Agolli: Droga u mboll kur qeveriste PD. Betonizimi i aeroporteve, marrëzi

May 22, 2014 08:52

Agolli: Droga u mboll kur qeveriste PD. Betonizimi i aeroporteve, marrëzi

Shkrimtari Dritëro Agolli e cilësoi avionin e ulur në Divjakë një shkak të opozitës për të bërë politikë.Sipas tij ky debat,është një marrëzi që nuk zgjidh problemin e kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Kjo është një luftë politike pa fryte, një luftë kot së koti si lojë fëmijësh. Sa të ketë drogë dhe nëse nuk e shkulin nga rrënjët, do të ketë dhe trafik. Kjo drogë u mboll në qeverisjen e PD-së, u korr në qeverisjen e PS-së dhe trafikohet tani. Ne duhet të merremi me rrënjën. Pse kur ishte në pushtet PD nuk  shkuli rrënjën e kanabisit që të mos kishte sot për ta trafikuar? Kjo është një lojë “ma hodha, ta hodha. Ajo që duhet të ishte më e sinqertë është të mblidhemi të dyja palët dhe ta zgjidhim”, shprehet ai.

Sipas tij një tjetër marrëzi janë masat për bllokimin e aeroporteve të ushtrisë.

“Kjo është gabim.Marrëzi e qeverisë. Ajo që mua më shqetëson shumë është bllokimi i të gjitha aeroporteve që kemi. Nga njëra anë po kërkojmë turistët dhe nga ana tjetër po mbyllim aeroportet që shyqyr që i kemi, të cilët mund të përdoren për qëllime turistike. Por, këto aeroportet mund të përdoren edhe për emergjenca civile. Nuk duhet bërë betonizimi i aeroporteve. Kjo më kujton komedinë e Çajupit “Doktor Adhamudhi” , kur thoshte se “ po të dhemb njëri sy, kërreje që të shpëtojë tjetri.” – shprehet Agolli në të përditshmen “Panorama”.

Sipas tij dezinsektimi i mushkonjave është i rëndësishëm , por përdorimi i fjalës “mushkonjë’ ishte një sarkazëm që nuk duhet marrë ashtu siç u interpretua më pas. Lufta me drogën nuk bëhet tek avioni, por tek parcela. Ka kohë që mbillet dhe korret dhe nuk u bë dje” , nënvizon Agolli.

May 22, 2014 08:52
Komento

7 Komente

  1. paradox May 22, 09:11

    Akoma i merrni ere gazerave qe nxjerr ky plaku? Ishte kur kur ishte ky, tani ka pjerdhur nga mendte.

    Reply to this comment
  2. shpatar May 22, 09:49

    Ζ.Agolli ka te drejte por kur te pjell belaja me mostra si Salushi nuk ke cti beshe .Jo me kote thote populli :Hapi rruge budallajte se te merr me vehte .
    Ne Shqiperi cdo gje politizohet.Si mazhoranca dhe me keq Opozita .Cdo fenomen qe cfaqet nuk e gjukojne si fenomen qe ndodh por si politikeberje .Kjo dallohet nga vete angazhimi i krerve kryesor dhe per ceshtje qe jane thjeshte teknike .
    Mendja e Saliut dihet dhe ska per te ndryshuar deri sa te jete me fryme .Nuk eshte aspak normale qe ketije deshtaku oshkuri i lihet i lire jo vetem te flasi si te doje por dhe te fatazoje si te doje .Ti vihesh ,ose te maresh serjozishte marezit e Saliut ,eshte njesoje si te pajtohesh me te . Une as qe do te begenisja te replikoje me te per ceshtje personale ose shpifje Donkishoteske .
    Z.Agolli. Na gjeti si historia e Nastradinin dhe M.Mbrojtjes i pergjigjet Saliut me te njejten llogjike qe ai perdore .Vendosja e betoneve ne disa pista nuk eshte ndonje qamet i madh. Keto pista,nuk kane asnje vlere , kur nuk eshte i organizuar transporti ajror dhe nuk e menexhojme dote situaten ajrore ne Shqiperi.Keshtu sic eshte gjukuar te pakten ulet mundesia e perdorimit nga elemente keqberes.Imagjino ne se ka plane per te futur grupe terroriste sa te lehte e kane kur ne nuk menexhojme ajrin .Sa te vijne forcat e NATOs keta elemente kane depertuar .Do na duhet me pas shume pune qe ti gjejme e ti azgjesojme .Nuk ke cti beshe duhesh ti thuash Derrit- Daje .U katandisem qe oshkuret tona te na i lidhin te tjeret .

    Reply to this comment
  3. info analitike May 22, 10:49

    Dritero Agolli ka folur drejt!
    Deri kur njerezit do te vazhdojne te terhiqen per hunde nga dy te marre, njeri majtas e tjetri djathtas.
    Sa here degjoj intervistat e Rames ose te Berishes duket qarte qe kemi te bejme me dy megallomane te semure qe i pelqen vetem te fryhen si gjela e te bejne batuta.
    Njerezit po bien cope duke u share te verbuar nga militantizmi dhe po humbin edhe ndjesite me njerezore, duke ia lene vendin nje urrejtjeje primitive ndaj shoqi-shoqit.

    Reply to this comment
  4. Gimi May 22, 11:44

    E gjeti, me ne fund Driteroi! Droga eshte mbjelle nga qeveria tjeter! Dhe kjo qeveri e sotme nuk ka se c”fare te beje vecse ta eksportoje. Por ish-qeveria mori informacion dhe tha se ka trafik droge me avione. Mori informacion dhe qeveria e Rilindjes dhe e mohoi trafikun e avioneve e i quajti mushkonja. Keto Driteroi nuk i mban mend por shqetesohet nga betonizini i aeroporteve. Mire thone : Pleqeria si femija.

    Reply to this comment
    • bato May 22, 16:07

      Gimi, paske pjerdhur edhe ti si pleqte sepse ate avion mjeran e nisi Sala per te krijuar nje kauz se po i capracoset partia. Rama nuk ka nevoje qe te trafikoje droge dhe te nxise saimirin ta kape. Kaq i trashe qenke sa nuk e kupton se po kjo sasi droge qe kapet sot, nga Salushi e Lulushi yt vitin e shkuar shitej dhe paret i merrte Xeni me kompani! Sa Per Agollin, jo ti qe dukesh nje palo injorant qe nga gjykimi, por jane te rralle burrat qe i afrohen nga logjika e maturia.

      Reply to this comment
  5. zefi May 22, 11:51

    Droga, kjo lloi qe sote quhet kanabis, eshte mbjelle ne Shqiperi prej shume vitesh, ne Korce, ne Rrushkull te Duresit dhe ne disa vende te tjera…..farat i hanin kanarinat, fazanet, por beheshin edhe gjelle e shijshme dhe shume e shendetshme….te drejten e kesaj gjelle e kishin udheheqsat…..Z. Agolli, si gjithmon i politizuar, ja ngarkon kete faj kundershtarit politik…..e mbolli PDja…por ama po e trafikon PSja….dhe po vazhduam me kete lligjike, kurre nuk do te dalim nga ky qorrsokat dhe kurr nuk do ta heqim njollen e turpit si nje popull trafikante…..

    Reply to this comment
  6. Balta e Devollit May 22, 14:18

    Nje dore ne Bakllava tjetren ne Revani……..gjithe jeten ngele i ketille…..nuk ndryshon kurre ti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*