Agjencia e lartë e inteligjencës amerikane hedh poshtë dyshimet se COVID-19 u krijua në laborator

May 1, 2020 21:21

Agjencia e lartë e inteligjencës amerikane hedh poshtë dyshimet se COVID-19 u krijua në laborator

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare ka publikuar një deklaratë gjatë së enjtes ku thuhej se “komuniteti i inteligjencës nuk është i mendimit se coronavirusi i ri që ka pushtuar globin të jetë krijuar nga dora e njeriut apo të jetë i modifikuar gjenetikisht”.

Më tej, në deklaratë thuhej se agjencia po heton nëse virusi ka dalë nga një laborator në Vuhan të Kinës, edhe pse kjo teori është hedhur poshtë nga shkencëtarët, të cilët kryesisht besojnë se virusi ka kaluar nga kafsha tek njeriu në mënyrë natyrale.

Duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë, The New York Times raportoi se disa zyrtarë të administratës Trump kanë nxitur agjencinë e inteligjencës për të kërkuar për prova që mbështesin teorinë e pabazë se prejardhja e virusit vjen nga një laborator i Vuhanit, teksa presidenti Donald Trump vijon fushatën ku fajëson Kinën për pandeminë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), ka qenë ndër personalitetet kryesore që ka nxitur shërbimet e inteligjencës që të kërkojnë më shumë informacion, thuhej në raport.

Analistë të komunitetit të inteligjencës kanë shprehur shqetësimin se presioni nga këta zyrtarë të lartë mund të shtrembërojë vlerësimin për virusin.

Pjesa më e madhe e agjencive të inteligjencës mbeten skeptikë se do të mund të zbulohen ndonjëherë fakte bindëse për lidhjen e virusit me laboratorin në Kinë.

Numri i rasteve të konfirmuar me COVID-19 në SHBA i ka tejkaluar 1.06 milionë, ndërsa janë regjistruar 63.001 viktima, sipas Institutit John Hopkins.

e.k. / dita

May 1, 2020 21:21
Komento

3 Komente

  1. Ilir May 1, 21:33

    Si ka mundesi qe coovid-19 u izolua vetem ne Wuhan, dhe nuk u shpernda ne te gjithe Kinen, ndersa u shpernda ne shumicen e shteteve te Botes, pra thuajse ne te gjithe Boten ?
    Si ka mundesi qe ky virus eshte njesoj aktiv si ne vendet e ftohta ashtu edhe ne vendet e nxehta ?

    Reply to this comment
    • intelektuali May 2, 08:13

      JA EDHE NJE PYETJE TJETER PER SPIUNET E PAGUAR NGA SOROSI NE CIA-N DEBILE DHE DALLKAUKE:

      Pse Bostat e Partise Komuniste te Mao Ce Dunit ne Kine u fshehen si minj haleje ne bunkeret e nendheshem sekret menjehere sapo mesuan se virusi i Laboratoreve te Vuhanit u kishte dale nga kontrolli, qe ne fillim te tetorit te 2019 dhe pse nuk njoftuan menjehere Boten dhe OBSH e paguar nga taksapaguesit e SHBA, por e lane alarmin per 31 dhjetor 2019 kur linjat ajrore gumezhinin nga aeroplanet si “mizat mbi mut” per Vitin e Ri duke infektuar ne kete menyre kriminale gjithe Boten?

      njashtu:

      Si Enveri ne Kohen e Koleres Bolshevike ne Shqypni nuk njoftoi shqyptaret per rrezatimin fatal nga Cernobili ne prill te 1986, por per vete dhe spiunet e tij u kujdes te mbulonte dritaret me perde prej plumbi qe dalloheshin nga bulevardi,

      prandaj:

      EDHE PRESIDENTI TRUMP NUK I KA BESIM CIA-S QE E PAGUAN SOROSI PER TE MBULUAR “MUTIN” KINEZ ME RECEL MASHTRIMI.

      Reply to this comment
  2. intelektuali May 2, 08:13

    JA EDHE NJE PYETJE TJETER PER SPIUNET E PAGUAR NGA SOROSI NE CIA-N DEBILE DHE DALLKAUKE:

    Pse Bosat e Partise Komuniste te Mao Ce Dunit ne Kine u fshehen si minj haleje ne bunkeret e nendheshem sekret menjehere sapo mesuan se virusi i Laboratoreve te Vuhanit u kishte dale nga kontrolli, qe ne fillim te tetorit te 2019 dhe pse nuk njoftuan menjehere Boten dhe OBSH e paguar nga taksapaguesit e SHBA, por e lane alarmin per 31 dhjetor 2019 kur linjat ajrore gumezhinin nga aeroplanet si “mizat mbi mut” per Vitin e Ri duke infektuar ne kete menyre kriminale gjithe Boten?

    njashtu:

    Si Enveri ne Kohen e Koleres Bolshevike ne Shqypni nuk njoftoi shqyptaret per rrezatimin fatal nga Cernobili ne prill te 1986, por per vete dhe spiunet e tij u kujdes te mbulonte dritaret me perde prej plumbi qe dalloheshin nga bulevardi,

    prandaj:

    EDHE PRESIDENTI TRUMP NUK I KA BESIM CIA-S QE E PAGUAN SOROSI PER TE MBULUAR “MUTIN” KINEZ ME RECEL MASHTRIMI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim