Agimi i Artë apo Agimi i Ferrit në Ballkan?

Nga Myslim Pasha October 7, 2013 10:54

Agimi i Artë apo Agimi i Ferrit në Ballkan?

Arrestimet dhe goditjet ndaj Agimit të Artë në Greqi janё pёrshёndetur këto ditë nga tё gjithё. Kriza greke e lindi Agimin e Artё, por nё tё njёjtёn kohё vendi fqinj po bёn tё pamundurёn pёr ta mposhtur “vetveten shpёrthyese”. Nё kёtё situatё, shqiptarёt nuk ndjejnё ndonjё ngazёllim spektatorёsh nё shkallёt e amfiteatrit ballkanik. Ata janё shumё tё kujdesshёm, tolerantё, bile tolerantё tё tepruar, qё kanё pёrcjell durim ndaj erupsionit neonazist tё “Agimit” qё vetëm i “artё” s’mund tё jetё.

Ajo qё pёrbёn shqetёsimin thelbësor ёshtё prania e kёsaj organizate nё Parlament si parti politike e votuar nga njё pjesё e popullit grek. Kjo e ngёrthen brenda vetes  rrezikun duke na e paraqitur si  gjymtyrё politike naziste tё shtetit. Nuk e ka sfidё vetёm Greqia. Ata bartin nё vete pjesё tё pastёrta tё shovinizmit, nazizmit qё pёrbёn rrezik pёr jetёn shoqёrore dhe zhvillimore jo vetёm tё Greqisё por edhe tё Ballkanit.

Le ta shohim kёtё pёrballje tё shoqёrisё dhe politikёs greke si njё shenjё se demokracia ka shpresё qё tё triumfojё ndaj ekstremit neonazist tё mbërritur nё kёto gjeohapёsira.

Ne shqiptarёt kemi mё shumё arsye qё durimin ta kthejmё nё bashkёjetёsё fqinjore vёllazёrore, larg urrejtjes dhe konflikteve.

Bashkёsia e neonazistёve grekё solli nё skenё tё njёjtat fraza urrejtje dhe pёrndjekjeje qё kanё buruar qyshkuri midis Helenёve dhe Ilirёve. Autorёt antikё i kanë sjellë tek ne si ndajshtime me tё cilat etiketoheshin tё epёrmit (veriorёt) tё cilёt sipas tyre “ishin barbarё” dhe flisnin njё gjuhё qё nuk ishte helene “dhe ish po kёshtu gjuhё barbare”

Neonazistёt i morёn dhe i risollёn këto nё kohёn tonё. “Targeti” i tyre i parё u bё Shqipёria dhe shqiptarёt, e sidomos shqiptarёt qё punojnё nё Greqi. Ata u vunё nё shёnjestёr dhe u provokuan shumё herё. Shteti grek dhe gjymtyrёt e tij heshtёn. Kjo ishte shqetёsuese.

Ata fyen Dheun dhe historinё tonё, sulmuan figurat tona tё epёrme tё historisё dhe vetë Gjergj Kastriotin, ata pёrdhosёn flamurin. Nё krahun tonё u pa sёrish durimi dhe maturia.

Neonazistёt  u futun nё Dheun e shtetit shqiptar nёn emra tё pelegrinёve qё vinin tё bёnin homazhe nё “varre tё tё rёnёvё” nё troje Arbёrore duke pёrdorur fjalime kinse tё shenjta, por naziste nё thelb.

Ata erdhёn nё Kakavijё duke pёrsёritur po tё njёjtёn skenё tё fillimit tё viteve tetёdhjetё kur shtabet ushtarake greke tё frymёzuara nga Klerikё Orthodoksё zhvillonin stёrvitjet nё taracёn e postёs sё Kakavijёs pёr tё treguar se ku janё trojet e tё ashtuquajturit “ Vorio Epir” si njё parapёrgatitje pёr sulm.

Ata pothuajse me dhunё depёrtuan nё Himarё dhe sulmuan edhe mediat vizive. Tё gjithё i kemi parё parrullat e tyre tё stërmёdha: “Atje, atje në Përmet do të ngrejmë flamurin grek”, ose “Vorio Epiri është Greqi, do të kthehemi sërish ta çlirojmë këtë tokë”, etj.

Janё shёmbujt mё tё pakёt, sa pёr tё thёnё dhe dёshmuar se mё shumё se kudo tjetёr jashtë Greqisë, kjo lёvizje e ferrit grek ishte e drejtuar kundёr Shqipёrisё dhe shqiptarёve.

Jemi nё njё situatё, në të cilën na duhet njё pjekuri veprash diplomatike. Qё durimin tё mos e çojmё si pёrulje, qё secilin akt ta presim e pёrcjellim me dinjitet. Ky dinjitet duhet tё shtrihet tek fqinjёsia, barazia, reciprociteti dhe sidomos tek synimi real historik i sё Drejtёs Ndёrkombёtare Çame, pёr tё cilёn poshtё hijes sё Agimit tё Ferrit nuk duhet tё ketё inferioritet.

Heshtja e Qeverisё qё ra, dhe iku, ndaj tё gjithё kёsaj veprimtarie ka qёnё njё pёrulje ndaj rrugaçёrisё sё këtyre segmenteve politike fqinje.  Ato ishin vijim i njё politike antikombëtare tё lёshimeve tё mёdha, tё heshtjes ndaj veprave antiçame, ndaj Marrёveshjes Detare Kriminale, ndaj varrezave tё ushtarёve grekё etj. Në këtë kontekst, masat e njё skuadre prokurorёsh tё shtetit grek ndaj Agimit tё Ferrit, janё guxim i ligjit dhe i demokracisё qё duhen pёrshёndetur.

 

 

Nga Myslim Pasha October 7, 2013 10:54
Komento

4 Komente

  1. VEYHGUESI October 7, 11:17

    QEVERIA SHQIPTAREV DUHET TE MBAJE QENRIM TE REGULLT SIC E KANE VENDOSUR SHTETET NE EVRO[PEN E BASHKUAR DHE NE RAST SE GREQIA KAZHDON POLITIKEN E SAJ EDHE QEVERIA SHQIPTARE TE VAZHDOJE TE KERKOJE TE DREJTAT E SAJ DHE NUK DUHET TE KETE FRIKE AS NGA GREQIA E AS NGA ASKUSH QE PRETENDOJNE TE MARIN NJE COPE NGA SHQIPERIA JONE KA IKER KOHA E FRIKES SKA BURRA QE E TREMBIN SHQIPTARIN KUDO QE JETON DHE KETE DUHET TA VENE NE KOKE TE GJITHE POPULLI DHE POLITIKANET.

    Reply to this comment
  2. ariani October 7, 16:31

    Edhe helenet e lashte nxore ‘naziste’ o Pasha i Stambollit?

    Reply to this comment
  3. patriot October 8, 10:13

    z. pashaj, asnje prej shquptareve nuk eshte cenuar nga Agimi i Arte mos genje, edhe nje djale qe u godit ne Lamia nga nje i agimit, ishte personale. Agimi i Arte eshte ne fiolozofi bashkepunimi me shqiptaret. ata sulmojn vetem aziatiket. Po si ne Tirane, dhe Athine, ja kan friken se Afimi i Arte do te ndertoje shtet epiriote, pasi ka me mijera shqiptare nga Vlora Korca Gjirokastra brenda.

    Reply to this comment
  4. edi October 9, 15:17

    agimi eshte ne Greqi, po c’t’u bejme ketyre deputeteve tane qe votojne me unanimitet mbi 100 vota anetarin e tyre ne Shqiperi Dulen si nenkryetar parlamenti!!! Ehhh… shume duhet te kete vuajtur ne kurriz Konica tek tha: “E keqja Shqiperise i vjen nga Shqiptaret!”

    e mos harroni: greket e dine mire kete fakt. ne shitemi shume lehte. kujto priftin e permetit, ose hajdutin e pulave te viteve para 1990.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim