Afrodisiaku më i fuqishëm është…

January 7, 2018 11:45

Afrodisiaku më i fuqishëm është…

Kur themi “afrodisiakë” shpesh mendojmë llojet e pijeve apo ushqimeve që ndikojnë jetën seksuale.

Por afrodisiaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tonë.

Ne duhet ta përdorim këtë instrument, sa herë që mundemi, për të kaluar nga rutina e zakonshme në intimitetin e këndshëm seksual.

Më poshtë 3 këshilla modeste për ata që besojnë te reciprociteti dhe fantazia:

1-Përdorni seksin “oral”  

Kur themi “seksin oral”, mos kuptoni vetëm atë që  shumë njerëz e bëjnë. E kemi fjalën për të biseduar dhe dëgjuar njëri-tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Të ndani me njëri-tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara të duken ato. Një dialog intim mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti. Kjo ndodh sepse imagjinata do të nisë të punojë…

2-Zhvilloni “ritualet” sensuale 

Këto janë pa fund dhe të ndryshme për çifte të ndryshme, por ju mund të provoni të bëni dush bashkë, të bëni masazh reciprok, të lexoni diçka veçanërisht, literaturë sensualisht ose seksualisht provokative. Këto rituale dhe të tjera si këto, që gjithkush i sajon me fantazitë e tij, ndërtojnë ura për të kaluar nga obligmi në dëshirën për të qenë sa më intimë. Të bëra mire, ato e rritin tensionin seksual.

3-Afrodisiaku më i fuqishëm? Fantazia

Luani role të ndryshme me njëri-tjetrin. Pretendoni se nuk e njihni njëri-tjetrin. Merreni parnerin / partneren për një person tjetër. Mos kini frikë të thyeni tabu: duke luajtur “role”, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit.

b.m. / dita

January 7, 2018 11:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*