Afrika, vendi që u vizitua nga personazh të njohur shqiptarë

September 14, 2018 15:18

Afrika, vendi që u vizitua nga personazh të njohur shqiptarë

Udhëtimi në kontinentin afrikan është një nga ato eksperienca të paharrueshme, që nëse dikujt nga ne i krijohet mundësia, të paktën një herë të vetme në jetë duhet ta shijojë si përvojë.

Në gamën e vendeve që mund të shijoni, ju mund të prekni nga afër historitë e tribuve Masai. Një kulturë e pazakontë! Kështu e quan Alketa Vejsiu përvojën e njohjes në thelb të një prej kulturave më të vjetra në botë, që duket sikur ka mbetur 1000 vjet mbrapa. Aty prek nga afër, të bukurën dhe dhimbjen! Krahas mrekullive të natyrës që ky destinacion ofron, të shohësh edhe anën tjetër të medaljes, atë të vuajtjes dhe mjerimit që në Afrikë e gjen kudo, është një nga ato eksperienca të pashlyeshme nga kujtesa. Të njëjtën shije provoi edhe gazetari i Tv Klan, Drini Zeqo, i cili gjithashtu e përjetoi Afrikën në “tharmin” e saj më kuptimplotë.

“Hakuna Matata”, Zanzibar, Tanzani!

Nga tributë Masai, tek plazhet fantastike të Zanzibar, Tanzani! Nëse thua Zanzibar, ke thënë “Hakuna Matata”! Qyteti antik i Zanzibar është një ndër destinacionet kryesore në Afrikë dhe është i famshëm për plazhet me rërë të bardhë dhe për përzjerjen e kulturave afrikane, arabe dhe portugeze në lagjen historike të qytetit. Aty mund të takoheni me një kulturë krejt tjetër nga ajo që keni parë deri më sot. Plazhe me rërë të bardhë, breza të mrekullueshëm koralorë, ujë në ngjyrë të bruztë dhe magjia e qytetit Stone, i vetmi qytet antik funksional në Afrikën Lindore. Zanzibar quhet ndryshe “Ishulli i sensacioneve”.

Edhe Ersi Ngjela, vajza e apasionuar pas udhëtimeve dhe në zbulim të vazhdueshëm të destinacioneve të reja, na tregoi përmes fotove interesante, përvojën e saj të pushimeve për herë të parë në Afrikë. Gjithashtu, plazhet fantastike të Zanzibar, këtë verë i shijoi edhe moderatorja e njohur kosovare Liberta Spahiu.

Parku Kombëtar i Nairobit, Kenia

Kjo është zona e vetme me kafshë të egra në botë e lokalizuar pranë një qyteti dhe paraqet një atraksion të vërtetë për admiruesit vendas dhe të huaj të safarit. Shtatë kilometra larg nga kryeqyteti, Parku Kombëtar Nairobi, në gjuhën vendase njihet si “Kifaru ark” që nënkupton “fusha e shenjtë e rinocerontëve”. Fushat e mëdha dhe pemët akacia, janë vendbanimi për shumë lloje kafshësh të egra. Luani, leopardi, bualli, gepardi, hiena, rinoceronti i zi, janë vetëm disa nga 400 llojet e kafshëve dhe shpendëve që e dominojnë këtë park.

Parku Kombëtar Serengeti, Tanzani

Maasai Mara ndryshe etiketohet si vendi i magjishëm! Savana e populluar nga kafshë të ndryshme kthehet në një nga vendet më të frekuentuara për turistët e huaj që shkelin për të parën herë në Afrikë, ose edhe për ata që duan t’i rikthehen kësaj përvoje. Koha më e mirë për të shijuar perëndimin e diellit në rezervatin natyror të Kenias është nga korriku në tetor, kur ndodh migrimi vjetor i zebrave, gazelave dhe kafshëve të tjera të egra nga Mara në Serengeti. Balonat janë një mjet i rrallë nëpërmjet të cilave mund të shijohet pamja e rezervatit.

M.H/ Dita

September 14, 2018 15:18
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi September 15, 13:18

    Kam bindjen, dhe qofsha i gabuar, se keta “personazhe publike”, te reklamuar kaq shume nga televizionet perkatese, as nuk e kane idene se c’eshte Afrika, pasurite, historite, pozicionin gjeografik, biodiversitetin e jashtezakonshem dhe floren shume te pasur te saj, duke mos lene menjane dhe klimen, formimin e saj si kontinent, trashegimine jo vetem kulturore dhe historike, por dhe demografine dhe kolonizimin e saj. Shansi i tyre ka qene ai qe, paguhen aq shume, sa u mjafton dhe te verdallosen ndonjehere dhe andej, si kali neper leme!

    Reply to this comment
  2. e verteta September 15, 17:56

    Titulli: Afrika vend….???
    E ka vizitue Zeni gjithe kontinetin african. Intervistoni ate me aminen (minieren e arit=ky eshte kuptimi i emrit te saj) dhe mos harxhoni paret me dergue gazetare atje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*