Agjencitë turistike i kundërvihen Ahmetaj: Jeni fajtor për çmimin e shtrenjtë të biletave

December 22, 2015 16:37

Agjencitë turistike i kundërvihen Ahmetaj: Jeni  fajtor për çmimin e shtrenjtë të biletave

Operatorët turistike që janë ankuar vazhdimisht për çmimin e lartë të biletave të avionëve këtë radhë ia kanë bërë kritikat në sy ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“Ulja e tarifave të  shërbimeve  aeroportuale do të ndikonte në uljen e cmimit te biletave për qytetaret”, janë shprehur ata, teksa  i kerkuan Qeverisë të shohe këto tarifa pasi jane me te lartat në Europë.

Ministri ka përsëritur premtimin që e bën prej tre muajsh se do të rishikohen tarifat. “Ështe arritur marrëveshja me koncesioanrin për heqjen e ekskluzivitetit dhe ccmimet e tarifave do të shikohen ne nje faze te dyte”.

Shqipëria vazhdon të ketë çmimet më të shtrenjta të biletave  për qytetaret.  Ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk ofron shërbimin e fluturimeve “low cost” për qytetarët. Ky shërbim ofrohet edhe në vende si Maqedonia e Kosova me një fluks shumë herë më të ulët të udhëtarëve.

December 22, 2015 16:37
Komento

5 Komente

  1. Lagunari December 22, 16:57

    Debatet kurdohere jane te frytshme, e njejta gje vlen edhe ne rastin konkret. Cmimi i larte i biletave vjen si rezultat i mosheqjes se ekskluzivitetit aeroportit Nene Tereza. Heqja e ekskluzivitetit aeroportit do sillte venien ne funksion te aeroporteve te tjere, kjo do sjelle edhe uljen e cmimit.

    Reply to this comment
    • OBJEKTIVI December 22, 17:05

      Cmimi i biletave do ulet atehere kur te liberalizohet ky treg. Po punohet per heqjen e ekskluzivitetit Aeroportit te Rinasit. Kjo do vinte ne funksionim Aeroportin e Kukesit po ashtu edhe atij te Sarandes, apo ndertimi i ndonje aeroporti tjeter. Kjo do beje te mundur uljen e cmimit te biletave

      Reply to this comment
      • Klajdi December 22, 17:17

        Qevreria eshtd shprehur e gatcme per uljen e cmimeve te biletave ne me shume se nje here. Shume here kan dale si ministri ahmetaj si haxhinasto per kte gje. Mbi te gjitha jane shprehur shume kompani te ndryshme low cost te operojn ne vendin tone!

        Reply to this comment
    • Doori December 22, 22:21

      Cmimi i biletave te fluturimeve kane qene gjithmone me te lartat… Duhet t kishim ķundershtuar shume kohe me pare se ne momentin qe aeroporti u dha me koncesion eshte shume e veshtire te prishet marrveshja aq me pak me nje kompani te tille qe ka shume vite qe operon ne tregun shqiptar. Ndaj mendoj se ky heqja e ekskluzivitetit eshte proces qe do kohe

      Reply to this comment
  2. Doori December 22, 22:18

    Te pakten tani ,agjensive u merren parasysh kerkesat qe kane se me pare nuk I perfillte njeri madje nuk kishin te drejte as te shtronin nje ceshtje ! !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim