Aeroporti i Kukësit, prej 9 vitesh në pritje të avionëve për pasagjerët

April 2, 2016 20:24

Aeroporti i Kukësit, prej 9 vitesh në pritje të avionëve për pasagjerët

Pista e aeroportit të Kukësit ka një gjatësi totale prej 1.950 metrash. Edhe pse punimet kanë përfunduar që në vitin 2005 dhe në vitin 2007 ai është çertifikuar për të kryer flutirime, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot.

Por marrëveshja e arritur për heqjen e ekskluzivitetit të Aeroportit Nënë Tereza, tashmë ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve këtë aeroport.

I pozicionuar 137 km nga aeroporti i Rinasit dhe 120 km nga ai i Prishtinës, ky kompleks synon të shfrytëzojë më së miri pozicionin e tij gjeografik, për të tërhequr pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.

Aeroporti, që mban emrin Zayed Bin Sultan dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 66 hektarë, është një donacion i Emiratave të Bashkuara Arabe dhe në projekt është parashikuar që të presë deri në 1 milion pasagjerë në vit.

Të vetmit persona që qëndrojnë përreth aeroportit janë punonjësit e sigurisë. Madje edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me këtë kompleks ka vetëm një lokal, edhe ai i mbyllur.

Por lajmi për nisjen nga puna duket se do të ndryshojë panoramën. I njohur si qarku më i varfër në Shqipëri, Kukësi tashmë sheh një dritë në fund të tunelit.

“Ka të mira, sidomos zhvillimin, se edhe Kosova është afër”, thotë një banor i zonës.

“Ky aeroport do të sjellë një sërë vendesh pune sa i përket rrjetit të hotelerisë, ndërsa ka rritur automatikisht vlerën e zonës dhe tokave”, thotë një tjetër.

Pas më shumë se 10 vitesh, gjithçka duket se është gati. Pista që ende nuk ka shenja të gomave të avioneve, kulla e komandimit, terminali i pasagjerëve dhe të gjitha strukturat e tjera që i nevojiten një aeroporti. Por mungojnë vetëm pasagjerët. /TCH

kuksi-aeroport-620x413-620x358 aeroporti 1459510564kukesiaerorti

April 2, 2016 20:24
Komento

3 Komente

  1. Alban33 April 2, 21:38

    Shteti me funderrine ne bote. Si mundet nje aeroport ne Shqiperi te maje nje emer Arab thjeshte se ky paska finacuar ndertimin e tij? O ju dhjefsha mu ne politikane dhe mu ne shoqeri civile qe lejoni te tilla muterira te ndodhin ne nje vend Europian dhe shtet te pamvarur.

    Reply to this comment
  2. Atentatori April 3, 01:34

    Zayed Bin Sultan shumë emër i bukur! ZBS edhe kodi është i lirë!

    Reply to this comment
  3. Lloji April 3, 12:19

    Ceshte ky emer aeroporti more ndyresira?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*