E si të mos ketë të drejtë sharlatani Luçiç?

January 11, 2016 17:12

E si të mos ketë të drejtë sharlatani Luçiç?

“Nëntoka serbe, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë civile në Shqipëri”.

Autori i kësaj deklarate, Dejan Luçiç, është një personazh jo pak i njohur në Serbi.

Nëse disa libra të tij kanë për zemër tema me spiunazh, teori konspiracionesh dhe komplote ndërkombëtare, thënia e mësipërme dhe gjithë intervista që ka dhënë në emisionin e fundit televiziv “Në Qendër”, më shumë se konspiracion, bie era ngjarje e zhvillime të ndodhura rregullisht në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në rajon.

Po çfarë ka deklaruar me pamje prej eksperti Luçiç?

“Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman… Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe”.

Në vijim, Luçiç fton hapur shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore.

Emisioni televiziv

Emisioni televiziv

“Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mund të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarëve në Shqipëri u tretet ëndrra për ‘Shqipërinë e Madhe’”,- thotë ai.

Është i bindur se politika serbe me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës, mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri dhe Kosovë.

“Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja… luftë fisnore mes shqiptarëve. Në Kosovë, nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”, deklaroi së fundi Luçiç.

Po kush është Dejan Luçiç?

Ka lindur në Beograd në vitin 1950. U diplomua nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, së bashku me disa emra që më pas do të kallnin Ballkanin dhe ish Jugosllavinë në flakë: Është fjala për ish-kreun e shërbimit të sigurimit të shtetit Jovica Stanishiç dhe komandantin e njësive speciale Franko Simatoviç, i mbiquajtur Frenki, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës për krimet e luftës.

Dejan Luçiç

Dejan Luçiç

Është fakt i njohur shoqëria e tij jo vetëm krerët e shërbimit sekret serb, por edhe me njerëzit e krimit dhe trafiqeve (shpesh këto dy grupe ishin e njëjta gjë); lidhje këto që kanë prodhuar një seri botimesh që lidhen me trafiqet e armëve dhe drogës në Ballkan e më gjerë.

Parapëlqen edhe tema si teoritë e konspiracionit, frankmasoneria, shoqëritë sekrete, Kisha Katolike Romake, etj.

Nuk ka munguar dhe një libër mbi “mafien shqiptare të UÇK-së”; por në përgjithësi, Luçiç ka oreks të veçantë për të ngjallur debate dhe përdorur gjuhën e urrejtjes, me të cilën ka stigmatizuar Vatikanin, myslimanët, hebrenjtë, kroatët, shqiptarët, etj.

Në fillim ka qenë anëtar i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO) të Vuk Drashkoviçit.

Një krenari të veçantë shpreh për origjinën e familjes së tij, duke thënë se është një pasardhës i Jelena Markoviçit, anarkistja e famshme e cila në 11 tetor 1882 në Kishën Katedrale në Beograd qëlloi pa sukses mbi Mbretin Millan Obrenoviç. Komplotet ndaj Obrenoviçëve 20 vite më vonë do të sillnin eliminimin e tyre nga grupi i oficerëve të “Dorës së Zezë” dhe ardhjen në fron të dinastisë Karagjorgjeviç.

Me një sy të parë, deklaratat e hapura, pozat teatrale dhe qëndrimet e mëparshme të Dejan Luçiçit, tradhtojnë një prirje drejt famës në dobi të librave të tij.

Padyshim, ai nuk mund të flasë për një linjë zyrtare të shtetit serb, tashmë që shumë gjëra po ndryshojnë në politikën zyrtare të Beogradit. Por politika zyrtare është e qeverisë në pushtet dhe kryeministrit Vuçiç, ndërkohë që xhepa dhe grupime antishqiptare dhe mjaft “anti” të tjera, gjen në bollëk në Serbi.

Damir Fazlliç

Damir Fazlliç

Nuk është e rastësishme miqësia e Luçiçit me Jovica Stanishiçin, të cilin me Shqipërinë nuk e lidh vetëm qenia shef i UDB-së në kohën e Millosheviçit, por edhe nipi i tij Damir Fazlliç dhe aferat e këtij të fundit me familjen Berisha dhe kreun e PD, Basha.

Le të përqëndrohemi në një kënd tjetër analize: Përtej kollajllëkut pompoz të retorikës së Luçiçit, deklaratat e tij përkthehen realisht, në ngjarje që kanë ndodhur në Shqipëri.

Duke lënë mënjanë të kaluarën e largët, kundërvëniet gegë-toskë, Veri-Jug, shfrytëzimi i vrasjes së dikujt për të çuar drejtimin e ngjarjeve diku tjetër dhe akuzuar ndërkaq kundërshtarin politik, janë ngjarje dhe sekuenca ende të freskëta në Shqipëri, e padyshim edhe në Kosovë.

Shteti shqiptar shkatërrohet lehtë? Ngjarjet kanë treguar se, fatkeqësisht, po. Ka ndodhur në vitin 1991 e 1997, kur – fakte kanë dalë pafund, dëshmitarë kanë folur – Berisha dhe njerëzit e tij armatosën civilë nga veriu i vendit dhe i nisën drejt jugut.

U vra Arben Broci dhe tre të tjerë në Shkodër, më 2 prill 1991, dhe u akuzua policia e qeveria e kohës, çka solli zgjedhje të reja. U vra Azem Hajdari dhe u akuzua Fatos Nano e shumë të tjerë. Dhe nëse në Kosovë fitila të tillë përçarjeje ndodhnin për shkak të okupimit, në Shqipëri këto bëma nuk i bënte një njeri misterioz që nuk donte shtetin; por vetë kreu i shtetit!

Dhe bataku i sotëm prej nga nuk po dalim dot, me lëmshin e qëllimshëm të pronave dhe profilin e njerëzve të fortë të politikës në një shtet të institucioneve të dobëta, e kemi dhuratë, mesa duket edhe për mjaft kohë, nga kjo metodologji që për hir të së vërtetës, nuk është e re por e lashtë sa vetë historia njerëzore.

Kjo shkollë është ende në fuqi. Jo shumë kohë më parë, kreu i ri i PD-së i mëshoi fort një akuze ndaj kryeministrit Rama, që “të mos mbjellë farën e përçarjes duke anatemuar veriorët”, pas një batute të këtij të fundit.

Mitingu i fundit

Mitingu i fundit

Kaq u desh dhe mitingu i fundit i PD-së u mbush me parrulla, “Kujdes me Veriorët”, “Mos e kruj me Veriun” etj.

Djegia e bunkerit prapa ministrisë së Brendshme, ishte një ndihmë për të krijuar imazhin e “trazirave në Tiranë”, teksa në Prishtinë ende kriza politike që ka për themel krijimin enjë Serbie të dytë brenda Kosovës, njeh vetëm përshkallëzim.

Personazhe të çatrafiluar serbë si Dejan Luçiç mbajnë leksione, japin intervista e botojnë libra. Ndërsa në Tiranë princa të zjarrvënies si Berisha, po plaken me lezet, duke u vjetruar si patriarkë të politikës që japin jo thjesht mendime, por urdhra; që bëjnë akuza mbarë e mbrapsht, që tendosin apo lirojnë fijet e pushtetit sipas lojës së rradhës, dhe s’u hyn gjemb në këmbë.

E si të mos ketë të drejtë Dejan Luçiç? /Dita/

 

January 11, 2016 17:12
Komento

39 Komente

  1. dardan January 10, 19:07

    Normal qe mundet se e kan provu ne Shqiperi disa here. E fundit ishte praglufta civile ne vitin 97 qe e organizuan me agjentet te tyre Berishoviq Salija (dhender i Cerna Gores) dhe Hajdaroviq Azem (kryesagjent i UDB i ngarkuar per shkaterrimin e Arkivave te Sigurimit Shqiptar).

    Reply to this comment
    • dfg January 10, 21:08

      Vrisni sa te doni katolike,myslimane,bektashiane apo ortodokse se NUK E RRUAN NJERI TRAPIN per kete pune ne Shqiperi!
      Nuk e di se ne cfare niveli eshte BUDALLALLEKU ne Kosove per keto pune!!
      Megjithate kjo LUFTE CIVILE eshte me e lehte te filloje se atje ka BUDALLENJ qe per nje ndeshje futbolli VRASIN NJERI TJETRIN!!!

      Reply to this comment
    • Pali January 11, 05:14

      Duke shkaktuar luften midis katolikeve mysylmaneve shqiptare ne Malsi u krijua shteti Malzi-Monetegro. Duke shkaktuar luften midis ortodoksve dhe myslmaneve shqiptare u krijua shteti Greqi.

      Reply to this comment
    • Partizani January 12, 01:16

      Epopea e studenteve te DHJERE te mobilizuar nga SIGURIMI dhe CIA e UDB-ja:

      Shkruar nga Shevqet Musaraji!

      U mbyt gjemia
      Me federale.
      “ – Vraponi burra,
      Kush mund te dale!

      Pacet fashizmit
      E Vinceremos
      Se iku koha
      E Babaqemos.

      Pa me fashizmin
      Glorian romane
      Vate dhe corba
      Musoliniane…

      C’e ndreq me popullin
      qe s’di c’kerkon!
      Do kthyer fleta
      Sa s’eshte vone!

      Pa dy – tri pushke
      Dhe ne armiqve
      Addio bello
      Prone e cifliqe!

      Do na mbulojne
      Plehrat e tokes,
      Do ngrihen kembet
      T’i bien kokes.

      Do dale djalli
      Nga fundi i dheut
      Do ngrihet bujku
      T’i thote beut:

      – C’beje zotrote
      Bej efendi,
      Kur une luftoja
      Per Shqiperi? –

      Pa do na nxjerre
      Kushedi c’deftere
      Zjarri i xhehnemit
      Mbi ne do bjere..!

      Prandaj o burra!
      Dhe ne ne cete.
      Atdhene e lire
      Ta bejme vete.

      T’i kthejme krahet
      mikut qe patme,
      t’i marrem xhane,
      se ndryshe vame…!”

      Pa kur t’i shohesh
      Dervene – dervene
      Ne vend te pushkeve
      Gota dhe ene.

      Jaka te ngrira,
      Bastun, ombrella,
      Pantofla, guante,
      Pizham, kapella.

      Te gjithe te pushkes,
      Te gjithe te malit…
      Tani qe i rane
      Patkonjte kalit.

      Na ngordhi kali
      I rane thonjte
      C’po vrapon balli
      T’i heqe patkonjte.

      “Na zien ne deje
      Gjak shqipetari,
      S’durojme kurre
      Zgjedhe barbari!

      Do bejme lufte
      De more de.
      Si lum ti popull
      Mezi na ke!”

      Pa nis dollia
      Theren kurbanet
      Varda rakia
      “Poshte italianet!”

      “Do bejme lufte
      Do tundim malet”
      Dhe fshati qeshet
      Dhe bota tallet

      Dhe vendi pyet
      “C’vapor i solli?
      Ku ish gjer dje
      Kjo fare sokoli?

      C’thua ti Daj Ceno?”
      “ – S’di gja o vlla
      Me bahen jane bullica
      Ne tevdil hava…”

      “Do bejme lufte
      Me armiq barbare,
      S’keni ku futeni,
      Dridhuni tradhetare!”

      “Kush jane tradhetaret?”
      “Shohim e bejme,
      Te marrim frenat
      Pastaj e gjejme…”

      “E bene luften
      Me pula strena,
      Tash dun dhe frena…”
      – Gjemon Daj Cena

      “-Dynjane sulltane
      E nderrun keta horra
      Dhe nje here dajakun
      S’e leshuan nga dora.

      Tash tek ne vrapin
      Si qente per petlla,
      Me na heq syte,
      me na vu vetlla…

      Po kush s’i njef se..!
      Nji ku ua thot daja
      Me kesi horrlliqesh
      Eshte ngope dynjaja!”

      Pellembe e gjak
      Andej matane.
      Luftojne e s’tuten
      Bijte partizane.

      As buke,as uje,
      As lecke veshur.
      Kepucet shqyer.
      Po armet ngjeshur

      Nga lufta kthehen
      Shkembinjsh deboje
      me gaz ne buze,
      me kenge ne goje.
      PS:Ne vend te luftes me pushke keta studentet bene lufte me sallame,qofte ,raki dhe….pak QEJF gjate neteve te greves!
      Ka qene greve “heroike”,njelloj si “beteja e SALI-GRADIT”!!!

      Reply to this comment
  2. Bimi January 10, 19:08

    Vritni sal berishen aman se nuk akuzojme asnje grek vetem beheni.

    Reply to this comment
  3. Niku January 10, 19:13

    Saliu për 25 vjet politiken e ketij ka bere ne Shqiperi. Shqiptare, behuni te zgjuar, feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe nje komb, nje gjuhe. Vetem keshtu u shuhet endra ketyre komshive qe enderojne diten me diell.

    Reply to this comment
  4. Drenicak January 10, 19:20

    Shume cakt e ka than shkau ose serbi.
    Dje ne protest eshte brohoritur allahu ekber gjat hudhjes se molorovit
    Dihet qe lojtari kryesor per ket vllavrasje ne kosove eshte Shefqet Krasniqi dhe Albin Kurti kush buk e beson do e perjetoj shume pejt ket tragjedi.
    Ramushi eshte i trash me i kuptu derdhit e Albinit dhe Shefqetit .
    Para disa ditesh ne Gjilan ja dhan nje kuran dhe e futen ne kurthen kuranore Ramushin.
    Thaqi per egoizem eshte ne gjendje mi kall flak .
    LDK eshte grupacion edhe magjupin me ja ban pushtetar i nenshtrohet.

    Reply to this comment
  5. Shqiperia etnike January 10, 19:30

    Domosdo saliun tuajin e keni .Shum shpejt do shkoni andej nga keni ardhur .Njerez te eger,njerez karpatesh,

    Reply to this comment
  6. astrit January 10, 19:31

    Nje budalla serb qe vazhdon te enderoje, serbet fale trashesise se tyre mendore i kane humbur luftrat qe i nisien me potere e kane perfunduar ne qeramanet me te medhej te ballkanit.

    Reply to this comment
  7. E po kjo pune! January 10, 19:32

    Dora e zgjatur e serbo-grekut ka qene gjithnje prezente. Rasti i fundit pengmarrja e reformes ne drejtesi. Largohen ekspertet e PD!!!!…. deshtojne sepse ashtu jane dhene porosite nga serbo-greku sepse drejtesi normale do te thote shtet normal dhe qerim i plehrave te greko-serbit. Vec tryeze politike nuk duhet te kete per kete reforme sepse eshte konflikt interesi. Parlamenti i qelbur i listave te beje edhe kete votim dhe ti hape rrugen drejtesise dhe pastaj zgjedhje te reja me ligj mazhoritar. Reforma ne drejtesi nuk do te jete jetegjate nese nuk behet reforme elektorale dmth rikthim ne ligj dinjitoz per votuesin sic ishte ai mazhoritar me korrektim kombetar. Mos u futni ne kurthin e lidershipit arkaik te PD se nuk eshte ai po jane ustallare te tjere ne serbi qe mbajne peng vendin prej dekadash.

    Reply to this comment
  8. a do ta censuroni..te shohim January 10, 19:38

    sakte !

    varianti i 2 prillit 1991 te zbatuar nga udb dhe ca elezbiberoamerikane te serbizuar..

    vrit nja 4 “demokrat”e nga mbrapa dhe akuzo socialistet…dhe u vu saliserbi nga rajersonovici dhender i serbise..

    te njejten skena bisha serbe desh e realizoi ne 21 janar

    faleminderit DEJAN LUCIC..por kete plan ju e realizuat ne 2 prill 1991 kur udb me cia-n ishin motra te ngushta

    tung

    Reply to this comment
  9. Vlora1912 January 10, 19:38

    Nje falnderim i pamas per kete zotrin nga Serbia!

    Disa te verteta, edhe pse te hidhura, i meson vetem nga kundershtari(Armiku) ne kete rast.

    Me ka ren rasti te lexoj nje “histori”, nje bichim skenari, qe para 10 viteve, ku parashikohej nje konflikt ne shqiperi me baze perplasjet fetare..

    Dhe nuk eshte rasti te irritohemi me ata qe i deklarojne keta skenar si te mundeshem…..Eshte momenti te vleresojme se sa real mund te jene keta skenar ne nje te ardhme te afert.

    Eh..

    Kush dreqin do merret me keta skenar…!!!!!

    Ata qe duhet te merren, jane te zene me Dhenien e Shqiperise me Koncesion, ate pjese qe nuk e dha Bastardi i Vuqidolit!!

    Ata qe duhet te merren, jane te zene me varrosjen perfundimtare te Drejtesise ne kete vend…duke realizuar nje reforme te Sistemit te Drejtesise, me te cilen te jene te Lumtur vetem Politiqenet, Gjyqtaret, prokuroret……por jo Shqiptaret.

    Reply to this comment
  10. Vlora1912 January 10, 19:41

    Nje falnderim i pamas per kete zotrin nga Serbia!

    Disa te verteta, edhe pse te hidhura, i meson vetem nga kundershtari(Armiku) ne kete rast.

    Ata munden vertet, por jo vetem ata.

    Me ka ren rasti te lexoj nje “histori”, nje bichim skenari, qe para 10 viteve, ku parashikohej nje konflikt ne shqiperi me baze perplasjet fetare..

    Dhe nuk eshte rasti te irritohemi me ata qe i deklarojne keta skenar si te mundeshem…..Eshte momenti te vleresojme se sa real mund te jene keta skenar ne nje te ardhme te afert.

    Eh..

    Kush dreqin do merret me keta skenar…!!!!!

    Ata qe duhet te merren, jane te zene me Dhenien e Shqiperise me Koncesion, ate pjese qe nuk e dha Bastardi i Vuqidolit!!

    Ata qe duhet te merren, jane te zene me varrosjen perfundimtare te Drejtesise ne kete vend…duke realizuar nje reforme te Sistemit te Drejtesise, me te cilen te jene te Lumtur vetem Politiqenet, Gjyqtaret, prokuroret……por jo Shqiptaret.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 11, 18:15

      Perpara se te komentoj rreth dekleratave te ketij kllouni dhe krimineli politik serb, me duhet te them ty, qe gabimisht mban nick “Vlora 1912”, ule pak vrapin e falenderimeve per gomarin dhe kalit qe i ke hypur.
      Nuk ka shqiptar qe te falenderoje nje maskara dhe kriminel, nje qen bir qeni, nje serb te ndyre, si ky fytyremuti ketu.
      Ti qofsh, por ndrysho nickun.

      Reply to this comment
      • Vlora1912 January 11, 19:53

        Vezhgues,

        Ne se do mund ta perdoresh edhe ti Nick-un – Vlora1912, edhe kushdo komentues tjeter qe deshiron..

        E “Falnderova” Serbin se i ra kambanes se Alarmit per llogari tonen.

        Nje kamban alarmi, qe shum vesh Pusht eti ne Shiperi, nuk duan ta degjojne.

        Por lexje deri ne fund komentin, mbase e kupton se sa shum i dua Serbet dhe Sivllezerit e tyre ne Ballkan!

        Reply to this comment
  11. Mira January 10, 20:11

    Para disa ditesh u shkaterruan disa varreza katolikesh ne Kosove. Vete komuniteti katolik i fshatit, tha se s’ka patur asnje shqetesim me komunitetin myslyman, duke sjell ne vemendje se sa aktiv jane sherbimet sekrete serbe per destabilizimin e KS dhe prishjen e imazhit nderkombtar te Kosoves ne bote. Ky njeri thjeshte verteton dyshimin qe ka patur cdo njeri per aktivitetin e sherbimit sekret serbe neper troje shqiptare. Aktivitet qe eshte mbajtur nga njerez te infiltruar deri ne nivelet me ta larta te politikes ne KS, MK e AL.

    Reply to this comment
  12. METEH January 10, 20:47

    Ky Serbi tregon nje realitet te ndodhur ne Shqiperi qe ne vitin 1991 ne Shkoder,ku PD organizoi vrasjen e Arben Brocit me 3 shoket e tij.Kjo ndodhi me grushtin e shtetit ne ’98,ku pasi e vran vet Azemi,ju ngarkua pergjegjesia qeveris NANO dhe arkivoli i tij u dergua ne Kryeministri.Ne 21 Janar Saliu+Luli vran 4 vet dhe pergjegjesin ja hodh demostruesve dhe Rames,etj.Kjo eshte fytyra e PD + UDB.Keshtu po ndodh dhe me reformen ne drejtesi,te cilen do ta sabotojne me siguri..!

    Reply to this comment
  13. alphade January 10, 23:34

    Drame e tragjedi e tmerreshme per popullin shqiptar !!! DREJTESIA NUK VENDOSET KURRE
    NE SHQIPERI PA NXJERRE JASHT LIGJIT TE ASHTUQUAJTUREN -PD- ! SI PARTI NAZI-FA-
    SHISTE ,SI PARTI PERCARESE E TRADHETARE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR …..!!!

    Reply to this comment
  14. DRENICA E KUQE January 11, 07:01

    As ngjarjet e djeshme dhe as ato para tyre, nuk jane rastesi. “Opozita bashkuar”, e “holle” ne krye, punen e sheh vetem kur e leshon lopa baglen “pllup-pllap-pllup!”… UDBja e di saktesisht se si manipulohen “patriotet shqiptare” per ta likuiduar njeri-tjetrin… Por me te rrezikshmit per shqiptaret dhe per Shqiperine jane UDBASHAT e Ibrahim Rugoves ne Prishtine dhe te Sali Berishes ne Tirane se sa te gjithe UDBASHAT e Serbise se bashku!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  15. Dorsova January 11, 09:42

    Mos i merni me te qeshur keto qe thote ky plera se jane pjeserisht te verteta ..!!! Shqiptaret duhet te jene shume te kujdesshem sepse Sali Berishen dhe gjithe Shqupin keto Monstra i kontrollojne ….!!!

    Reply to this comment
  16. shpatar January 11, 09:51

    Historikishte serbet jane marre gjithmone me skenare kunder shqiptarve .Kjo e vertete absolute vjen nga qe vetem shqipratet ne Ballkan ua kane thyer hundet serbve.Me qe nuk jane me burra se ne gjejne rruge e forma terthore te peshtira qe tregojne orgjinene e tyre kafsherore .
    Serbet ne Shqiperi kane perfituar nga grindjet midis nesh .Kjo u ka dhene mundesi te depertojne brenda me elemente te korruptuar.Aktualishte ne Shqiperi ka shume bishta qe nga koha e Turqise ,satrapit Zog ,Dulles dhe sot kjo murtaje ka dhe ne krye te shqiptarve elementet e saj .
    Sot ky lloje plani i agjentve te UDB nuk ka shance te ndodhi .Shqiptaret kurre nuk jane perplasur per bindje fetare ose edhe kur ka ngodhur ndonje figure e rendesishme.
    Ajo e perplasjes Veri -Juge ka egzistuar dhe egziston .Historikishte Verioret jane treguar me armiqsore me pjesen tjeter te shqiptarve .Kjo ka bere qe dhe te huajte ta kene me te lehte per te depertuar e sunduar ne Shqiperi. Aktualishte politika e ndjekur, ne keto 24 vite, me shume ka patur tendencen e sundimit ku elementi verior ka qene me i dhunshem. Dyndja e mercenarve nga Veriu ne 97 kunder Jugut eshte deshmia e konceptit politik Verior per te sunduar me cdo kushte . Kjo skeme eshte e mbeshtetur dhe nga agjentet e UDB ne Shqiperi qe veprojne ne favor te Sali Berishes .Keshtu ata kane ne dore kete elemente qe deri me sot kane arritur ta destabilizojne Shqiperine e penguar ne kryerjen e reformave per tu integruar ne Evrope .Shkaterrimi nga ana e shqiptarve e kesaje cerdhe si dhe prerja e lidhjeve te agjentve qe veprojne do te beje clirimin e plote te politikes nga kthetrat e elementve te shitur .
    Shqiperia nuk rrezikohet nga elementi i jashtem por nga grindjet e brendshme per pushtet .

    Reply to this comment
  17. anticensurë 25642654 January 11, 10:29

    votova “i trishtuar 7%”,për injorancën e këtij debili!!
    i trishtuar për ndjenjën e inferioritetit që ndjejnë shumë shqipëtarë në përballje me sërbët!!
    ky debil nuk e ka të qartë se asnjëherë nuk ka ndodhur luftë civile në shqipëri!!këtë e provuan ndyrësirat e beogradit në ’97ën dhe nuk ja dolën!!
    shqiptarët janë vrarë mes vete gjatë gjithë kohës por asnjëherë nuk kanë bërë luftë civile!!kjo jo sepse jemi të ndërgjegjshëm për të mos u vrarë me njëri tjetrin,por sepse nuk kemi ideale që të na ndajnë!!jemi të gjithë njësoj,me një plus minus!!
    i vetmi rast që njihet në historinë e shqipërisë si vrasje që ka sjellë revoltë mbarë popullore ka qënë ajo e avni rustemit!POR dhe në këtë ras nuk ka qënë luftë civile,por thjeshtë një kryengritje kundër diktaturës zogolljane!!
    të vrasësh thaç a hajredin,berishë a ramë,më shumë do tu bësh nder shqiptarëve se sa ti fusësh në luftë me njëri tjetrin!!dhe sikur shqiptarët ta bëjnë vetë një gjë të tillë pa nxitjen tuaj,prap juve kanë për tua ngjeshur!!prap se prap do të thonë e kanë bërë sërbët ose gërkët për të na futur në sherr me njëri tjetrin!!
    na rrofshi bolet për shërbim inteligjent që jeni!!

    Reply to this comment
  18. Gladio January 11, 11:02

    Pse ka këtë soj agjentesh dhe politikanësh teveqele Serbia, shqiptarët po i afrohen Beogradit dhe ka rrezik ti katandisin serbët me shtet Beogradin dhe jo me Serbinë.
    Serbia sot është shteti që kufizohet thuajse tërësisht nga territoret e saj. Serbët janë të shpërndarë në çdo shtet kufitar dhe urrehen si faktor destabilitet. Në Kroaci i shfarosen. Në Kosovë shërbejnë si garniture e qeverisë kosovare , kur deri dje komandonin gjithe Kosovën. Edi Rama i trajton si langaraqe ne Beograd. Qeveria serbe është poshtëruar te kete kontakte dhe marrëveshje vetëm me Kosovën.
    Serbia sot është katandisur te kete te njejten valence dhe rëndësi në Ballkan, sa Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Dhe nesër kur te gjthë këto vende të jenë në Nato, Serbia do ketë vlerën e Vojvodines

    Reply to this comment
  19. . January 11, 11:18

    O Dita, e jona gazetë! Kur do zhduken rrënjët e UDB-së që kanë një shekull që ja kanë pirë gjakun popullit shqiptar në të gjitha trevat shqipfolëse? Mbas Sali Berishës kush e ka radhën? I morën pasuritë e këtij vendi që bënë tokë të djegur në Ballkan. Kur do e ngremë kokën? Vetëm pas 23 qershorit kemi filluar të shohim disa rreze të diellit. Me Edi Ramën drejt Europës, pa UDB e PD! Me shpresë, Pëllumb Koçi.

    Reply to this comment
  20. osman lala January 11, 11:20

    edhe ngjarjen e ambasadave keta e kane bere

    http://www.gazetadita.al/ish-shefi-i-sigurimit-te-shtetit-ngjarjet-e-ambasadave-i-organizoi-ramiz-alia-dhe-jugosllavet/

    jam i bindur qe edhe kete fluksin e ri drejt Gjermanise sapo Gjermania vendosi te mbeshtes Shqiperine, keta e kane bere

    Dora e tyre e zgjatur ne Tirane eshte Saliu pa diskutim.
    Prej mbrojtjes se ketyre i vjen dhe mosndeshkimi.

    CIA ia la UDB-se raportimin per Shqiperine pas 60-s.

    Fijet nuk priten

    Reply to this comment
  21. kapo labi January 11, 11:20

    O Ditë, se ç’na ka gjetur

    Me këta fqinjët tanë

    Historia përsëritet

    Në Prishtinë e në Tiranë.

    Dikur na ishte Pashiçi

    Me një tufë mercenarë

    Solli Zogun në pushtet

    Kriminelin tradhëtar.

    Vrau e vodhi sa deshi

    Na shiti në italianë

    Arkat me flori i ngjeshi

    Iku e mori dynjanë.

    UDB-ja s’na harroi

    Me në krye Sllobodan

    Dy spiunë na dhuroi

    Në Prishtinë e në Tiranë.

    Dy armiq të shqiptarisë

    Kanë shitur e kanë vrarë

    Vodhën lekët e Dardanisë

    Futën në burg jarharë.

    Isa pionier i serbit Sala

    Super gjakatar

    Kush mbështet këta spiunë

    S’meriton të jetë shqiptar.

    Drejtësi të rëntë flama

    Se dy sy i ke në ballë

    Ose jeni të paaftë

    O të gjithë jeni kusarë.

    Përshëndetje e urojmë që zonat e përmbytura t’i kalojnë fatkeqësitë pa pasoja të rënda! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

    Reply to this comment
  22. zirri January 11, 11:21

    E përse të mos vijë përsëri në pushtet Saliu? Përse kot bërtet ai “Zgjedhje të parakohshme!”, “Të ngrihemi si në 1997!” Përsa kohë që UDB-ja do të ketë nevojë për kryespiunin e tij, përse të mos e përdorë, kur e përdori për 25 vjet me radhë, duke shkatërruar, vjedhur dhe plaçkitur çdo gjë të ndërtuar me gjakun dhe djersën e popullit. Liria të shikojë problemet e shtëpisë, se për Saliun merret UDB-ja. Ka dhe të tjera gjëra, por kaq tani për tani

    Reply to this comment
  23. gani January 11, 11:25

    punishtja e vjetër antishqiptare e Beligradit vazhdon të idejojë e projektojë kurthe të reja antishqiptare. E ky realitet shton nevojën e rritjes së vigjilencës në këto kohë të turbullta
    shashkat provokative “made in UDB” që vazhdon të hedhi ditë pas dite Sali Berisha flasin per kete

    Reply to this comment
  24. Edi January 11, 14:05

    Po, po. Ju serbet merruni me shkaterrimin e shtetit shqiptar, ne shqiptaret po vazhdojme me shkeputjen e llokmave mga territoret tuaja.
    Keshtu iu duket te gjitheve ketyre agjenturave derisa e perballen me faktin qe ne shqiptaret lulezojme ne kaos.

    Reply to this comment
    • KORÇARI January 11, 20:37

      [email protected], qënke i pashkollë mre djalë, JA TREGONA MOR EDI CILAT TERRITORE SËRBE KEMI MARRË NE SHQIPTARËT???? MOS E KE FJALËN PËR DARDANINË…. NQS PO ATËHERE JA KE FUTUR PORDHËS KOT , DARDANIA ISHTE ILIRE,DARDANËT ISHIN JANË DHE DO TË JENË ILIRË,PRA SHQIPTARË GJITHASHTU EDHE DARDANIA. EDI” TË KËSHILLOJ TË HAPËSH NDONJË LIBËR HISTORIE SEPSE PASKE MËSUAR HISTORINË ALLA – SËRBÇE DHE ALLA – GREKÇE.

      Reply to this comment
  25. D O K L E A T I January 11, 15:00

    Armiku me i madh i shqiptarit eshte fundamentalizmi islamik. Si te tille botes te zhvilluar nuk i kushtojme shtrejte. Kejo u pa ne vitin 1912 kur bota dhuruan provincat turke shteteve fqinje “greko-sllave”. Me vone largimi nga rruga europiane e Rugoves ne Kosove. Religjioni filloj te behet element i kombit. Skenderbeu u be tradhetar sepse verau pushtuesit qe ishin me fe muslimane. Nene Tereza na doli kurve dhe funkcioneret filluan te e heqin nga muri. Edhe sot ne Kosove ne qeveri nuk ka asnje te krishtere shqiptare. Ne Shqiperi keto lojra i filloi Sulltan Salia. Na beri shtet dhe komb musliman. Ne Konferencen Islamike, qe de jure legjitimon diskriminimet ne baze te religjionit. Pa u mbush dy muaj doli ne rruget e Tiranes te kerkoi largimin e Edvin KRISTAQ Rames. Atij shqiptaro-grek. Dhe po sundon nga Jugu i Shqiperise. Kur me keso fjalesh nxit nje ish kryeminister, cfar shembulli jane te tjeret. Bajram Currin filloj te e ndaj nga Luigj Gurakuqi. Turkun na e beri vella. Skenderbeut i vuri rrotat duke e shetitur sipas nevoje. Nganjeher edhe ne bodrum. I perkrahur nga Josefina Topalli qe voten e 1 milion e 300 shqiptareve e quan se bashku me Saliun “aleanca e qelbesirave” . Nishani duke ndare dekorata per vota te PD si dikur qe Kral Nikolla dante malesoreve. Apo Pashiqi napolana ari per te rrexua nga pushteti Nolin. Nuk duhet shume per te konkluduar se nu mulli te kujte shkon kjo veprimtari.
    Me duket cirkus qe te tille kritikojne Edviv K R I S T A Q Raman qe shkon ne nje ndeshje basketbolli dhe jo si te disa te tjere ne harem qofte ne Stamboll apo ne Budva

    Reply to this comment
  26. E po kjo pune! January 11, 18:06

    do vije nje dite dhe do habitemi sesi ka mundesi qe nje plak i keq qe i beri te gjitha na terhoqi zvarre te gjitheve dhe i gjithe shteti kapitulloi para tij… brezat e ardhshem do na gjykojne se kemi qene brez kot me kot qe e lame peng te ardhmen sepse nuk kishim takat. Zgjohu o Edi Rama dhe hapi rruge drejtesise se mileti voten ka ne dore dhe ate ta dha per te pare drejtesi.

    Reply to this comment
  27. Vëzhguesi F. January 11, 18:35

    Nga megalomania, ndoshta, por me teper nga budallalleku dhe urrejtja e pakufishme per Shqiperine dhe shqiptaret, ky qeni serb, po dekonspiron duke hapur para kohe dosjet sekrete te sherbimit sekret serb, lidhur me veprimtarine subversive te tyre ne dem te Shqiperise dhe shqiptarve.
    Asgje me teper nuk bene ky serb i ndyre, si gjithe te tjeret si ai, veçse po pohon ate qe edhe qytetaret me te thjeshte shqiptare kane denoncuar me kohe, se ne gjithe katrahuren 25 vjeçare ne Shqiperi qe komentohet dhe trajtohet si tranzicion i zgjatur demoklratik, ka ndikimin dhe produktin e saj te felliqur dora e zgjatur e zeze dhe kriminale e sherbimit sekret serb.
    Por ajo qe nuk thote ky serb i ndyre eshte fakti se asgje nuk do te mund te realizohej nga ato skenar te felliqur dhe viktimat e tij ne keto 25 vjet, nese nuk do te kishin depertuar ne shtetin shqiptar spiunet dhe bashkepuntoret e tij te paguar apo te betuar.
    Ky pleh i llojit bajge e mykur, rreket te na mbushe mendjen se shqiptaret jane aq naive sa te kryejne veprime destruktive dhe kriminale sikur te ishin njerez pa tru.
    Dhe me kete kerkon te mbuloje dhe te marre ne mbrojtje njerzit e tij te flirtuar , qe te jene te lire te vazhdojne aktivitetin e tyre kriminal ne dem te Shqiperiise dhe popullit shqiptar.
    Luçiçi dhe gjithe kelyshet e tjere te buçes UDB, duhet te kuptojne njehere e mire, pavarsisht gjendjes se dobet te shtetit shqiptar dhe sherbimit inteligjent te tij, ka perenduar koha e livadhijes pa kurrfare teklifi te njerzve te tyre si Damir Fazlliç dhe jo vetem por dhe e njerzve te tyre qe ishin ne krye te drejtimit te puneve te ketij vendi.
    2 Prillin e ’91-shit, por jo vetem por dhe gjithe djegiet, vrasjet pas shpine, shkaterrimet e ekonomise, vjedhjet deri dhe farsat elektorale dhe shtremberimet e zgjedhjeve te kulmuara me ngjarjet e ’97-tes dhe grushtin e shtetit te ’98, nuk ka shqiptar qe i thote vetes shqiptar, qe nuk e di dhe nuk e ka kuptuar se ishin veper e dores se sterzgjatur dhe te lene te lire nga vete njezit e UDB-es brenda Shqiperise dhe ne selite e saj ne Beograd, Podgorice, Shkup dhe Prishtine.
    Madje kjo lloj veprimtarie subversive e huazuar nga famekeqja KGB por dhe nga ndonje sherbim tjeter, eshte nje lloj kppje e veprimtarise me te hershme , qe ne kohen e sistemit komunist, madje ne dekaden e pare te tij me sherbetorin besnik Koci Xoxe, e pasqyruar ne krimet e tyre ne gjithe aktivitetin e shtetit shqiptar.

    Reply to this comment
  28. "Horri i Bulevardit" January 11, 19:29

    Ka ndonje te me sqaroje, se cfare demi mund ti besh vendit tend, qe te quhesh tradhetar?.

    Reply to this comment
  29. Shahisti January 11, 20:46

    Po sikur te dali ndonje shqiptar e t’i kepusi nje kokerr plumbi ketij Lukiçit, a fillon ndonje lufte civile ne Serbi?

    Reply to this comment
  30. kuq e zi January 11, 23:43

    provojeni se mbase ju del per hajer
    se po ju zbuluan kta fiset e egra as te gopi i rusise nuk shpetoni sepse ne ballkan jo qe jo
    me te vertete qe hasmeria te ne eshte e rende por nqs serbia don te beht pjese le te vije po pati gjak teper

    Reply to this comment
  31. Patriote January 12, 01:22

    E drejte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*