Me PPP apo me kredi? Diferenca është plot… 37 milionë euro!

December 27, 2019 08:45

Me PPP apo me kredi? Diferenca është plot… 37 milionë euro!

Qeveria shqiptare ka hapur së fundmi tenderin për dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA).

Sipas udhëzimit, që qeveria ka nxjerrë për ofertuesit potencialë lidhur me Aeroportin e Vlorës, ai parashikohet të ketë një kosto rreth 87 milionë euro.

Por, qeveria merr përsipër, për shkak të riskut të lartë të këtij projekti, që të garantojë të ardhurat e koncesionarit. Sipas projektit, të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Qeveria do garantojë 138 milionë euro të ardhura për 10 vjet për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës

Monitor ka bërë një krahasim të thjeshtë se sa do të kushtonte aeroporti, nëse qeveria do të merrte kredi për ta ndërtuar atë. Për një kosto prej 87 milionë euro dhe me një kredi për 10 vjet për një interes prej 3% (nëse qeveria del sot në tregje mund të marrë një hua me këtë shumë), totali që do të paguante për 10 vjet do të ishte rreth 101 milionë euro, me interesat totale që arrijnë në rreth 14 milionë euro. Kjo shumë në total është 37 milionë euro më e ulët se pagesa që i garantohet koncesionarit.

Por, ndërkohë, biznesi i koncesionarit është i sigurt. Garancia e qeverisë e mbulon të plotë koston e financimit me 100% borxh si dhe shpenzimet e operimit për 37 milionë euro të tjera për 10 vjet.

Praktika e koncesioneve PPP vitet e fundit ka qenë e tillë që koncesionari nuk ka marrë përsipër asnjë risk, që e ka mbajtur të gjithë shteti dhe pagesat janë të garantuara nga buxheti (për shumë koncesione të tjera si në shëndetësi, apo djegien e plehërave paguhet edhe për shërbime që nuk kryhen fare, ose përllogaritjet bëhen gabim dhe kostot rriten gjatë rrugës). Kjo është e ndryshme nga filozofia e përdorimit të PPP-ve, që teorikisht shteti i bën kur nuk ka para, projekti rezulton me kosto më të lirë se në rast se do ta bënte dhe një pjesë e riskut mbahet nga investitori.

Financat janë të prirura të përdorin këto forma koncesioni edhe për faktin se nuk i raportojnë shumat totale të projekteve koncesionare në borxhin total publik, por vetëm pagesat e vitit korent, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka kërkuar që ato të llogariten në vlerën e borxhit, pasi janë pagesa që shteti ka premtuar t’i bëjë në të ardhmen.

Argumentimi i garantimit të të ardhurave

Në dokumentet e tenderit, thuhet se skenarët që merren në analizë tregojnë për risqe të larta çka e bën përfshirjen e garancisë si një instrument. Referuar të ardhurave totale të parashikuara në skenarët e studimit vënë në dispozicion te “Komisionit, shprehemi se ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulët kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë, pra të ardhurat e munguara midis nivelit faktik dhe atij të parashikuar në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit “thuhet në dokument.

Projekti

Referuar dokumenteve mësohet se punimet parashikohen që të zgjasin të paktën 3 vite dhe viti i katërt do t’i shërbeje koncesionarit për të bërë testimet e nevojshme dhe për të marrë certifikimet. Kjo do të thotë që nëse gjithçka ecën siç duhet dhe në 31 maj 2020 nisin punimet për ndërtimin, nga Vlora fluturimi i parë zyrtar do të bëhet në vitin 2024.

o.j/dita

December 27, 2019 08:45
Komento

12 Komente

  1. Arben December 27, 10:08

    Para me fajde

    Reply to this comment
    • Cdo investues ka fitimin ne mes dhe jo vetem kthimin e parave qe investoj dhe perqindjen e borxhit! December 27, 19:15

      Keta te Monitor me nje makine llogaritese na paskan bere llogarite e nje aeroporti kompleks. Keta harrojne se aeroporti nuk eshte vetem kosto por ka eshe blerjen e tokes dhe financimin e pronarit te tokes dhe shume e shume te tjera qe keta ose nuk duan ti llogarisin ose nuk marrin vesh nga keto pune. Kush eshte ai financues qe do te futet ne nje koncesion qe te marre vetem vleren e financimit me 3% perqindje borxhi. Financuesit kerkojne fitim nga investimi dhe jo vetem te marrin parate e investuara me perqindjen. A jeni ne metro ore llogaritare!?

      Reply to this comment
      • Arben December 28, 06:40

        Zoteri ti a i investon parate prape me firmat piramidale??!!!

        Ate po ben edroga me parate e mia dhe te tuat

        Reply to this comment
  2. Turizem December 27, 10:28

    Kjo eshte nje menyre e njohur dhe e duhur per te terhequr investitorin. E rendesishme eshte qe te fillojne dhe te perfundojne punimet nga nje kompani e njohur nderkombetarisht. Per te eliminuar zvarritjen e procedurave , e mira do te ishte qe marreveshja te behet direkt nga vet zyra e kryeministrit.
    Dhe sa me shpejt , te hapen procedurat per tunelin e Llogarase, qe eshte nje ndihmese e madhe per turizmin

    Reply to this comment
  3. Ladi December 27, 10:48

    Ore quaje si te duash, nese nuk ka interes nuk te vjen njeri te te beje aeroport. Do i falesh, do i lutesh do i japesh ca ti doje trapi biznesit qe te investoje leket e veta e te beje aeroportin.

    Ne na genjen mendja se jemi 50 milione banore qe shpenzojme sa gjermania e thua ti se do fluturojne 20 milione ne vit tek aeroporti i vlores… po ca lesh aman!!!
    Kur je shtet i varfer nje mut do besh, ja do i lusesh bythen te gjitheve me italian, turq grek gjerman… me borxhe do e shtyjme breza te tere.

    Reply to this comment
    • mirel December 27, 16:27

      Po pse o Ladi kujt ju duhet aeroporti i Vlores kaq shume sa ti lutesh biznesit.
      Dhe dhi e zgjebosur, dhe bishtin perpjete.
      Vlora ngec e gjitha ne Skele, keta duan Aroplan.
      Keta tallen me njerezit dhe marrin leket.
      Varferia ne maje, do paguajne dhe per Aroplanet e Ramutit

      Reply to this comment
      • Ju njerez qe komentoni nuk ju lene inatet per Ramen te shikoni qartazi December 27, 19:24

        Po pse flet si e ema e Zeqos ore mirel? Si ore kujt i duhet aeroporti i Vlores! Kjo do te rrisi ardhjen e turisteve dhe miliona ose miliarda do te futen ne Shqiperi me turistet e huaj. Jo vetem ne Vlore, por vendi ka nevoje per aeroport ne Shkoder ne menyre qe edhe ajo te lidhet me boten. Aeroportet sherbejne jo vetem per levizjen e njerezve por edhe te mallrave. Me avione mund te transportohen edhe perime, fruta, vaj, portokalle, mandarina, peshq, posta e shume produkte te tjera. Po Greqia vetem me turizem jeton ore njerez. Njerezitv preferojne qe te vijne direkt ne plazhet e jugut te Shqiperise dhe aty te marrin nje makine me qira dhe nje shtepi apo dhome ne hotel dhe te relaksohen nga streset e nje viti pune. Dynden me miliona ne Itali dhe Spanje deri sa ata nuk i duan me. Po pse te mos vine edhe ne Shqiperi qe te rrisin vendet e punes per njerezit. Ne 10-15 vjet do te shikojme se cdo te ndodhe. Shpresojn qe edhe ne Shkoder te ngrihet nje aeroport dhe e gjithe Shqiperia te jete e lidhur me linja ajrore. Duhen ndertuar edhe linjat hekurudhore te shpejta per transportin e njerezve dhe te mallrave. Duhen edhe porte te fuqishme. Serbia, Kosova e Maqedonia qe nuk kane dalje ne det ju duhen aeroporte e porte te fuqishme ne Shqiperi qe te bejne tregeti dhe te levizin njerezit me shpejtesi. Dhe ku tjeter vecse ne Shqiperi.

        Reply to this comment
      • Arben December 28, 06:42

        Psikopatise edroga I duhet.

        Te ishte lule ky projekt, do kishim pare

        bukurine. Eshte ferr me gjemba ku

        edroga po hedh parate tona.

        Reply to this comment
  4. PS-PD-LSI komunistat e vjeter December 27, 11:54

    si alpetroli ne ballsh qe nuk deklaron ndonjeher fitime vetem humje por ben xiro miljonash por del me humbje shtet kurvash si majtas e djathtas nje drejtim kan pasur si pijaneci Fatos nano qe shurroste veten ne pantallona deri te sali serbi vetem qysh te vjedhim me shum biletat me te shtrenjta ne evrop dhurat nga Zoti fatos shurraqi dhe sali serbi per shqiptaret

    Reply to this comment
  5. Ganiu December 27, 14:35

    Edhe qeveria di ti bej keto llogari, por krraba i terheq nga ryshfeti

    Reply to this comment
  6. mirel December 27, 16:30

    Qeveria 80 milion euro ja jep sportelistit te Unazes, dhe 15 milion ja fal Bashes, 500 milion i shpenzon per asfaltimet, si ka mundesi qe nuk ka 80 per Aeroportin.
    Tallin bythen me njerezit hapur fare.
    Po vazhdoni festat deri ne gjemen tjeter, se me Termetin nuk shembet koka debile e shqiptarit. Duan tjeter lloj termeti

    Reply to this comment
  7. prizem December 27, 18:00

    Llogarite behen pak me ndryshe.
    Ne rastin e PPP, ai qe e nderton edhe e miremban, operon, menaxhon, paguan rrogat, tatimet, pagesat qe rrjedhin nga aktiviteti….kurse ne rastin e ndertimit me hua, te gjitha pagesat e mesiperme jane ekstra dhe paguhen nga shteti (qe dihet se nuk eshte menaxhuesi me i mire ne ekonomone e tregut).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim