Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash, Prokuroria “zbarkon” në KPK

March 27, 2018 21:20

Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash, Prokuroria “zbarkon” në KPK

 

Prokuroria e Durrësit po zhvillon në sekret të plotë hetimin ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Ndonëse çështja është regjistruar zyrtarisht, nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka rezultuar deri më tani nga hetimi.

Megjithatë, burime për News24 pohuan se Prokuroria 10 ditë më parë i është drejtuar me shkresë zyrtare Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një prej organeve kryesore të Vettingut, duke kërkuar t’i vihet në dispozicion dosja e subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.

Të njëjtat burime konfirmojnë se dosja i është kërkuar trupës që kishte nën hetim administrativ ish-prokurorin e Përgjithshëm, e cila u detyrua të ndërpresë procesin e Vettingut, pasi Llalla hoqi dorë nga e drejta për t’u emëruar gjykatës në Apel, duke dalë përfundimisht nga radhët e sistemit të drejtësisë.

Burimet saktësojnë se materiali voluminoz iu vu në dispozicion prokurorisë, në kuadër të hetimi penal që po zhvillohet.

Në dosjen e KPK ndodhen të gjitha deklaratat e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, si dhe të dhëna të tjera që priten t’i shërbejnë hetimit të çelur.

Burimet janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje mbi mënyrën sesi Adriatik Llalla ka shkelur ligjin dhe ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, apo ndonjë vepër tjetër penale.

Për momentin, ajo që dihet është se prokuroria ka në duar dokumentet e sekuestruara në disa institucione, si KPK, ILDKPI, drejtoria e Pastrimit të Parave, zyrat noteriale dhe bankat e nivelit të dytë.

a.s/dita

March 27, 2018 21:20
Komento

3 Komente

  1. intelektuali March 27, 21:58

    MATERIALI VOLUMINIZ PER NJE ULLISHTE TE SHITUR ME ALLISH-VERISHE?

    Po Presidenti amerikan qe e ka gjithe pasurine e tij nga allish-verishet e shitjeve dhe te blerjeve dhe i ka shpetuar tatimoreve me finte rufjanesh?

    PO EDI RAMA ME VILAT E TIJ FAMOZE NE SURREL TE NDERTUARA ME MATERIALE TE VORFNA?

    Ma vampiret e tij Alket Huseni dhe Saje Qorri, qe perpara se katunaret dru me pre ta zgjidhnin si BOS deklaronte vetem 3000 euro te ardhura personale ne vit?

    PO LIKE FLORIRI QE KA VILEN NE LALZ ME 5 WC PER QENTE DHE 5 WC PER MACET?

    Qe ka qitur gruan e tij Monika Kryemadhin te propagandoje ndershmeri si Madre Tereza me nje cinizem te papare?

    Po pse per nje llaf goje per BANKERS PETROLEUM po e burgosin gjynahqarin Adriatik Llalla dhe po e fryjne me pompe nga “cironke” qe te duket si “peshku i madh?

    PO PSE KESHTU DO TA BEJE VETTINGUN E TIJ HAKMARRES AMBASADORI LU”

    Reply to this comment
    • Rexha March 28, 11:59

      Ti intelektual i leshit, duhet te jesh vete Tik Leshi, sepse me shume vemendje ke postuar te njejtin shkrim ne cdo portal. Duket se te djeg suma dhe te intereson nje propagande ndryshe. Nejse, je i vetem o derdimen, nuk ta var njeri!!!

      Reply to this comment
      • intelektuali March 28, 18:18

        Po te ishte intelektuali Kryeprokuror do te kishte prangosur mafiozin Edi Rama me akuze krejt transparente per publikun si

        KUSAR I FONDEVE PUBLIKE

        ne te gjitha fushat e jetes dhe ekonomise dhe do te kerkonte hapjen e llogarive bankare kudo ne Bote llogari personale dhe te sesksereve te familjes se tij

        Pas tij intelektuali si Kryeprokuror do te nxirrte para Drejtesise Sali Berishen dhe familjen e tij kriminale duke bere publike dosjet e tij qe nuk e beri asnjehere Adriatk Llalla gjate mandateve te tij

        Pas Sali Berishes radha do t’i vinte Like Floririt pasi ka shume gjera per te treguar dhe pas Likes do t’i sulesha si qen kufiri te gjithe VEMJEMEVE qe la pas Enveri me Nexhmijen qe nga Sajme Qorri e deri tek Fullan Kusari me nje ushtri hajdutesh dhe sigurimsash nga pas

        E SHIKON QE INTELEKTUALI NUK ESHTE DALLKAUKU QE I SHERBEU EDVINIT SI QEN BESNIK, ADRIATIK LLALLA?

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*