Fetë e ndryshme dhe përgjigja për pyetjen a bën dëm agjërimi

May 18, 2018 09:37

Fetë e ndryshme dhe përgjigja për pyetjen a bën dëm agjërimi

Periudha e Ramazanit këtë vit ka nisur në 15 maj.

Në muajin e shenjtë të fesë islame, që kujton Zbulimin e Kur’anit dhe Muhamedin, agjërohet përditë, nga agimi deri në muzg.

Momentet e heqjes dorë nga ushqimi, mishërojnë traditë dhe identitet.

Heqja dorë nga ushqimi dhe pijet, edhe pse merr forma të ndryshme, është një pikëpjekje mes shumë feve, duke përfshirë edhe atë të krishterë, ku koncepti i agjërimit interpretohet ndryshe nga hebraizmi dhe islami, uji përshembull lejohet.

Në botën ortodokse ai zbatohet më rigorozisht, ndërsa në katolicizëm agjërimi ka rënë në harresë, edhe pse kërkohet dy herë në vit, të Mërkurën e Hirit dhe të Premten e Shenjtë.

Në Perëndim po shohim një zhdukje të këtyre temave nga jeta e përditshme. Për shumë teologë të kristianizmit kjo është një humbje.

Jo rastësisht, vetë papa Jorge Bergoglio pak javë më parë, shpalli një ditë agjërimi dhe lutjeje për paqen dhe pajtimin, veçanërisht për Sudanin dhe Kongon.

Në fenë ebraike është Yom Kippur, Dita e Shlyerjes.  Kjo shënon momentin kur njeriu i përkushtohet lutjes dhe pendesës, ndërkohë që Zoti vendos se çfarë do të ndodhë në vitin që do të vijë, duke vulosur fatin e gjithësecilit në Librin e Jetës: agjërimi ndërfutet në këtë kontekst.

Sa u përket feve orientale? Buda pasi la shtëpinë e prindërve, iu kushtua meditimit dhe ndrydhjes së trupit, duke u katandisur deri në pragun e vdekjes. Në atë pikë pranoi një tas oriz, që ia ofroi një bareshë, dhe në atë pikë kuptoi se qasja e duhur është Rruga e Mesit, jo bollëku, por as edhe agjërimi ekstrem. Në budizëm nuk ekziston një këshillë për agjërim. Megjithatë, koncepti kyç është ai i të mos mbeturit peng i instikteve, edhe sa i përket ushqimit.

Në hinduizëm, agjërimi është një element i rëndësishëm, edhe pse është frut i një zgjedhjeje personale dhe jo i imponuar. Dita e 11 e muajit hënor konsiderohet gjithmonë pikërisht për këtë praktikë. Meditimi për një kohë të gjatë, në heshtje, pa ngrënë, është një mënyrë për t’u forcuar, me të cilën mësohet edhe si të dëgjosh veten.

Një pyetje që të gjithëve u del spontanisht, është nëse agjërimi bën dëm.

Për ata që gëzojnë shëndet normal, edhe 25 orë pa ushqim dhe ujë nuk krijojnë probleme. Por kush ka probleme shëndeti, duhet të konsultohet me mjekun, dhe ata që ndihen keq duhet ta ndërpresin menjëherë.

Edhe në rastin e Ramazanit, ruajtja e shëndetit është e rëndësishme: përjashtohen të sëmurët, fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna apo që sapo kanë lindur, por edhe ata që gjenden në udhëtim.

n.s. / dita

May 18, 2018 09:37
Komento

9 Komente

  1. Paul Tedeschini May 18, 09:55

    Nji fjale e urte latine thote: “In medio stat virtus “.
    Don me thane. Ne mes qendron virtyti.

    Ne fakt simbas mjekesise nuk ka nevoje te rrish pa hanger, ose te rrish pa hanger diten e te shfresh ne ushqim naten. Kjo asht gjaja ma e damshme per shndetin sepse prishe RREGULSINE E USHQIMIT.

    DJETA asht kur ti ushqehesh ne menyre te rregullt uniforme duke zbrite sasine e ushqimit, ose duke zgjedhe tipin e ushqimeve. Psh ule mishin dhe shton zarzavatet. Han peshk nji here ne jave etj.

    Shkurt, AGJERIMI ISLAMIK asht nji dam per shendetin e njeriut, si nji agjerim ne ekstrem, si çdo ekstremizma te tjera islame te botes injorante.
    Por Muhameti mire ka ba qe i ka vue disa rregulla si te ishin te urdheruara nga Allahu, sepse INJORANTET NUK HANE ARSYE FARE.

    Reply to this comment
  2. Arben May 18, 10:02

    AGJERIM TE PRANUAR TE GJITHE BESIMTAREVE

    MUSLIMANE.

    Reply to this comment
    • Paul Tedeschini May 18, 10:13

      Jo mor Arben!
      Vetem pjesa injorante e muslimanve agjeron.

      Reply to this comment
      • Arben May 18, 10:36

        E KAM URIMIN PER ATA QE AGJEROJNE VELLA.

        ATA QE NUK AGJEROJNE NUK I UROVA, MOS

        KI MERAK.

        Reply to this comment
      • toni May 18, 11:11

        Mor injorant, mor islamofob, mund te te kisha thene nja 100 sharje te tjera (plotesisht te merituara) por jam me agjerim e sdoja ta prishja dedikimin tim. Ama ate urrejtjen e pa fund ndaj cdo gjeje muslimane uroj qe Zoti te ta fali. Dhe merr shembull nga shume katolike te tjere (qe une i kam dhe miq) qe na respektojne shume me shume se ty more……. dhe meqe ra llafi, ma thuj dicka me shume sinqeritet: Thelle brenda vetes do doje ti perzije te gjithe muslimanet e Shqiperise apo jo? ca ne burg, nja 3-4 nga me te devotshmit ne plumb apo jo? Vetem ma thuj me shpirt pergjigjen, pa tu dash per te qene politically correct….

        Reply to this comment
      • Ilmi Veliu May 19, 13:33

        Paul,ti je injorant dhe nuk i kupton keta pune…..e lexove pra se axherimi eshte praktike e te gjitha feve

        Reply to this comment
  3. Pytje keshnjam una May 18, 10:24

    a bajn sex gjate aqirimit ?
    psh naten kur falen ,kam pae ne vendet arabe
    qe falen nudo mbulue me nji fustan nate si tyl
    dhe gjithcka eshte e tejdukeshme ne trupin e femnes .
    gjat faljeve naten bahet sex ne ate pozicion ?

    ju lutem na ndihmoni te shujm karjozitetin
    e naeteve nudo gjat faljeve te stilit te erosmaxoniit

    Reply to this comment
  4. katarakti May 18, 11:32

    Agjerimi ben mire per shendetin. Kjo eshte e provuar shkencerisht. Madje ne Gjermani gjendet nje spital i specializuar qe sheron semundjet nepermjet agjerimit. Specialistet e kesaj fushe madje rekomandojne nje dite agjerim ne çdo 10 dite. Agjerimi largon toksinat (helmet) nga trupi dhe krijon nje ekuiliber fiziko – mendor. Por agjerimi nuk ka asnje efekt shendetesor ne rast se ti nuk ha gjate dites, por zhdepesh duke ngrene gjate nates! Ku jemi? Asgjekundi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*