Llalla rishfaqet pas një viti, filmohet në një hotel në kryeqytet (Video)

December 14, 2018 21:06

Llalla rishfaqet pas një viti, filmohet në një hotel në kryeqytet (Video)

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është parë në një prej hoteleve të kryeqytetit teksa shfaqet nën shoqërinë e dy grave dhe një burri i cili largohet i pari nga tavolina.

Këto pamje të fiksuara nga Report tv, i japin fund hamendësive për vendndodhjen e Adriatik Llallës për të cilin ka pasur disa raportime mediatike, se ai ndodhej në Turqi apo dhe Gjermani.

Dëshmitarë okular në këtë hotel thanë për burimet, se ish-Kryeprokurori dukej i relaksuar, madje nuk kanë munguar batutat me personat në tavolinë. Gjithashtu u tha se teksa Adriatik Llalla qëndroi për më shumë se 30 minuta në lobin e këtij hoteli, gjatë të gjithë kohës dy bodigardë qëndronin tek dera duke e vëzhguar në mënyrë konstante.

Ish kreu i akuzës shqiptare Adriatik Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. ‘

Menjëherë pasi Llalla doli nga sistemi drejtësisë shqiptare ai u shpërngul me familjen në Gjermani. Prokuroria shqiptare kërkon informacione nga drejtësia gjermane për ish-kryeprokurorin lidhur me hyrje-daljet e Llallës në Gjermani, dhe nëse Llalla ka pasuri në shtetin gjerman.

Informacionet për Llallën kërkohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mos deklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.  Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

l.h/ dita

December 14, 2018 21:06
Komento

8 Komente

  1. Llalla e thartuar December 14, 22:20

    Ky duket si tip idioti.
    Pse te mos duket i relaksuar ,pare ka pasuri te pa tundeshme familjen te sigurt ne Gjermani dhe mbi te gjitha si te gjithe hajduteve te tjere ne kete vend nuk do i ndodh asgje e keqe.
    Kur nuk denohen shefat e tij qe kane vrare ketij qe i ka mbrojt nuk i ndodh gje.

    Reply to this comment
  2. ta theme dhe une nje llaf December 14, 22:29

    PO ka frike nga SPAK-u Adriatiku apo deri atehere do kerkoje azil si Groevski?

    Reply to this comment
  3. stefan cole vlora December 15, 04:37

    Po rojet me c’fare i paguan? Me kursimet e rroges? Apo me leket e djathit te dhise se Gramshit?
    Kur do vi dita te rrezohen e te burgosen keto qelbesira injorante? Vetem burgun meritojne keto krijesa gjysem njeri gjysem derr

    Reply to this comment
  4. fteri December 15, 06:18

    Kapeni qenin lidheni ,prangoseni ,plaseni në burg ,se tani nuk e shpëton më as Saliu ,as LULUSH-BIBILUSHI . Por ka mundësi Munika me qizme me Ilir Floririn ti dalin përzot ose strehohet në ndonjë vilë të Fullanit .

    Reply to this comment
  5. POPULLI KATUNAR December 15, 09:13

    Ka ardhur qe te mbaroje shkollen e mesme?!!!!

    Reply to this comment
  6. PD December 15, 09:20

    AS E RRUHAN FAREEEEEEE PO FAREEEEEEE…..!!!!!!!!!!!!!???????????????

    Reply to this comment
  7. Kris 1 December 15, 15:11

    Do te mbaje fjalen pershendetese per suksesin e reformes ne drejtesi

    Reply to this comment
  8. Dodona mbi Tomorr December 15, 18:38

    Ka akoma mrojtjen e Sali Berishes dhe ka ardhur ne “besen”e tij sipas “Kanunit:qe eshte “kushtetuta “e Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*