Agjenti i infiltruar zbuloi rrjetin e minave me telekomandë, ja roli i tre ushtarëve

July 15, 2014 17:16

Agjenti i infiltruar zbuloi rrjetin e minave me telekomandë, ja roli i tre ushtarëve

Ora News ka mësuar detaje të tjera në lidhje me minat celular të sekuestruara sot në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve hetimore, prokuroria ka infiltruar një agjent të policisë, që bëntë rolin e blerësit për lëndë plasëse.

Sakaq, këto burime bëjnë me dije se tre të rinjtë e arrestuar për trafikim të lëndëve plasëse në telefon kishin role të ndryshme. Alban Donaj ishte personi që ndërtonte mekanizmin e bombës së montuar me celularin, ndërsa Fran Kola siguronte lëndën plasëse C4 dhe kartat e telefonit me aparëtët celularë.

I riu tjetër, Kleo Gjinkola ishte personi që gjente blerësit e interesuar. Sipas burimeve, të të rinjtë merrnin nga 1800 deri në 2500 euro për çdo bombë të montuar me aparat celular. Lënda plasëse sigurohej nga qyteti i Shkdrës, nga disa persona që e trafikonin atë nga Mali i Zi. Ndërsa kartat e telefonit dhe aparatët celularë bliheshin në tregun e zi dhe më pas bëhej montimi i tyre

Tre të rinjtë, ushtarë profesionistë në repartin e Vaut të Dejës u arrestuan  gjatë paradites së sotme, si pjesë e një grupi kriminal të prodhimit dhe tregëtimit të bombave-celularë.

Ndalimi i tyre është bërë nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në policinë e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda në sajë të operacionit të koduar “Profesionisti”.

Të arrestuarve iu gjetën dhe sekustruan 7 mina të telekomanduara me anë të telefonave celular, me përbërës:7 eksplozive të llojit C4;7 telefona celularë te lidhura me eksplozivat me material sinjal përcjelles7 mekanizma shpërthyes detonator.

Në prangat e policisë kanë rënë tre organizatorët e trafikut të bombave celularë, përkatësisht:

1-Kleo Gjinkola 22 vjeç lindur dhe banues ne Shengjin, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.

2-Alban Donaj 22 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Laim i Ri, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.

3-Fran Kola 25 vjeç lindur dhe banues ne Balldre, Lezhe me detyre ushtar profesionist prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.

July 15, 2014 17:16
Komento

2 Komente

  1. çeço Selimi July 15, 17:46

    Se çfare iu gjeten ne flagrance u muar vesh, por me e rendesishme eshte te zbulohet per ato qe jane shitur, qe kane marre jete njerezish? Ata kane dijeni : Kur ?Ku jane perdorur?

    Reply to this comment
  2. lili July 16, 05:39

    22 vjeç edhe me nje rejet e aftesi kaq te bjere …. Pa e shkurt si historique,se jeta nuk ishin Halla ne ushtri kur cellularet krisshin ne kater anet e shqiperise…kush va la mesuar zanatin du ma shume ndoshta?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*