Rinasi, drejt kinezëve

April 16, 2016 19:52

Rinasi, drejt kinezëve

Konçensioni i Rinasit i është shitur për rreth 90 mln dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”. TCh raporton se është firmosur shitja e aeroportit mes kompanisë kineze dhe konçensionarit TIA.

“Everbright Global Airport and Investment Fund” është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane.

Në një intervistë për “Hong Kong Economic Journal”, drejtori ekzekutiv i “China Everbright” pati deklaruar se objektiv i kompanisë është të zhvillojë në to pjesën logjistike të transportit ajror të mallrave.

Ndërsa vetë drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez kur pranoi interesimin kinez, tha se shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit.

Megjithatë, zyrtarisht TIA thotë se negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza. Në rast se përmbyllen me sukses të gjitha këto faza, lajmi do të bëhet i ditur publikisht pas këtij momenti.

 

April 16, 2016 19:52
Komento

4 Komente

  1. Alb-Germani April 16, 20:06

    Kinezet e spostuan Gjermanin e Merkelit.Kjo tregon rrenjen e sistemit te kapitalit te pangopur.
    Shpresojm qi kinezet te tregohen ma human.

    Reply to this comment
    • Talenti April 16, 22:27

      Sa me pak euro te shitet Rinasi,aq me shume euro jane futur ne llogarite e boseve te shtetit shqiptar!
      Shuma 90 milion euro mund te nxirren si fitim nga Rinasi brenda 1 viti!
      Keshtu u be edhe me shitjen badiava te 4 hidrocentraleve dhe te Kompanise se Lotarise Kombetare!
      Kur fle Prokuroria cdo gje mund te ndodhe!

      Reply to this comment
  2. E po kjo pune! April 16, 20:50

    te befsha topin mu ne politike qe te huajt shesin e blejne gjerat strategjike ne vend. E kujt, kinezit qe me SHBA kane vetem perplasje. Po me mire ta blinte vete qeveria shqiptare dhe t’ja jepte me pas amerikanit se dreqi e di cfare bejne kinezet, pastaj eshte diktature medemek Kina, parate e sklleverve dhe disidenteve po perdoren per te blere objekte strategjike edhe tek ne. Hajde ju politikanet na beni ndonje tjeter leksion per demokracine dhe shtetin ligjor dhe transparencen dhe te drejtat e njeriut e pallavra te tjera. Ju keni te gjithe nje perendi – lekun, pavaresisht sa i piste eshte.

    Reply to this comment
  3. ami April 17, 08:23

    Urime qeverise Ervinlindase per kete hap te guximshem duke futur investitorin me te madh sot!Se shpejti Kinezet do te kerkojne portet e Duresit e Vlores e pasketaj ne do te shesim stema si fqinjet tane ne Greqi!Kush me thote qe ku eshte futur Kinezi i Madh e ka patur stabilitet politik dhe ku eshte futur kinezi i Vogel e s’kane falimentuar ekonomite!Perpara drejt fitorjveve te reja zoto “lapustil”.Do behemi Hong kong i Europes e pas ketaj do te na kene zili te gjithe vendet Afrikane.Uroj qe krahas mesimit te fese Kristine,katolike,muslimane kryeministri “lapustil” te parashikoje edhe Budizmin,Taoizmin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*