Lutje për ndihmë, Agimi i Artë po na mbyll shkollën

Nga Iliaz Bobaj October 18, 2013 09:44

Lutje për ndihmë, Agimi i Artë po na mbyll shkollën

E dashur DITA

Para pak ditësh, partia fashiste “Agimi i Artë” në Greqi, përmes një denoncimi pranë organeve të pushtetit lokal, rendit, Drejtorisë Arsimore, etj., ka kërkuar mbylljen e Shkollës Shqipe të qytetit të Patrës në Greqi, si dhe mbylljen e Shoqatës së Shqiptarëve “Emigranti” të këtij qyteti.

Dy janë pikat kryesore ku mbeshtetet ky denoncim; Në mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet shtetit tonë dhe atij grek për hapjen dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe dhe ndalimi i mësimit në mjediset e shoqatës së shqiptarëve të qytetit të Patrës. Ndërsa po hasim vështirësi të shumta për hapjen e vitit të ri shkollor me fëmijtë e shqiptarëve, si sigurimi i teksteve mësimore, sigurimi i mjediseve për zhvillimin e mësimit, marrjen e vendimeve nga ana e bashkisë së qytetit për fillimin e vitit, regjistrimet dhe gjithçka që na duhet për një fillim të mbarë, na duhet tashmë të rendim edhe për përballimin e këtij denoncimi duke harxhuar shumë para nga xhepi ynë, pasi askush nuk na ndihmon për përballimin e kësaj situate.

Duhet thënë se qëndrimi i institucioneve greke dhe veçanërisht i Bashkisë se qytetit të Patrës është në krahun tonë, ashtu siç ka qenë edhe në vitet e tjera. Ky është një qëndrim i vërtetë bashkëkohor, i qytetëruar dhe mirëdashës. Shkolla Shqipe e Patrës ka një aktivitet 5 vjecar. Është shkolla shqipe më e madhe në Greqi (këtë vit shkollor arrin në rreth 150 nxënës, duke patur edhe fëmijë dhe të rritur grekë që mësojnë shqip) dhe mbahet në këmbë me kontribut të plotë vullnetar të këshillit pedagogjik të shkollës. Sikur të mos na mjaftonin të gjitha këto vështirësi,na shtohen edhe vështirësitë që na krijon shteti ynë, i cili nuk do t’ia dijë për këto shkolla.

Në letrat që i kemi dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri për sigurimin e teksteve dhe kërkesat tona të njëpasnjëshme nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kohët e fundit na ka ardhur një përgjigje nga Ministria e Kosovës, ku na njoftohet që tekstet të nxirren nga interneti?! Shqetësimi ynë dhe i prindërve shqiptarë në Greqi është i madh. Megjithatë ne, (shkolla shqipe dhe shoqata “Emigranti shqiptar” në Patra të Greqisë po përballojmë  bashkarisht këtë situatë të vështirë dhe do të bëjmë gjithçka që mbi bazen e ligjeve vendore dhe udhëzimeve te Bashkimit Europian për arsimimin e fëmijve të emigrantëve në gjuhën e tyre amtare, kjo shkollë shumë e organizuar dhe me traditë 5 vjeçare të vijojë rrugën e saj të mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijtë e emigrantëve shqiptarë. Nuk mund të lëmë të shembet ajo që kemi ndërtuar me mund e djersë gjatë gjithë këtyre viteve.

Kemi sakrifikuar jo pak për këtë shkollë dhe vazhdojmë të sakrifikojmë për të. Por duhet të zgjohet nga gjumi shteti ynë, krejtësisht indiferent ndaj shqiptarëve jashtë atdheut, ndaj problemeve dhe shqetësimeve të tyre të ligjshme.

 

Iliaz Bobaj

Drejtor i Shkollës Shqipe në Patra, Greqi

Nga Iliaz Bobaj October 18, 2013 09:44
Komento

8 Komente

  1. ardi October 17, 19:19

    Jane sterniperit e atyre qe nuk deshen krijimin e alfabetit shqip,si dhe vrasesit e veprimtareve dhe mesuesve te pare te gjuhes shqipe.Duhet te rezistoni,dhe ne cdo rast duhet te denonconi veprimet e shtetarve te Greqise jo vetem ne policine greke por edhe tek ambasadat kryesore te huaja.Mos harroni dhe ambasaden e shtetit te Izraelit.

    Reply to this comment
  2. Moza October 18, 08:07

    Z. Bobaj,
    ju lumte per perpjekjet tuaja. Do t’ju rekomandoja te njoftonit Ministren e Integrimit, Znj. Gjoshaj ne menyre qe t’ju ndihmoje te merrni fonde te BE-se nga IPA Cross-Border Albania – Greece qe jane te parapara per aktivitet si shkolla juaj.
    Cdo vit shperndahen rreth 4 milione euro ne Shqiperi dhe Greqi dhe ju duhet te perfitoni nga keto fonde.
    Me respekt,
    Moza

    Reply to this comment
    • elio October 18, 14:51

      E c’pune kane fondet e IPA te cilat, jane te percaktuara se per cfare do te shkojne(sipas projekteve fituese) dhe nuk mundet asnje autoritet te nderroj destinacionin…MOs bej tym kot Moza…se ose nuk merre vesh ose e ke me te keq..
      Sikur zoterinjte te nxirrnin nje numer llogarie do ishte me mire, ne emnyre qe te kishim mundesi sadopak ti ndihmonim…

      Reply to this comment
      • Elira October 18, 16:36

        Elio, BE financon shume projekte nga te dy anet e kufirit. Pse te mos mbeshtese dhe aktivitete qe ben nga shkolla shqiptare ne Patra. Per me teper ne kooperacionin nderkufitar eshte Ministria Integrimit qe bashkevendos se kush jane projektet fituese.
        Jam dakord dhe per hapjen e nje llogarie.

        Reply to this comment
  3. Zigur Qarri October 18, 13:19

    Berisha u perkul ndaj Greqise duke i dhene te drejta minoritarve pa vene asnje kusht reciprok,kur mbi dy milion shqiptare(arvanite,kolonjar,çame dhe emigrante shqiptare) nuk kan as te drejtat me elementare ne Greqi.
    Berisha deshtoi ne çdo drejtim.
    Kur shqiptaret nuk kan marre as edhe nje centimeter nga pronat e tyre ne Greqi,Berisha i dha minoritarve me ligjin 7501 tokat e shqiptareve dhe u tha i “gezofshi”.

    Reply to this comment
  4. Diana October 18, 16:16

    Do ta mbeshtes mendimin e z. elio, hapni nje llogari bankare ku shqiparet jashte e brenda shqiperise te kontribojne me aq sa munden. edhe ne ketej ne chicago jemi shume shqiptare dhe jane jo pak qe do te kontribonin.

    Reply to this comment
  5. antipod October 18, 17:06

    a e kuptoni qe kemi 23 vjet qe na kane rene breket ne fund te kembeve?jemi menderosur krejt,or te nderuar emigrante.

    Reply to this comment
  6. panajoti October 18, 22:05

    Prshendetje Iljaz. Te pergezoj dhe te uroj kapercim te shpejte te veshtiresive.Jam i bindur qe me vullnet behet gjithshka. Shpresoj qe zeri yt te degjohet nga qeveria aktuale. Une do ta marr kete shkrim dhe do ta trajtoj si shqetesim te emigranteve dhe mesuesve te shkolles shqipe ne Patre dhe gjithe greqine per te terhequr vemendjen e qeverise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*