Agnelli-Allegri, vendoset e ardhmja e Juves

May 15, 2019 13:04

Agnelli-Allegri, vendoset e ardhmja e Juves

Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është dita e së vërtetës. Max Allegri do të takohet me presidentin Agnelli për të përpiluar së bashku të ardhmen e Juves ose lamtumirën.

Allegri theksoi pas sfidës së parë kundër Ajax se do të vazhdojë të qëndrojë te Juve ndërsa presidenti nxitoi ta konfirmojë: “Champions League mbetet një objektiv fiks edhe për vitin e ardhshëm, me Allegrin në stol”.

Por çfarë ka ndodhur pas këtyre deklaratave? Ndodhi që në mënyrë befasuese, PSG i paraqiti trajnerit të Juve një kontratë 3-vjeçare dhe 15 milion euro neto në sezon, një ofertë që më sa duket ka bërë që Allegri ta mendojë seriozisht.

Përballë këtij fakti, Juve nisi të mendojë për pasuesin e tij, gjithnjë nëse Allegri vendos të largohet në Paris.

Të shumë janë emrat që janë lakuar këtë periudhë si pasues të Allegrit duke përfshirë Conte, Deschamps, Pochettino.

Allegri mund të qëndrojë tek Juve por këtë herë sipas kushteve të tij, kërkon një kontratë 3-vjeçare, pasi aktualja i skadon në 2020 dhe kërkon minimalisht 10 milion euro neto në sezon. Nëse Agnelli vendos t’i plotësojë këto kërkesa, atëherë Allegri do të jetë trajneri i Juves edhe sezonin e ardhshëm.

j.l./ dita

May 15, 2019 13:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*