“Agjentët” lihen në burg dhe roli i pasqaruar i ndjekjes së furgonit

February 12, 2016 12:55

“Agjentët” lihen në burg dhe roli i pasqaruar i ndjekjes së furgonit

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë prej 15 ditësh paraburgim për dy persona të arrestuar si agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Alfredi Kallmi dhe Antonio Toska do të qëndrojnë të paktën 15 ditë në burg dhe mund të dalin nëse prokuroria nuk sjell prova bindëse në gjykatë për akuzën e ngritur.

Ata u arrestuan dy ditë më parë pasi ndiqnin një furgon që ecte në rrugë, drejtuesi i të cilit lajmëroi policinë.

Megjithatë, dy të arrestuarit kanë thënë se janë punonjës të Qendrës Investigative në Tiranë, e cila është një kompani private.

Duke qenë “në shërbim”, këta dy shtetas deklarojnë se kanë parë një furgon me targa të Durrësit, i cili i është dukur i dyshimtë dhe e kanë ndjekur me mjetin e tyre tip “Mercedez”, me qëllim për t’i bërë kontroll.

Meqenëse drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, ata e kanë parakaluar dhe i kanë kërkuar një patrulle policie që të ndalojnë mjetin furgon. Policia thotë se dy të arrestuarit nuk kishin asnjë të drejtë ligjore për të kontrolluar furgonin.

Sqarimi i Prokurorisë:

Këta dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit pasi në dt. 10.02.2016, duke deklaruar se janë punonjës policie, kanë tentuar të ndalojnë shtetasin F.F., i cili po udhëtonte me mjetin e tij furgon nga Berati në drejtim të Durrësit.

Pas arrestimit nga policia, dy personat e dyshuar kanë deklaruar se janë punonjës të Qendrës Investigative në Tiranë, e cila është një kompani private. Duke qenë “në shërbim”, këta dy shtetas deklarojnë se kanë parë një furgon me targa të Durrësit, i cili i është dukur i dyshimtë dhe e kanë ndjekur me mjetin e tyre tip “Mercedez”, me qëllim për për t’i bërë kontroll. Meqenëse drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, ata e kanë parakaluar dhe i kanë kërkuar një patrulle policie që të ndalojnë mjetin furgon.

Ndërkohë, drejtuesi i furgonit, shtetasi F.F., duke qenë se është ndjerë i trembur nga shoqërimi që po i bënte mjeti Mercedez, ka njoftuar policinë e shtetit, në numrin 129.

Në momentin që patrulla e policisë, nën sugjerimin e dy ‘agjentëve”, ka ndaluar mjetin furgon, në radion e tyre marrin porosi që të sqarojnë situatën, pasi drejtuesi i mjetit furgon ka njoftuar për një situatë të dyshimtë shoqërimi nga mjeti Mercedez.

Pasi janë shoqëruar të gjithë personat në komisariat, rezultoi se “agjentët” Kallmi dhe Toska nuk kishin asnjë të drejtë ligjore për të kryer ndalim dhe kontroll mjetesh.

Në këto kushte, Prokuroria e Beratit krijon dyshimet e arsyeshme se Alfred Kallmi dhe Antonio Toska kanë konsumuar veprën penale “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Ndërkohë, gjykata dha masën e sigurisë me afat, duke i kërkuar Prokurorisë që gjatë dy javëve të sigurojë prova të mjaftueshme mbi faktin se me çfarë baze funksionon kjo shoqëri private. Prokuroria e Beratit, në seancë ka paraqitur argumentin se atributet e policisë gjyqësore i kanë vetëm organet shtetërore të ngarkuara me ligj dhe nuk mund t’i ketë asnjë organizëm privat.

Gjithësesi, gjykata ka vendosur që brenda 15 ditëve Prokuroria t’i sqarojë gjykatës së kush mbart rolin e Policisë Gjyqësore, gjë që në fakt është parashikuar shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, atributet për ndalimin dhe kontrollin e qytetarëve e ka vetëm policia gjyqësore e institucioneve shtetërore dhe jo përfaqësues të kompanive private.

/Dita/

 

 

February 12, 2016 12:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*