Agron Xhafaj, letër publike: Sot paraqitem para autoriteteve italiane

May 16, 2018 10:16

Agron Xhafaj, letër publike: Sot paraqitem para autoriteteve italiane

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm mësohet se është nisur drejt Italisë për t’iu vetëdorëzuar autoriteteve italiane.

Xhafaj këtë mëngjes është vetëdorëzuar në aeroportin e Fiumicions në Romë.

Vetë Xhafaj ka postuar një letër drejtuar opinionit publik, ku shpreh arsyet e veprimit të tij.

Drejtuar opinionit publik

Unë jam Agron Xhafaj.

Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i  Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

Agron Xhafaj

 

o.j/dita

May 16, 2018 10:16
Komento

7 Komente

  1. Ylli May 16, 10:52

    Nga letrat e Edi Rames ,te letra e Agronit Geron Fatmir Xhafaj …..ku eshte katandisur Rilindja.
    Ore Agron apo Geron ,kot e bere letren.Madje jemi ne qe duhet te kerkojme falje.Qe nga koha qe u denove dhe deri tani nuk ke bere asnje kundravajtje.Dhe kjo nuk eshte pak per nje Rilindes.Na fal o vella ministri qe ke dale jashte vetes.Kushedi sa ke sakrifikuar.Na e bej hallall.
    Imagjino te na bej dhe çuni i Sales leter….popull shqiptar ,ndryshe nga Agroni ,une nuk u fsheha ,une isha dhe jam mes jush.Une kam shkuar dhe ne komisione dhe ne gjykata.Me jepni aq vite sa u fsheh Agroni ose Geroni dhe pastaj do ju shkruaj letren e dyte.
    Apo nuk shkon o Rilindes se eshte çuni i Sales.
    Popull shqiptar ,dy here ja ka futur Italia Shqiperise.Hera e pare ne 7 prill dhe e dyta me denimin e Agronit.
    Per çfare luftuan partizanet veteranet dhe komunistet ,qe Italia te na marri Gonin e Xhafajve ?????
    Vdekje italianeve ,Liri Narkomaneve.
    Mu kujtua ai humori i treshes vlonjate….o hajdut ,o familje mire.Ik o hajdut ik se je familje e mire.

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini May 16, 10:55

    Gjykata shqiptare vendos ARREST SHTEPIJAK per nje te pandehur shqiptar (vllaun e ministrit te mbrendeshem). Ky i pandehuri shqiptar (vllai i ministrit te mbrendeshem) ike ne Itali.
    Kjo asht SKANDALOZE dhe MAFJOZE.

    Reply to this comment
    • Illyria-Shqiperia May 16, 12:38

      Ku e pe mo qe kishte vendos gjykata arrest shtepiak. Per cfare t’ia kete vene valle?? Kur? Informohu njehere, se mos e ngaterron me Tahirin. Injorante e delenxhinj, qe vetem shpifni. Race e ndyre.

      Reply to this comment
  3. Arben May 16, 13:33

    Mos do gje medalje per kete?

    Reply to this comment
  4. !!! May 16, 14:21

    Bravo Pal katunari.

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA May 16, 15:59

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek dhe Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim