Agron Duka mbyll negociatat me PD, siguron vendin e sigurt në listën e Durrësit

January 13, 2021 16:45

Agron Duka mbyll negociatat me PD, siguron vendin e sigurt në listën e Durrësit

Lulzim Basha hedh hapin e parë zyrtar për koalicionet. Kreu i Partisë Demokratike nënshkruan marrëveshjen e parë me aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.

Lideri demokrat ka pranuar që Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese.

Në 11 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në çdo qark, por jo në listën fituese.

Ndërkohë që në përfundim të procesit zgjedhor votat e marra nga kandidatët e PAA-së do të mblidhen për t’u përkthyer në poste në rast se arrijnë të qeverisin vendin ose zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati, Basha në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021 vijon takimet me aleatët e tjerë. Këtë të mërkurë kryedemokrati është takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Sa i përket aleatit kryesor të Bashës, LSI-ja do të dalë me listat e veta në zgjedhjet parlamentare.

o.j/dita

January 13, 2021 16:45
Komento

1 Koment

  1. A.K. January 13, 23:40

    Po keta nuk jane me lista te hapura?Si doli prap vendi i sigurte?Jam i sigurt ,qe Goni do fitonte me lista te hapura,po duhet ti perulesh kryetareve.Me nje fjale aty ku ishim mbetem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim