Agjencia franceze paralajmëron: Fikni pajisjet 5G në fluturim, rrezikojnë avionin
Nga Arkiva
Autoriteti francez i aviacionit civil (DGAC) ka thënë se gjenerata e re e telefonave smart 5G mund të ndikojnë në sistemin e aeroplanëve gjatë fluturimit.
Prandaj, ky institucion rekomandon që telefonat e tillë të fiken gjatë fluturimit.
“Përdorimi i pajisjeve 5G në aeroplan mund të rrezikojë apo të ndërhyjë në atë mënyrë që të bëhen gabime në leximin e lartësisë”, tha një zëdhënës i agjencisë.
Agjencia tha se pajisjet e tilla mund të shkaktojnë gabime në sistemin e aeroplanit që është shumë i rëndësishëm gjatë uljes. Prandaj thirrja e saj është që pajisjet 5G të fiken plotësisht ose të vendosen në “airplane mode” gjatë fluturimit.
Për shumë kohë, shumica e vendeve kanë kërkuar që telefonat smart të fiken ose të vendosen në modalitetin e aeroplanit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
DGAC gjithashtu tha se ka vendosur kushte për pozicionimin e stacioneve të rrjetit 5G në mënyrë që të kufizonte rreziqet e ndërhyrjeve gjatë uljes në aeroportet franceze.
“Fuqia e këtyre stacioneve afër aeroporteve është e kufizuar”, tha agjencia.
Autoritetet kanë bërë testime duke filluar nga fundi i vitit të kaluar pasi në atë kohë operatorët e telekomunikacionit morën lejen për të filluar shpërndarjen e shërbimeve 5G. / REL
j.l./ dita
Ceno, sado ta kundershtosh, i doli fjala Fredo Cakos.