Aeroporti i Vlorës, një dështim që i kushtoi shtetit 20 mln lekë

April 25, 2019 09:10

Aeroporti i Vlorës, një dështim që i kushtoi shtetit 20 mln lekë

Dështimi i negociatave me 3 kompanitë turke, që shprehën interes për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë i kushtuan shtetit shqiptar rreth 20 mln lekë.

Zyrtarisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se tashmë nuk do të ketë një marrëveshje me konsorciumin  e kompanive “Çengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”.

Ndërkohë që sipas një vendimi qeverie të miratuar në datën 21 mars të vitit të kaluar përcaktohet se për këshillimin ligjor, financiar dhe teknik gjatë negociatave do të kontraktohej një kompani, ndërsa fondi limit i vënë në dispozicion ishte pikërisht 20 mln lekë pa TVSH, shkruan scan tv.

Ky vendim autorizonte ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, që në atë kohë ishte Damian Gjiknuri, për ngritjen e një komisioni të përbërë nga 3 vetë, për të kryer procedurën e përzgjedhjes së kompanisë së konsulencës.

Nga ana tjetër, në VKM përcaktohej qartë që në rast se negociatat me shoqëritë turke do rezultonin të suksesshme, duke u finalizuar me nënshkrimin e një kontrate atëherë shpenzimet e konsulencës do të paguheshin prej tyre.

Por, në rast të kundërt këto shpenzime do të duhet të përballohen nga buxheti i shtetit.

o.j/dita

April 25, 2019 09:10
Komento

6 Komente

  1. xxx April 25, 09:52

    Edhe sikur te ndertohet ku aeroport do kete fatin e atij te Kuksit, pse behen shpenzime pa afektivitet, eshte paaftesi e madhe e qeverise, duan te tregojne se po punojne, por po bejne shpenzime te kota.

    Reply to this comment
  2. ministri i pazareve April 25, 10:20

    Te gjitha projektet e Gjiknurit kane deshtuar.
    Ai bashke me keshilltaret e tij , sot duhet te ishin ne burg, pasi te gjitha projektet dhe ofertat qe jane paraqitur nga kompani te huaja prestigjioze, i jane shitur zagareve te Gjiknurit

    Reply to this comment
    • mirel April 25, 14:46

      Nuk jane projekte per ndertim, por projekte per vjedhje.
      Per cfare u duhet nje komision qe te perzgjedhi kompani konsulence.
      Dhe paska bisedime te kushtueshme, por jo te kuptueshme..
      Maskarenj te papare. Vetem populli vazhdon dhe rri si buf kur Ramuti e Gjiknuri jua heqin buken nga goja dhe i bejne para per qef te tyre.

      Reply to this comment
  3. Lili April 25, 13:01

    Jo jo nuk kane deshtuar: pikerisht deshtimi ishte qillimi se perndryshe gjiknuri nuk do kishte fituar ato milliona kot , pa bere asgje! Shikoni mos i takojne atij Guruse infian keto kompania se tenderi kot ishte sikur projekti…
    Jane mjeshter me vjedhe me marifete e me kishe ligj keta me tendera !

    Reply to this comment
  4. POPULLI April 25, 16:51

    mos jane si projekti ferizajt…????????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim