Afirmimi i doktrinave nacionale Megali Idea dhe Nacertania në Ballkan

October 3, 2019 13:40

Afirmimi i doktrinave nacionale Megali Idea dhe Nacertania në Ballkan

Ervin Kamberi

Shekulli i viteve XIX ishte njëri nga shekujt me zhvillime të mëdha jo vetëm tek shqiptarët dhe gadishulli ballkanik, por dhe në zhvillimet evropiane, pasi shumë nga zhvillimet evropiane, veçmas të shteteve që përbënin dhe Fuqitë e Mëdha, diplomacia dhe gjeopolitika evropiane ndodhej para rënies së Perandorisë Otomane. Për mënyrën se si qe ndërtuar dhe kishte funksionuar kjo perandori, shtrirja, pushtimet, politika që kishte ndjekur, marrëdhëniet që kishte krijuar me popujt dhe qeveritë e këtyra vendeve, kishte nevojë të vëzhgoheshin me kujdes të madh.

Ndërkohë në rënien e saj kishte pasur një ndikim, madje ajo qe dërrmuar rëndë nga Rusia, e cila në këtë kohë kishte një arsye më shumë për të hedhur sytë nga Evropa Perendimore, veçmas përtej detit Adriatik dhe detit Jon, të cilët përbënin dhe kufirin detar të shqiptarëve me Evropën Perëndimore. Lënia e rënies pa një interpretim dhe analizë të hollë të fuqive perëndimore të Perandorisë Otomane, përbënte një rrezik të konsiderueshëm për Perëndimin. Madje dilema ishte kaq e madhe në këtë rast, aq sa një pjesë e këtyre shteteve tentonin t’i vinin në ndihmë kësaj perandorie. Në esencë të këtyre zhvillimeve dhe këndvështrimeve, shtetet e perëndimit kishin projektet e tyre ndaj Lindjes, projekte që ishin shfaqur dhe më herët, madje që nga momentet e para kur osmanët u shfaqën në ballkan, veçmas në Shqipëri nga vitet 1380.

Në këtë kohë zhvillimesh të shpejta dhe thelbësore, kur popujt ballkanik, qofshin shqiptarët dhe grekët që ishin ndër më të vjetërit e tij, por dhe sllavët, të cilët prireshin në histori nga mbretëritë e tyre të njohura me pushtet të hershëm prej pushtimeve deri në Greqi, po kërkonin të evidentoheshin, të njiheshin si shtete në kuadër të këndfigurimeve të reja që po pësonte Ballkani. Në këto koncepte Ballkani qe shndërruar në terrenin e kushtëzimeve dhe mundësive të shumta që do të linte nga pas rënia e Perandorisë Otomane. Kjo periudhë, veçmas me fillimin e aktivitetit politik, kulturor dhe letrar të Rilindjes Shqiptare, si gjithë popujt e tjerë ballkanik u zgjua interesi i kërkesave kombëtare, që do të çonte dhe në pavarësisnë e vitit 1912 në Vlorë.

Ndërkohë, krahas nënvlerësimit dhe anashkalimit të çështjes shqiptare, e cila në ideologjinë politike të Rilindjes Kombëtare ishte formuluar mjaft mirë, njohja e dy shteteve ballkanike, Serbisë dhe Greqisë gjatë këtij shekulli, lidhur me shqiptarët dhe të ardhmen e tyre u shfaqën dy projektet e rezikshme greke dhe sebe, përkatësisht të njohur me emrat Megali Idea (Ideja e Madhe) dhe Nacertanie, të elaboruara përkatësisht nga kryeministrit grek, Jorgos Koleti dhe nga Ilija Garashanin Ministër i Punëve të Brendëshme (të Serbisë), dy projekte, të cilët në veprimin e tyre në një të ardhme praktike, do t’i zhdukte shqiptarët nga vendi i tyre i lashtë dhe i përjetshëm. Por shqiptarët gjatë kësaj kohe, në hapësirën e këtij shekulli, kur projektet nacional shoviniste ishin shfaqur hapur, kishin një lloj mbështetje nga Fuqitë e Mëdha të Perëndimit, të cilët kërkonin të ruanin ekuilibrat me Perandorinë Ottomane, për të siguruar një mur mbrojtës prej Rusisë, por dhe nga Rusia, e cila afronte mbështetje veçmas për serbët në synimin për të siguruar kalim në bregdet përmes tyre, por dhe të Greqisë, për shkaqe historike dhe të linjës orthodhokse.

Natyrisht, për të kuptuar mirë qëndrimet dhe reagimin e shqiptarëve, të cilët më mirë se çdo herë tjetër u shfaqën me luftë, me penë dhe diplomaci, gjatë këtij shekulli ngjarje të shënuara të shqiptarëve e bëjnë më të qartë dhe më të kuptueshme këtë shekull. Konkretisht: 1822, fillon kryengritja e udhëhequr prej Zylyftar Podës; në vitin1833, në Shqipërinë jugore dhe të Mesme shpërthejnë kryengritje të mëdha antiosmane, ndërsa në Berat mblidhet kuvendi i përfaqësuesve të krahinave kryengritëse, që kërkojnë administrimin e vendit nga nëpunës shqiptarë. Në vitin 1835,shpërthen kryengritja anti osmane në Shkodër nën drejtimin e Hamza Kazazit; në vitin 1839, shpërthen kryengritja antiosmane në Prizren; shpallet dekreti perandorak, Hat-i Sherij i Gjylhanesë dhe fillon periudha e Tanzimatit.. Në vitin1844, shpërthen kryengritja anti osmane në Rrafshin e Dukagjinit, në Kosovë dhe në Krahinën e Pollogut; në vitin 1847, fillon kryengritja anti osmane e Kurveleshit e drejtuar prej Zenel Gjolekës dhe Rapo Hekalit, që shtrihet edhe në Shqipërinë e Mesme.

Në vitin 1856, Sulltan Abdyl Mexhiti shpall dekretin e ri perandorak Hat- i Humanjun. Fillon periudha e dytë e Tanzimatit; në vitin1864, fillon zbatimi i ndarjes sè re administrative tè Turqisë Ballkanike, kurse vendin e ejaleteve e zënë vilajetet. Në vitin 1869, krijohet Vilajeti i Shkodrës dhe shpërthejnë kryengritjet anti osmane në Pejë, Gjakovë, Prizëren, Shkodër, Mat dhe Tiranë.

Pak vite më vonë, kur Perandoria Otomane ishte në rënie të plotë, në vitin1876, nè Rajshtat të Bohemisë nënshkruhet marrëveshja e fshehtë ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë për ndarjen midis tyre të Gadishullit Ballkanik në rast se do të prishej statut quo-ja, ndërsa në vitin 1877 nënshkruhet Portokolli i Londrës, në të cilin Fuqitë e Mëdha njohën parimin e autonomisë për Kombësitë e Perandorisë Osmane me përjashtim të kombit shqiptar. Po në vitin 1877, në Stamboll formohet Komiteti Qendror për Mbrotjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, nën kryesinë e Abdyl Frashëri, ndërsa ushtia turke shtyp kryengritjen e Mirditës.

Më 1878, nè Shën Stefan nënshkruhet Marrëveshja e Paqes midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane me të cilën një pjesë e tokave shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në praktikën e re të sllavëve dhe nën sytë e Fuqive të Mëdha, por dhe me miratimin e Turqisë, vazhdon shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve prej Serbisë Jugore dhe prej Malit të Zi.

Në 10 qershorë 1878, si rrjedhë logjike dhe emergjence kombëtare, duke kuptuar rrezikun e madh kombëtar, Kuvendi Kombëtar themelon nè Prizren Lidhjen Shqiptare, në Berlin mbahet Kongresi i Berlinit, në të cilin njihen zgjerimet e Serbisë dhe Malit të Zi në tokat shqiptare.

Aktiviteti kombëtar i patriotëve shqiptarë nuk ndalon. Në vitin 1879, në Stamboll themelohet Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip, me kryetar Sami Frashërin, ndërsa nën jehonën e vendimeve të Kongresit të Berlinit, ushtria malazeze fillon sulmet kundër Plavës dhe Gucisë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si njëri nga kuvendet më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, lidhur me çështjen kombëtare, për shkak të një përfshirje gjithëshqiptare brenda vetes, u shndërrua në Zot të vendit, qoftë dhe duke udhëhequr luftimet ushtarake të shqiptarëve për ruajtjen e territoreve tokësore, veçmas në veri, pasi Konferenca e Berlinit vendos t’i japë Malit të Zi, në vend të Hotit dhe Grudës, qytetin shqiptar Ulqinin me rrethin e tij.

Në vitin 1880, forcat e Lidhjes Shqiptare shpartallojnë ushtrinë malazeze në Velikë, Pepaj dhe Rrzhanicë. Lëvizja kombëtare merr përmasa kombëtare dhe në të janë pjesëmarrës njerëz të ditur, luftëtarë të njohur dhe politikanë të kohës. Kështu në vitin 1880 mblidhet dhe Kuvendi i Gjirokastrës, i cili vendos që të luftohet për formimin e shtetit autonom Shqiptar.

Para se të shpërndahej në vitin 1881 në Prizren mbilidhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Shqiptare, dhe shpall Qeverinë e Përkohshme me kryetar Ymer Prizrenin. Gjatë kësaj kohe, Forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit çlirojnë një sërë qytetesh në Kosovë dhe në Maqedoni, ndërsa ushtria turke ripushton qytetet që kishin çliruar forcat shqiptare dhe shtyp Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Në kontekstin e gjerë të zhvillimeve të këtij shekulli, asnjë zhvillim politik i vendit nuk mund të kuptohet jashtë këtyre ngjarjeve, me anë të të cilave kuptohet mjaft mirë si po zhvilloheshin ngjarjet në gadishull, brenda Perandorisë Otomane, në kancelaritë e larta të Perëndimit dhe të Lindjes, pasi ata reflektoheshin në këto zhvillime. Siç dhe dihet. shqiptarët reagonin kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit, gjatë kohës kur ky kongres zhvillonte punimet. Dy projektet nacional-shoviniste janë projekte të cilët u krijuan në këtë klimë politike dhe historike, e për shkak se dy shtetet, si Serbia dhe Greqia u njohën në gjysmën e parë të këtij shekulli, reflketojnë në të gjithë zhvillimet e mëvonshme brenda shqiptarëve.

Nacional-shovinizmi grek është i hershëm në qëllimet e veta, pavarësisht se ai është shfaqur në forme, mjete dhe qëndrime të ndryshme, para se ai të shfaqej në momentin që atë e bëri të njohur kryeministri Koleti.

Megale Idea: Gjatë historisë së tyre, për shkakun e antikitetit të hershëm, d.m.th duke përdorur monedhën e vendit të kulturës së lashtë, kanë kërkuar ta kthejnë këtë monedhë në një mekanizëm përfitues, jo vetëm me shqiptarët dhe Shqipërinë, por dhe popuj të tjerë të Ballkanit, valenca të cilat janë prezente dhe në ditët tona.

“Megai Idea”, parakuptonte mundësinë dhe nevojën për rikrijimin e një shteti grek. Meqë ata mendojnë se grekët janë shpërndarë shumë në Mesdhe dhe në Ballkan, ata kanë nevojë të kenë një atdhe, çka nënkuptonte një territor të gjerë më të madh se ai që është sot Greqia (d.m.th dhe në kohën e krijimit të projektit të propozuar nga Koleti) dhe më të vogël se ai shteti i hershëm grek.  Një shtet i tillë do të kishte shtrirjen që nga brigjet e Siçilisë,  në Detin e Zi dhe deri ne Egjipt. Ky do të ishte mundësisht atdheu i grekëve.  Në të vërtetë hapësira greke në këtë shtrirje është e vonë, dhe ajo nuk është bërë nga grekët, por nga adhuruesi i qytetërimit grek, Aleksandri i Madh, i cili kudo shkoi e ndërtoi qytetërim përhapi dhe kulturën helene, madje deri në Afrikë dhe në Azi. Megali Ideja mbështetej dhe mbi këtë shtrirje, e cila në të vërtetë nuk është tokë greke.

Megali Ideja, ishte një platformë e ndërtuar me finesë, duke pasur brenda vetes një hile të madhe. Një arsyetim tjetër i saj ishte gjithashtu se ajo mbështetej në platformën e saj dhe me trashëgiminë helene, d.m.th kulturën e saj si një lloj e drejte për të shtrirë territoret, pasi ajo i përmbahej konceptit “atdheu i grekëve”. Ngjarjet e kësaj kohe, i dhanë një mundësi që “ideja e madhe” të shfaqej në këtë formë, një ide e cila do të mbijetojë dhe do të vijojë të shfaqet në gjithë fqinjësinë që grekët kishin në Ballkan, qoftë përmes përkatësisë fetare ortodokse, të cilën grekët e ngatërronin me përkatësinë etnike, me ç’rast kjo tendencë extra fetare i ka përballur me bullgarët, ndërsa me pretendimin e praktikës së gjeografisë moderne, ata mbajtën të ndezur konfliktin me Shqipërinë mbi Epirin, me Serbinë dhe Bullgarinë, me Maqedoninë dhe me Turqinë mbi Stambollin, për t’u shtrirë deri në brigjet e Anadollit dhe ishujt e Egjeut.

“Megali Ideja” riciklon një konflikt të gjerë dhe të ashpër në Ballkan veçanërisht, sepse me rënien e Konstandinopojën në vitin 1453, politika hegjemoniste e ndihmuar dhe nga autoriteti i besimit orthodhoks kishte rënë. Gjatë kësaj kohe përmes Kishës Orthodhokse dhe autoritetit të Patriarkut (që ishte shumë i fuqishëm) grekët diktonin jo vetëm në Ballkan, por dhe më gjerësisht, duke i bërë grekët diktues dhe me pushtet të padiskutueshëm, me një hierarki interesante, me perceptimet e një shteti të rimëkëmbur, me një histori të shkuar të ndritur që nga antikiteti.

Kultura e lashtë greke, e cila në fjalorin dhe komunikimin diplomatik, kulturor dhe të kulturës së kohës njihej me termin “helenizëm” ishte joshëse për gati gjithë vendet perëndimore. Shkolla e hershme greke, për shkak të gjurmëve dhe trashëgimisë që ajo i kishte lënë njerëzimit, kishte krijuar raporte dhe vëmendje mbrojtëse për këtë kulturë, veçmas tek shtresat e larta britanike, të cilat e mbështesinin dhe i kishin ardhur në mbrojtje përgjithëisht kulturës dhe politikës greke.                                                                                                                                       Duke qenë se “Megali Ideja” kishte një metaforë interesante, si “atdheu i grekëve”, brenda të cilit nënkuptohej gjithëçka tradicionale greke, perëndimorët do ta kishin më të lehtë propozimin e Koletit përpara protestës dhe kundërvënies që ballkanasit, veçmas shqiptarët, do të manifestonin sapo ajo të shpallej dhe të fillonte veprimin e saj.

“Megali Ideja” ka qenë dhe mbetet një precedent i rrezikshëm për Ballkanin, pasi në ezaurimin e saj praktik, ajo ka të bëjë me marrje territoresh dhe precedent luftërash. Ajo u shpall gati 60 vite me vonesë, për shkak të situatës politike. Pavarësisht një lloj “pluraliteti”, një lloj “kantonizimi” në Ballkan, ideja e një shteti të madh nga Ballkani e deri në Anadollin e largët, ideuar nga Rhigas Pheraios, që nga viti 1797, një shtet që do të drejtohej e sundohej nga kultura dhe idetë greke, platforma e Koletit është agressive dhe ulëritse, pasi përshkohet nga një nacionalizëm i thellë, madje arrogant. Rhigas, siç dhe mund të kuptohet ishte më kulturologjik, pasi ai nuk reflektoi pasion mbi të menduarit religjioz, për të diktuar në “platformën” e tij, i cili në një farë mase ndikoi dhe mbi Platformën e Revolucionit grek të vitit 1821.

Rhigas ishte i avancuar mjaftueshëm në tëi menduarit e tij sa braktisi religjionin si një kriter për identitetin kombëtar, por nuk ishte mjaftueshëm largpamës në mënyrën se si e pa nacionalizmin modern etnik, me një gjuhë dhe kulturë të përbashkët, gjë që e bënte idenë të pamundur. Ai ndikoi mbi planifikuesit e Revolucionit të vitit 1821. Ne mund të shohim jehonë të mendimit të tij në planet për kryengritjen me tri baza në Stamboll, Rumani, si dhe në Peloponez. Ne pamë se si kjo ide u rrëzua shpejt përballë nacionalizmit rumun dhe që kryengritja në Rumani dështoi sepse rumunët urrenin guvernatorët e tyre që ishin grekë fanariotë (grekë nga Stambolli).

Në mënyrë bazike mund të thuhet se Megali idea (Ideja e Madhe) është platformë, dukshëm  politike e skajshme, përkundër kontekstit kulturologjik, mjet imponues i qarqeve shoviniste greke që ideonte dhe kërkonte, që nga fundit i shekullit XVIII, krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine, ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara nga popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj). Si platformë politike shtetërore, e cila e skajonte si një ide shoviniste, Megali Idea u ngrit në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1844), kur kryeministri J. Koleti e shpalli atë themel të ekzistencës politike të Greqisë. Gjatë shekullit XIX dhe në fillim të shek. XX nga Megali Idea u frymëzuan qarqet drejtuese të Athinës në marrëdhëniet ndërkombëtare duke mbajtur qëndrim agresiv ndaj popujve fqinjë të Ballkanit dhe në të shumtën e rasteve si një “kusht” për marrëdhëniet me shtetet e tjera. Lidhur me Shqipërinë, Megali Ideja është e njohur me pretendimet territoriale të Greqisë deri në Shkumbin, e sigluar me emrin Vorio- Epiri, me ç’rast ata kërkojnë aneksimin pa kushte të krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës.

Megali- Ideja ka ruajtur një mbështetje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme që nga koha kur ajo u shfaq dhe në ditët tona. Qeveritë e çdo kohe nuk e kanë anashkaluar pretendimin e saj, veçmas me shqiptarët dhe Maqedoninë e Veriut, me emrin që ajo njihet sot. Megali Ideja ka luajtur një rol të madh në politikën e shtetit grek, duke qenë një platformë e gatshme dhe e motivuar mirë, kur ata kërkuan Fuqive të Mëdha se shteti i tyre, pas rënies së Perandorisë Otomane, do ta zëvendësonin ata pjesën më të madhe të territorit të saj që kishte pushtuar gjatë pesë shekujve. Ajo ka mbetur një “IDE” interesante, pasi është përvetësuar si e mirëqenë qoftë nga shtresa intelektuale, por dhe ajo politike, gjithmonë e referuar në të kaluarën e largët të antikitetit dhe të helenizmit. Historiani Konstantinos Paparrigopoulos, i cili i është kundërvënë interpretimit të një gazete gjermane se “grekët janë popullsi e viteve 500 (Era e Re), që kanë populluar Greqinë, i cili gjatë kohës së Kongresit të Berlinit foli për pozicionin e Greqisë mbi identitetin e popullatës së Maqedonisë, mendon se Megali Ideja ka qenë frymëzuese për politikën e Greqisë, duke i shtuar me këtë rast asaj notat dhe ngjyrën nacional- shoviniste.

Megali Ideja krijoi raporte konfliktuale dhe me pasoja të rënda historike të Greqisë me Shqipërinë. Përveç pretendimit të Vorio Epirit, një pretendim i cili qëndron dhe sot  e kësaj dite në gojën e politikës dhe qarqeve nacional- shoviniste greke, i rëndë ishte dhe aneksimi dhe shkombëtarizimi i Çamërisë. Sapo Greqia u njoh si shtet nga Fuqitë e Mëdha, ideja e heshtuar e Megali Idesë në këtë kohë (1822) hodhi sytë drejt Shqipërisë me tezën e njohur të Epirit, duke synuar pushtimin e tij dhe helenizimin e populsisë shqiptare, duke përdoruar mekanizmin e të shpallurit si “grekë” të gjithë shqiptarët e krishterë dhe si “turq” ata muslimanë.  Aksionin e saj të forcës qeveria greke e nisi qënë vitin 1822, kur një ushtri me grekër, e organizuar dhe e maskuar me njerëz civilë (banda andartësh), u dërgua në Çamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar. Kjo ngjarje dëshmohet se një nga rastet e ushtrisë greke, e cila aksionin e saj kundër popullsisë came e shoqëroi me krime e masakra të llahtarshme duke vrarë e duke djegur.

Megali Ideja nuk u ndalua, përkundrazi ajo u mbështet në një llojë kuptimi dhe në Kongresin e Berlinit, duke i njohur asaj, sipas rekomandimit të tij që vilajeti i Janinës, qytetet dhe rajonet e Janinës, Prevezës, Artës e Paramithisë t’i jepeshin Greqisë. Në këto kushte, për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare, shqiptarët themeluan Lidhjen e Prizrenit, e cila u vu në mbrojte të territoreve të veta dhe me luftë, si në veri ashtu dhe në jug.

Nacertanie, projekti Grashanin (1844): I një natyre nacional-shoviniste është dhe projekti tjetër i shpallur në vitin 1844 nga Ilia Grashanini, një projekt i cili me të drejtë mund të thuhet se ka themeluar dhe kolanën e projekteve nacional-shovinste kundër shqiptarëve. Projekti i ashtuquajtur shteti serb, mbahet si gurthemeli, mbi të cilin është mbështetur gjithë lufta dhe angazhimi I shtetit problematik sllav, i njohur si Serbia, i cili është shpallur që nga viti 1844 e më pas, në të gjithë rastet dhe rrethanat historiko- politike të Serbisë, sa herë që në skenë kanë dalë mundësi dhe rrethana për t’i elaboruar ato.

Nacertania është projekti i rëndë, vrastar, mbi të cilin janë ndërtuar mekanizma shfarosëse, ndaj shqiptarëve, është shtrembëruar deri në absurditet e drejta etnike me çështjet historike, janë ndërtuar harta territoresh të shumta mbi tokat shqiptare, e që për t’i bërë ato efektive dhe si të vërteta është mbjellë gjak dhe terror mbi popullsinë e pafajshme. Janë ndërtuar dhjetra herë dëbime masive me dhunë dhe spastrime etnike të shqiptarëve nga trojet e tyre për në Anadoll dhe në vende të tjera të largëta. Nacertania ka ngjallur brenda institucioneve të dijes në Serbi dhe në hapësirat e tjera sllave, që siç shkruan dhe historian i shquar Noel Malkolm, ka qenë burimi i të gjitha të këqiave në Ballkan, pasi akademikët e kësaj linje kanë shkruar një histori të gënjeshtërt për popullin serb, për të vërtetat etnike dhe për historinë e Ballkanit. Për këtë shkak në Ballkan ka pasur një fashizëm të hapur vrasës ndaj popujve që veçmas serbët kanë synuar t’i nënshtrojnë dhe të t’u marrin tokat, pasurinë dhe gjithëçka iu ka interesuar atyre.

Duke i paraprirë zbërthimit të projektit famëkeq dhe jetëgjatë, në një këndvështrim modern dhe bashkëkohor, i cili e ka parë historinë ballkanike me qetësi dhe pa pasion një tjetër historian i huaj shkruan:” Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanije”, të ish ministrit serb Ilija Garashanit, më 1844” (“Serbia’s Secret Ëar”, Philip J. Cohen). Këto ide tanimë njihen botërisht. Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve.”

Projekti Gashanin ka pak a shumë të njëjtin qëllim, si ai i Megali Idesë së Kolektit, pasi si njëri dhe tjetri synojnë shtrirjen e shtetit të tyre në tokat shqiptare, pavarësisht se motivacionet janë të ndryshme, njëra për “atdheun e grekëve” dhe tjetra “për krijimin e shtetit serb”. Të dy projektet konvergonin përmes ideologjisë shoviniste, në zhdukjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke u fqinjëzuar me njëri- tjetrin në lumin Shkumbin. Ndër serbët kjo ide ishte shfaqur në formë revoltash që në vitin 1804-1816, me ç’rast Serbia fitoi autonominë.  Ilija Garashanin në vitin 1843 ishte Ministër i Punëve të Brendëshme në qeverinë e një princi të ri.  Në sfondin e drejtimit të Serbisë në këtë koha është present dhe Aleksandër Karagjorgjeviçi (i biri i rebelit Karagjorgje) i cili zëvendësoi Mikael Obrenoviçin, djalin e Milosh Obrenovic, princi i parë i Serbisë. Karagjorgjeviçët dhe Obrenoviqët janë të njohur në Serbi për historitë e tyre nacional-shoviniste. Ndërsa Garashanin ishte djali i një tregtari të pasur dhe udhëheqës në Partinë Konstitucionaliste.

Në vitin 1844, Garashanin dërgoi një memorandum sekret te princi Aleksandër, i cili zakonisht sot quhet “Nacertanije”, që në gjuhën serbo-kroate do të thotë “Program”. Në thelb, projekti i Grashaninit motivohej nga e kaluara e serbëve, pasi ai e përmend madhështinë e Serbisë mesjetare, me ç’rast kërkon ta ringjallë në kushtet e shtetit të ri serb dhe në rrethanat e reja gjeopolitike, në prag të rënies së Perandorisë Otomane, i mbështetur fuqishëm tek rusët. I mbështetur në politikën dhe në fuqinë ruse, Grashanini përveç shkatërrimit të Turqisë (Perandorisë Otomane), ai kërkon largimin e Austro- Hungarsisë, për shkak të ndikimit që ajo kishte në Ballkan, por që lidhej fort dhe me pengimin që ajo u bënte serbëve lidhur me Hercegovinën. Grashanini mendonte se Austria ishte “armiku i përjetshëm i shtetit Serb”.

Projekti ishte një “elaborate” i kompletuar, pasi në të kishte pasqyrë të mirëstudiuar mbi  territoret që synonte Serbia si i Bosnie-Herzegovina, Mali i Zi, Shqipëria e Veriut, si dhe të gjitha zotërimet turke me banorë serb. Shqipëria  përveç pasurive të mëdha që kishte, ajo i mundësonte Serbisë një dalje jugore në det, gjë që do të shmangte rrezikun e bllokimit Austriak të tregtisë së jashtme Serbe.

Garashanin kishte përfshirë në projektin e vet dhe serbët që jetonin në Banat, Backa dhe Vojvodinë, rajone në jug të Hungarisë përgjatë Danubit, por pa lënë jashtë interesimit dhe Kroacinë, Sllavoninë dhe Dalmacinë, ku kishte të dhëna se banoheshin nga  Sllavë të Jugut, të cilët duhej të kishin lidhje me Serbinë.  Ndërsa për Sllavët e Bullgarisë nuk kishte një kujdes të madh. Gjithësesi projekti i Grashaninit përfshinte një aneksim të madh në Ballkan, aq sa mendohej se një gjë të tillë nuk do t’ia lejonte dhe Rusia, pasi serbët i ishin afruar kaq shumë Stambollit në projekt. Ajo që bie në sy është shikimi i Garashaninit dhe tek sllavët e Çekisë, por nuk kishte një ide të caktuar për bashkimin e Çekisë me Serbinë e madhe sipas projektit të tij.

Në këtë kohë, ka një diçka interesante, madje një lidhje e fortë ka mbetur akoma, pasi Garashanini përveç Rusisë, e cila diktonte mbi politikën dhe gjithë veprimet e Serbisë, ai kërkoi mbështetje në Francë, por gjithësesi ai nuk mund t’i shmangej Austrisë, e cila ishte e fuqishme, të cilës ia kishin nevojën dhe serbët dhe rusët, siç do ta provojë më vonë koha.

Projekti i Nacertanies, si dhe platforma të tjera, të cilat janë ngritur mbi të ashtuquajtura kultura të hershme perandorish dhe histori pushtimesh, siç është dhe kjo, janë mbështetur mbi aleanca fuqish të mëdha të kohës. Platforma e Garashaninit mbështetet veçmas nga Rusët. Rusia ishte një nga fuqitë ushtarake të kohës, e cila kishte kthyer ligjin e luftës me Perandorinë Otomane, rreth të cilës zhvilloheshin të gjithë marrëdhëniet mes lindjes dhe perëndimit, pasi në territoret e gjera që ajo zotëronte plekseshin interesa dhe strategji të shumta të tyre në kurriz të popujve të vegjël, veçmas të shqiptarëve. Kjo bëhej       jo mbi termat e nacertanies, jo me motivacionin e vjetër, të një “shteti” serb, i cili kërkonte kufinjtë e vet në hapësirën ballkanike, kur ata (serbët) ishin pushtues, por për shkak të ekuilibrave euro- ballkanik, Kongresi i Berlinit ishte një lloj mbështetësi i kësaj platforme të njohur nacional- shoviniste.

Pas elaborimit brenda shtetit të tyre dhe në arenën ndërkombëtare të projektit të Grashaninit, projekti u bë një tezë e rëndësishme e serbëve. Në rrejedhën e kohëve dhe momenteve historike- politike, Nacertania u shfaq në forma, në përshtatje dhe në situata të ndryshme, herë si projekte, herë si diplomaci dhe herë si reagime bazike nacional- shoviniste, veçmas në raport me shqiptarët. Kështu:

-Më 1912, Milan Obradoviq, nën një konteskt të fortë nacional- shovinsit propozoi një projekt për shfarosjen e hebrenjve, që do të vihej në jetë duke i therur, duke i lënë të ngordhën urie dhe duke i trembur, duke ua bërë jetën ta pamundur, me qëllim që të ikin nga sytë dhe këmbët!

-Më 1913, programi i Vladan Gjorgjeviqit, propozon projektin për shfarosjen e shqiptarëve. Deviza shoviniste e tij ishte: “Krejt tokën ose asgjësim të populli kundërshtar”.  Në hapësirën e  një shekulli, Serbia ka krijuar aq shumë projekte dhe marrëveshje për likujdimin, shfarosjen, dëbimin dhe largimin e shqiptarëve nga trojet dhe vendbanimet e tyre të hershme, sa asnjë vend tjetër me kulturë të thellë nacionaliste nuk ka bërë gjatë gjithë historis së tij.

-Programi i likuidimit të shqiptarëve është i përditësuar gjatë gjithë shekullit të XX:

-1921 (Pushteti serb krijoi kampe të përqëndrimit për shqiptarë Programi i Çubroloviqit,

-1937 (për shfarosje totale…1938, lidhja e Konventës me Turqinë dhe Greqinë për depërtiminin e shqiptarëve në Anadoll Programi i Ivo Andriqit,1939 Programi i Moleviqit,

-1941 Programi i Drazha Mihailoviqit,

-1942 Programi i Çubroloviqit, 1944 e 45;

-më 1945 Programi i një mësuesi serb nga Vushtria, për shfarosjen e “arnautëve”, të cilin e zbatoi me përpikëri A. Rankoviqi” Programi për likuidimin e shqiptarëve”,

-1950 Memoradumi i Akademisë serbe, si dhe shumë ligje të tjera për kolonizim, popullizimin e Kosovës me serb që nga vitit 1865 deri më 1995.

-1995, Milosheviqi dhe Arkani marrin vendim që të shfarosen 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe kjo trevë të serbizohet.

Siç dhe kuptohet, brenda psikologjisë serbe, ku plekseshin plane të intelektualeve e politkanëve serbë, por edhe plane të Kishës ortodokse, reflektohet një “edukacion” i vazhdueshëm historik racorë, i shprehur dhe nga Vlladan Gjorgjeviq, kryeministërt serb, (1913), i cili në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, shkruan se shqiptarët ishin indian të Evropës, të cilët të kujtojnë “njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtat e tyre”, në nëntekstin e të cilit fshihet një  armiqësi gjakatare për fqinjët e tyre, shqiptarët. Ndërsa për Milosheviqin shqiptarët, (1999), ishin “minj” !!! dhe ankohej pse evropianët, “nuk po na lenë t’i vrasim…”.

Themelin nacional-shovinist që Nacertanie la në thelbin e politikës serbe, serbët e kanë përcjellë kohë pas kohe, si një psikologji prej pushtuesi, e për shkak të saj kanë prodhuar gjak e konflikte të shumta. Kongresi i Berlinit shkaktoi një valë të madhe konfliktualiteti dhe luftërash në Ballkan, veçmas të shqiptarëve me nacionalizmin- shovinizmin fqinj, për të mbrojtur tokat dhe territoret e veta. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si një produkt politik- ushtarak i ardhur në kohën e duhur, pasi ajo në vetvete kishte ideologjinë atdhetare- patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, arriti t’i tregojë kohës se shqiptarët janë të lashtë dhe në vendin e tyre që në krye të herës, duke dakordësuar gjithë luftëtarët shqiptarë për të qenë bashkë në mbrojtje të territoreve tokësore shqiptare në Veri dhe në Jug.

Gjatë kësaj kohe u zhvilluan luftëra të ashpra veçmas në veri, luftëra që i kundërviheshin vendimeve të Kongresit të Berlinit, i cili nuk i kufizonte dhe as i qortonte fushatat ushtarake serbe mbi Kosovën, e deri në tokat e Shqipërisë, për të siguruar dalje në det.

Prania, dalja herë pas here në skenë dhe në ditët e sotme të dy projekteve, vijon të mbetet një kërcënim dhe eventualitet i vështirë për Ballkanin dhe në kohën e Rendit të Ri Botëror. Në Greqi dhe në Serbi, kultura, shtresa intelektuale, shkolla, eksponentë akademik dhe institucionet fetare, vazhdojnë të praktikojnë edukimin nacionalist, me nota të theksuara armiqësore ndaj shqiptarëve, duke shpallur thelbin historik dhe nacionalist mbi dhe me të cilët janë motivuar dy projektet.

Literatura:

-Norman Rich:”Diplomacia e Fuqive të Mëdha” (1814-1914), Tiranë, 2016,

-Peter Bartl:”Shqiptarët”, Tiranë, 1995,

-Petrika Thëngjilli:”Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit” (1823- 1875), IV,Tiranë, 2005,

-Maringlen Verli:”Shqiptartë në optikën e diplomacisë austo- hungareze” (1977-1918), Tiranë, 2014,

-Stefanaq Pollo:”Në gjurmë të historisë shqiptare”, Tiranë, 2003,

-James Petifer/Miranda Vickers:”Çështja shqiptare, riformësimi i Ballkanit”, Tiranë 2007,

-Kristo Frashëri:”Lidhja Shqiptare e Prizrenit(1878-1881), Tiranë, 2012,

-Esat Stavileci:” Shteti” (Shqyrtime të përgjithshme teorike, në vështri rasti Kosova, Prishtinë 2008,

-Beqir Meta, Ferit Duka, Maringlen Verli: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet austro- hungarze”, Vëll I-rë, Tiranë 2008,

-“Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane”, (1878-1881), Tiranë 1978,

-“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1878-1881), Prishtinë 2011,

-“Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet diplomatike franceze”,(1878-1881), Përgatiti, prof.dr. Gjyltekin Shehu, Prishtinë 2010,

 

 

October 3, 2019 13:40
Komento

14 Komente

  1. Pellazgos October 3, 17:09

    As emrin nuk e ke “shqipetare” zoti Ervin,as mbiemrin Kamber.
    Nuk e di per cfare Kombi flet ty kur thua “Shqipetaret” dhe Greket ishin nder me te vjeterit!
    Pa me thuaj zoti Kamberi qe kush Komb I Evropes quhet i Lashte pervec Greqise?
    Une nuk kam lexuar akoma,bile edhe nga “historiane” medioker per Angli te Lashte,per Gjermani te Lashte,per Itali te Lashte,per Shqiperi te Lashte qe Alfabetin e saj e ka Latin dhe te dhuruar nga Fuqite e Medha ne Monastir,ashtu edhe Shtetin Al-bania ne 1913en.
    Si mund te themi qe Omiros qe ju e quani Homer nga smira,dashakeqesia,ignoranca ishte turk se lindi ne pjesen qe e ka te pushtuar dhe quhej Ionia? Si mund te thoni ne shekullin e 21 Deti Jon,kur eshte Ion nga Ionet,Dhoret,etj!
    Si nuk ju vjen turp qe thoni “Pamvaresi” kur nuk kini pasur Gjuhe te shkruar,Alfabet,Shtet?
    Kur kishit State qe u bete te pamvarur ju shumica te ashtuquajture bijte e Genicarove te Hamzave,te Qemaleve,te Sulejmaneve?
    Ju nuk njifni Epirin e Nenes se Megas Aleksandros Olimpias,Pirros,Jeorgios Kastriotis,Marin Barlettit,etj.
    Ju nuk njifni Kostandino-polis qytetin per Nder te Ilyrit Megas Kosandinos,por Stamboll.
    Ju nuk dini se cfare jini.
    Prandaj edhe Fuqite e Medha ju krijuan si nje Pashallek te vogel turk dhe nga turq ne Ndergjegje,Identitet,mundet edhe gjak,nuk i thone pak 500 vjet martesa me turq nga Mongolia dhe me femra Greke Orthodhokse te Epirit.
    Mos harrojme qe ligji islamik merrte femra nga Fete e tjera dhe nuk jipte.
    Juve duhet te beni pyetjen,pse Partizanet luftuan fashizmin dhe jo Ballistet.
    Te njejten pyetje per Arvanitasit pse u ngriten kunder Turqise kurse Frashellinjte,Ismaili,Hasani dhe turq te tjere mundet edhe te ishin Genicaros luftuan per Sulltanin?
    Apo “ngaterruan” rrugen!
    Ka nga ata “patriote” qe mendojne qe ata parashikuan renien e Dum Babes dhe Fuqite e Medha do krijonin nje pashallek te vogel ne kurriz te Epirit historik,Arvanitasve,Grekeve,Ilyreve.

    Reply to this comment
    • GADISHULLI ILIRIK October 3, 19:32

      @(pellazgaqis, tutkunaqis, kacidhiaraqis, zhgarravitaqis, mavro/katranaqis nga monastiraqis)
      Ne Azi dhe Afrike eshte origjina jote gjuhesore, historike, gjenetike, antropologjike.
      Jasou Palikaraqis!
      ME PELLAZGËT-ILIRËT-ARBËRORËT-SHQIPTARËT NUK TË BASHKON ABSOLUTISHT ASGJË.

      Reply to this comment
  2. demo October 3, 19:00

    Ja dhe MEGAIDIOTI e zgjidhi mysterin historik.
    Gjermanet nuk kane exisuar ne Lashtesi,;Iliret kane qene greke,.Mega Konstantinos ka qene grek nga Ilyria.
    Po cfare ishte ai popull qe zhduku ushtrine Romake te Perandorit August ne pyllin e Teutoburgut,mos ishte grek?
    Maloket vllahe dhe maloket shqiptare gjakprishur,jo vetem qe mohojne identitetin kombetar si ky Pellasgosi,po me dellin e sherrbudallait i fusin nje te fshire popujve qe kane bere historine e Evropes.

    Reply to this comment
  3. GADISHULLI ILIRIK October 3, 19:32

    @(pellazgaqis, tutkunaqis, kacidhiaraqis, zhgarravitaqis, mavro/katranaqis nga monastiraqis)
    Ne Azi dhe Afrike eshte origjina jote gjuhesore, historike, gjenetike, antropologjike.
    Jasou Palikaraqis!
    ME PELLAZGËT-ILIRËT-ARBËRORËT-SHQIPTARËT NUK TË BASHKON ABSOLUTISHT ASGJË.

    Reply to this comment
  4. shqiptari October 4, 09:29

    Kjo fare antishqiptare qe qeveris vendin 30 vitet e fundit ka zhdukur nga librat e historise se dhimbshme shqiptare te vertetat e medha dhe asgje nuk garanton qe historia nuk do perseritet.Tradhtaret e Kombit po edukojne nje rini qe nuk e di cdo te thote te jetosh ne krah me fqinjin qe brenda nje shekulli ka bere tre spastrime etnike popullsise shqiptare duke vrare e masakruar te pafajshem.Libri i Historise sa vjen e zhduk te dhenat e verteta dhe kjo jo pa qellim.Nje pushtim i mundshem ne te ardhmen prej serbeve e grekeve do te jete krejt normal per nje rini shqiptare injorante qe nuk i intereson e shkuara e dhimbshme e popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  5. demo October 4, 09:40

    Megaidioti pellasgjik!Me turqit e gjalle kane luftuar shqiptaret.Kur turqit ishin tmerri i Evropes,KU ISHIT JU GREKERIT?
    Me turqit luftuan Dibranet,Krutanet,Matjanet e Skenderbeut,,,Ju grekerit ku ishit?
    Ne 1821 luften e bene shqiptaret arberore,qe ju i quani arvanitas.Ju grekerit ku ishit?
    Jeni mesuar te luftoni me TE VDEKURIT.Nea keni grabitur Epirin dhe Camerine.
    Jo gjithmone do tju ece.Ne shqiptaret nuk kemi marre ndonjehere dhurata nga historia.
    Camerine dhe Epirin shqiptar nuk do ta gezoni per shume kohe.

    Reply to this comment
  6. Pellazgos October 4, 15:39

    Kush ja shpuri koken Ali Pashes ne Stamboll,zoti me comentin demo?
    Pse?
    Se donte nje Shtet te Epirit ndare nga Turqia.
    Kush e udhehoqi Revolucinin Greke pas vdekjes se Aliut?
    E bene Gjeneralet e Ali Pashes.
    Per Arvanitasit turqit dhe turkoallvanosat ishin armiq per vdekje.
    Mos kujtoni ju se Arvanitasit ishin “budallenj” dhe ju te “mencur”?
    Ata ishin kthyer ne myslimane me dhune,me deshire,nuk ka rendesi,se dhuna dhe vrasjet te detyrojne.
    Por ne historine e Ballkanit dhe te Shqiperise thuhet qe Osmanet mirnin me dhune nga gjiri I Nenave Orthodhokse nje mashkull per cdo shtepi.
    Tani ty bej nje llogari per 500 vjet se si u krijua Perandoria Vrasese e Kombit tone te Epirit ajo Osmane.
    Kur themi Orthodhoks per 1100 vjet Bizant para Osmaneve,bile deri ne kohen e Fan Nolit e kupton ty se ne cfare gjuhe flitej ne Kisha.
    Apo shkruhej Greqisht dhe flitej “shqip”?
    Flasim per 500 vjet turqi qe p.sh.nuk kishte institucione”shqipetare”.
    Kishte vetem shkolla dhe Kisha Orthodhokse Greke dhe Shkolla dhe Xhamija Turke.
    Popullsia “shqipetare” e kulluar ku perfaqesohej,ku inkuadrohej,ku shkollohej?
    Vete Cajupi e thote shume qarte.
    Kur bere derr e Arine
    Cdeshe qe bere Turqine.
    Po te qe shqipetare Andon Zaho Cajupi do gezonte qe Turqia dhe Osmanet do krijonin “Al-banane”.
    Ndryshe do qe Bizant Greke dhe paqe,ashtu sic ishim per 1100 vjet Bizant,pa alfabet Latin Shqipetare,pa shkolla shqipetare,pa institucione shqipetare.
    Turqia krijoi Al-banine o ignorant.
    E thote vete Samiu.
    Te thuash Shqipetare do te thote Turk.
    Ty me duket se nuk te “pelqen” e verteta,historia,respekti.

    Reply to this comment
    • GADISHULLI ILIRIK October 4, 20:19

      @(pellazgaqis, tutkunaqis, kacidhiaraqis, zhgarravitaqis, mavro/katranaqis nga monastiraqis)
      Turku i satëme, llafazan maskara grek, të është bërë goja paçavure duke e interpretuar historine, sipas interesave greke.
      Me turkun ty te ndan thjesht religjioni dhe te bashkon ngjyra dhe zgjyra, origjina e perafert turqit aziatik dhe greket afrikano-aziatik.
      Perandoria multietnike e Bizantit perdori gjuhe zyrtare gjuhen e kishes, por nuk kishte ne 1100 vjet bizant asnje grek perandor.
      Ti torollak greko maskara, shejtan katran budalla, ngaterron dy koncepte te ndryshme Kombesine me Religjionin.
      ME HISTORINË PELLAZGO-ILIRE-ARBËRORE-SHQIPTARE NUK KE ASNJË LIDHJE.
      Gjytyrym Grek!

      Reply to this comment
  7. Dhimbia e madhe POPULL-. October 4, 16:22

    Ervin Kamberi te falenderoj ,natyrisht si nje lexues i thjeshte atdhetar,sa shkruani na bindni ne te verteta.
    Mos degjo “Pellazgos”qe “Frashellinjte e mbedhenj “Puro shqiptare atdhetare”, na i nxjerr si luftetare te Sulltanit.Turp te kesh.
    Faleminderit sa paraqitni-Ervin Kamberi-Shqiptar.
    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
  8. Dhimbia e madhe POPULL-. October 4, 16:24

    Ervin Kamberi te falenderoj ,natyrisht si nje lexues i thjeshte atdhetar,sa shkruani na bindni ne te verteta.
    Mos degjo “Pellazgos”qe “Frashellinjte e mbedhenj “Puro shqiptare atdhetare”, na i nxjerr si luftetare te Sulltanit.Turp te kete.
    Faleminderit sa paraqitni-Ervin Kamberi-Shqiptar.
    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
  9. Dori October 4, 22:36

    urime per graden Doktor i Shkencave Historike!

    Reply to this comment
  10. demo October 4, 23:42

    Popujt qe nuk kishin shkrim nuk egzistonin?
    Gjermanet,Thraket,Galet,Iberiket,Maqedonasit,Iliro-Epirotet,Keltet,Bretonet,nuk egzistonin sepse nuk e kishin shkrimin e gjuhes se tyre?
    Ja ti pellasgos qe je i pa shkolle,i paditur,qe nuk ke mesuar as shqip,as greqisht,qe nuk ke lexuar asnje autor grek te lashtesise,,por ke shume shejtanlluk antishqiptar,..Edhe ti egziston.

    Reply to this comment
  11. lisi October 5, 02:24

    O PELLA-MUTI….—PO ju nuk keni nxjerre ASNJE figure apo hero kombetar ne qyteterimin e vonshem por keni mbijetuar vetem nga gjaku shqipetar more legena.Nuk ka komb grek por ka komb bashibozukesh te mbledhur nga Azia e vogel e Anadolli.Ju mbijetoni vetem ne saje te fese dhe te perkrahjes se lig te perendimit qe ngerthen ambicjen e saj per t’u rivalizuar me Lindjen e vjeter As Homeri nuk qe helen o idiot e jo me Aleksandri,Pirroja,Skenderbeu e figurat tjera madhore iliro-arberore.Iku koha e mashtrimeve e lavdise fallco e mjerane pseudogreke..

    Reply to this comment
  12. Arben October 9, 18:14

    Nga perendimi dhe rusia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*