AFP: Paketa e shpëtimit për Greqinë nga 82 deri në 86 miliardë euro

July 12, 2015 19:04

AFP: Paketa e shpëtimit për Greqinë nga 82 deri në 86 miliardë euro

AFP ka zbuluar detaje nga draft-marrëveshja, e cila i është propozuar 19 udhëheqësve të Eurozonës që u mblodhën në një samit të jashtëzakonshëm të dielën pasdite, ku flitet për një paketë shpëtimi për Greqinë nga 82 deri në 86 miliardë euro.

“Eurogrupi merr parasysh nevojat e mundshme të financimit të programit midis 82 deri në 86 milionë euro, diç vlerësohet nga institucionet”, thuhet në dokumentin e hartuar nga ministrat e Financave të Eurozonës.

Ndërkohë, papritur samiti është ndërprerë për shkak se është kërkuar që Tsipras, Merkel, Hollande dhe kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, të zhvillojnë bisedime jozyrtare në veçanti.

Sipas burimeve nga Brukseli liderët e Eurozones propozojnë që në fillim Parlamenti grek të votojë dhe aprovojë një paketë me të paktën 12 reforma, midis tyre edhe rikthimin e Trojkës në Athinë dhe më pas të fillojnë negociatat për një paketë të tretë ndihme.

Ndërkohë, kryeministri Tsipras thuhet se ka refuzuar duke propozuar të votohet në Parlament  vetëm një pjesë e domosdoshme e reformave.

July 12, 2015 19:04
Komento

2 Komente

  1. Barist ne Vicitol July 12, 19:25

    Jane shume vone, jo 82-86 milliard euro ndihme ti jepet Greqise, por edhe 182 miliarde nuk do t’a shpetojne Greqine, qe eshte ne renie te lire, por te kene kujdes ke do te terheqe nga pas. Hallka e zinxhirit te euros eshte keptur, shkermoqja do te jete per te gjitha vendet e eurozones, euro ka deshtuar……ne referendumin e vitit 2017 qe do te behet ne Britanine e Madhe, do beje damken e saj nga BE, e keshtu projekti i BE eshte i deshtuar, aty ku ne desherojme te shkojme….

    Reply to this comment
  2. Arben July 13, 06:06

    AH MORE, PO GREKET HANE BAR, DHE NUK E ZGJASIN DOREN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim