Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri zbulon ofertën: Do konkurojë Rinasin

January 23, 2018 10:49

Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri zbulon ofertën: Do konkurojë Rinasin

Mbi 90 milionë euro do të investohen në aeroportin e ri të Vlorës, i cili do të jetë shumë më modern se Aeroporti “Nënë Tereza”. Këtë shifër e bëri publike Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një intervistë në Tonight Ilva Tare, teksa tha se shteti do të marrë disa risqe për t’i garantuar fitimet kompanisë. Gjiknuri foli dhe për rrugët e reja që do të ndërtohen ku veçoi aksin Rrogozhinë-Kashar i cili do të jetë me pagesë.

Vlora është një ofertë shumë serioze, është një investim mbi 90 e ca milionë euro. Është një aeroport shumë më modern sesa Rinasi. Një aeroport që do të sigurojë akses dhe për kargon dhe pasagjerët. Çfarë garanci do japë shteti apo risqet janë gjëra…Shteti do marrë ato risqe që do të mendohen të pranueshme, të mitigueshme. Mund të jenë në formën qoftë dhe të një minimumi trafiku të garantuar për një periudhë afatshkurtër apo forma të tjera. Kjo kontratë do të jetë ndër më të mirat. Qeveria të mërkurën do të kalojë projektligjin e veçantë që do të miratohet në Kuvend dhe brenda një periudhe te shkurtër do të fillojnë negociata intesive edhe me ekspertizë të huaj. Në fund do të kemi një kontratë transparentë dhe me leverdi me vendin”, tha Gjiknuri.

Duke nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të konkurojë atë të Rinasit, Gjiknuri është besimplotë se brenda gjysmës së parë të këtij viti do të finalizohet kontrata.

Oferta që ka ardhur për aeroportin e Vlorës është shumë serioze nga një konsorcium i kompanive më të mëdha turke, nga kompanitë më të mëdha në botë. Këto kompani sot po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh i botës. Është një ofertë që është terësisht me investim privat, shteti merr vetëm garancitë minimale dhe kjo ofertë po studiohet, do të negociohet. Patjetër që ka nevojë për përmirësim por është një proces që do të vijojë me grupet e punës të ngritur me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Transporteve dhe shumë shpejt do të dalë me konkluzione. Jam i bindur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti ne do të kemi një kontratë në fuqi dhe fatmirësisht Shqipëria do të bëhet me një aeroport të dytë ndërkombëtar, jo vetëm turistik, një aeroport që do të jetë konkures me Rinasin”, tha ministri.

Për sa i përket rrugëve të reja, Gjiknuri tha se këtë vit nis aksi Thumanë-Vorë dhe autostrada Kashar-Rrogozhinë që do të jetë me pagesë.

Ministri Gjiknuri pohoi se ka nisur studimi i fizibilitetit për të ndërtuar gjithashtu një aeroport turistik në qytetin e Sarandës.

January 23, 2018 10:49
Komento

4 Komente

  1. KOZi January 23, 12:20

    Rinasin nuk ka problem se e konkuron ! Amani ore se mos konkuroje edhe Kukesin !!!….tung

    Reply to this comment
    • bela January 23, 15:58

      ça ke ‘re Kozi, pse nuk te pelqen? apo e do aeroportin ne Ushnje ti ee?

      Reply to this comment
      • mirel January 23, 19:06

        Po ja duhet dhe nje ne Lushnje o Bela. Cfare te keqe ka? Keshtu si e ka sene Ramuti duhet nga nje aeroport per cdo qytet.

        Reply to this comment
        • Laura January 24, 16:06

          Pse o mirel kaka cte keqe ka qe Shqiperia te kete me shume se nje aeroport. Apo cdo gje e mire te vret syte o kokedru.

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*