ështtë po individuale. Nuk mban përgjegjësi Fran Frrokaj  për të tjerët.” – thotë ai.

Avokati komenton edhe darkën e kryebashkiakut me kryeministrin Rama të përmendur nga PD.

“Tani të shkojë kryeministri në Lezhë, të zhvillojë një mbledhje qeverie, ta ftojë kryetarin e bashkisë dhe ai të mos shkojë kjo nuk është normale. Për mua si kryeministër që e ftoi dhe kryetari i bashkisë që pranoi ftesën, kanë treguar vlerë qytetare duke respektuar institucionet . Unë kam qenë vetë i pranishëm në atë darkë. Ishte në një lokal dhe unë isha ulur në tavolinën e drejtësisë që quhej, pra me juristë. Sepse kishte disa tavolina: një ishte e arsimit, një tjetër e bujqësisë dhe me radhë. Diksutimet ishin normale, se ç’mund të bëhej për Lezhën se çfarë mund të bëhet më mirë” – tha ai.

I pyetur nëse kjo darkë mund të kishte lidhje me arrestimin, ai u përgjigj “Nuk ka lidhje. Mos ta politizojmë rastin.” 

s.a/dita

 

 

March 20, 2018 09:54
Komento

3 Komente

  1. Adih March 20, 14:10

    Ore AV .i plepave nuk i hyn ne pune drejtesise ,me ke e hengri darken Frokaj ,me Ramen apo me salen .Dhe na tregon qytetarine ne ketu . Siste vjen turp ,o avukat .Si peshqit e medhenj dhe ky kryetari i bashkise ,jane kapur gafil,te pa pregatitur ,per ju te gjithe , u be deti kos dhe u derdh vai nlakna .Tani pergjigjuni drejtesise .Eshte shkelur kushtetuta ne menyren me brutale gjate gjithe keyre 27 viteve per ceshtjen pronave .Kane fituar dhe te ndihmuar te jashte ligjshmit nga pushteti dhe jane terhequr zvarre pronaret . Pse keshtu me finte enveriste do te inkuadrohemi ne ne BE.? Pse keshtu do behet dhe do vazhdoje , reforma ne drejtesi dhe vettingu ?

    Reply to this comment
  2. Kris 1 March 20, 14:39

    Darka nuk ishte e gabuar.Tepsine do ta hame me miqte tane.Neqoftese ne tepsi nuk ka ushqim te mjaftueshem eshte faji jone.Nuk i kemi thene guzhinjerit popull se kemi tavoline drejtesie dhe tavoline pangopsie.

    Reply to this comment
  3. kasem gahinji March 20, 14:53

    nuk ka faj avokati.ai me ate pune rron,pra behet pale me krimin duke bere avokatin mbrojtes.eshte detyra e tij te gjeje boshlleqet dhe dobesite e punes se prokuroreve dhe gjyqtareve dhe ti perdore ne interes te ceshtjes se tij problemi i lezhes eshte te figura e karakteri,te aftesia profesionale e gjyqtarit dhe prokurorit.pshrimerret ne pune njee denuar per keto fallsifikime dhe tjetersime.kush e morri?pse e morri pikerisht kete?cinteres i lidh?a kane punuar bashke ne komune?dhetani bashke e bashki?prokurori dhe gjukatesi kishin dijeni per telefonaten e bere nga zonja hajdute ne shtepi per fshehjen e dy dosjeve?pse peto dosje ne shtepi?a perben kjo nje prove per rezikun e prishjes se proves?atehere si justifikohet lehtesimi i mases?etj,etj.ceshtja eshte shume serioze ,jo per pergjegjeine e avokatit,por te gjukatesit dhe prokurorit.ata duhet te largohen nga ceshtje dhete konkludohet me analize pergjegjeie:-eshte paaftesi?eshte frike nga nje presioni jashtem?eshte bashkepunim?(njera dore lan tjetren,te dya laje fytyren)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*