Aeroporti i Vlorës, më i lirë dhe më i madh sesa Rinasi

January 26, 2018 15:41

Aeroporti i Vlorës, më i lirë dhe më i madh sesa Rinasi

 

Çmimet e biletave në Aeroportin e Vlorës do të jenë më të ulëta se në Rinas.

Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që përcakton procedurën e negociatave me kompanitë turke për ndërtimin e aeroportit.

Në relacioni shoqërues të projekligjit zbulohet se shoqëritë turke kanë propozuar tarifa më të lira fluturime nga ato që janë aktualisht.

“Nga një shqyrtim paraprak i propozimit të shoqërive konstatohet se tarifat që propozohen të aplikohen në këtë aeroport do të jenë më të lira se ato që aplikohen nga TIA (Aeroporti i Tiranës)“, thuhet në raport.

Sipas relacionit, struktura e saktë e tarifave do të përcaktohen në diskutimet e mëtejshme mes konsorciumit turk dhe komisionit ndërinstitucional të negocimit mes ministrisë së infrastrukturës dhe asaj të energjisë.

Qeveria thotë se qëllimi kryesor i negociatave do të jetë nënshkrimi i një kontrate që ka ndikim minimal në buxhetin e shtetit.

Sipas projektit paraprak, tre kompanitë turke do të investojnë 100 milionë euro për ndërtimin e aeroportit.

Në këmbim ato do të kenë menaxhimin e tij për një periudhë disavjeçare dhe një fitim dysheme të garantuar, i cili nëse nuk arrihet nga të ardhurat e fluturimeve do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Sipas relacionit të projektligjit, qeveria parashikon që përmes aeroportit të Vlorës të transportohen 80 për qind e turistëve ndërkombëtarë, që vijnë për pushime në jugun e Shqipërisë, çka do ta bënte atë një aeroport më të madh edhe sa Rinasi.

January 26, 2018 15:41
Komento

6 Komente

  1. drejtesia po vjen January 26, 20:14

    Ky eshte nje sherbim i madh sidomos per emigrantet, pa ketu shkruajne e flasin si u vjen per mbare.

    Reply to this comment
    • mirel January 26, 22:56

      ik mer plere e Ramutit dhe Arben Ahmetes.
      kush do fluturoje per Vlore?
      Ky eshte mashtrimi i rradhes i qeverise dhe vjedhje e hapur nga buxheti i shtetit.
      Shqiptaret do paguajne kompanine turke nga buxheti i shtetit nese nuk ka fitime.
      E harruat Lulin shpejt me milonat.
      Qelbesira hajdute.

      Reply to this comment
  2. Kaones January 27, 17:37

    Botojeni komentin:
    Aeroporti i Vlores eshte brenda rrezes se aeroportit te Rinasit. Sipas atandarteve duhen 100 km distance qe te ndertosh nje aeroport te ri. Ndryshe ka konflikt trafiku.. Rinasi mund te hedhe qeverine ne gjyq dhe paret i paguajne shqiptaret.. e dyta. Aeroporti i vlores do minimumi 6 vjet te ndertohet dhe te hyje ne funksion koncesioni i rinasit ka edhe 12 vjet.. pra i bie edhe 6 vjet konkirence. Kategoria qe udheton regullisht eshte ne zonen rreth tiranes. Administrate, te , huaj, biznesmene dhe rrefugjate apo familjet e tyre. Do te thote qe asnje nga keto kategori nuk shkon 100 km larg per te udhetuar. Nese flasim per biletat , aeroporti nuk ka taksa. Taksa ka vetem shteti. Hapni thjesht internetin beni nje llogaritje dhe do tju dale se vetem 6% e cmimit eshte tarife aeroporti , kur taksat e shtetit jane 30-40% e biletes.. ne mal te zi edhe ne maqedoni biletat i subvencionon shteti jo si tek ne qe u merr edhe taksa dyfish. Mbi te gjitha aeroporti nuk shet bileta. Eshte kompania ajrore… mos u beni sylesh…. bileten e pret kompania ajrore jo aeroporti…. sa thjeshte manipulohemi.

    Reply to this comment
  3. Stela January 28, 23:41

    Po e ndertojne anadollaket pak kompani europiane ka Ky akoma vazhdo me turqit dhe callmat ne vend te kulles se kontrollit do fusin ndonje minare rrofte albanistani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*