Ahmet Zogu dhe dy argumente për rehabilitimin e Enverit

August 5, 2017 14:12

Ahmet Zogu dhe dy argumente për rehabilitimin e Enverit

Muharrem Xhafa

Pa asnjë dyshim, çfarë shihni e shkruhet në gazetën ‘DITA’ të djeshme për heqjen e shtatores së Ahmet Zogut dhe për mbajtjen e një referendumi për ringritjen e përmendores së Enver Hoxhës në Tiranë meriton vëmendje të veçantë pasi ngre për diskutim një çështje të mprehtë. Është meritë e gazetës “Dita”, e cila ka vlerësimin më realist për figurat e shquara, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e historinë e kombit shqiptar, si Skënderbeu dhe Enver Hoxha! Me këtë rast është mirë që të gjithë shqiptarët atdhetarë, të LANÇ-it e të ndërtimit socialist, të të gjitha fushave, brenda e jashtë vendit, t’i shkruajnë gazetës “Dita” të vërtetën si e kanë njohur Enver Hoxhën, pa qenë të ndikuar nga të tjerë!

Unë kam shkruar shumë herë për këtë çështje, por sot do të ndalem në dy argumente që përkojnë me përvjetorët e dy ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë, për marrëveshjen e Mukjes dhe për provokacionet e 2 gushtit 1949.

1.

Unë kam bindjen e thellë se anulimi e demaskimi i marrëveshjes së Mukjes, është dëshmi e mençurisë gjeniale të Enver Hoxhës! Mukjen e ka trajtuar keto dite edhe shtypi shqiptar, në veçanti gazeta “Dita” ka botuar disa shkrime serioze dhe me kompetencë. Një ndër ta ishte dhe historiani i respektuar Prof. Xhelal Gjeçovi. Duke respektuar këmbënguljen e disa miqve të mi, do të shpreh një opinion timin, ndonëse jo i panjohur, rreth kësaj mbledhjeje shume të përfolur të LANÇ-it, në përforcim të ideve të shprehura nga Prof. Gjeçovi.

Mbledhja e Mukjes është mbajtur 74 vjet më parë nga 1-3 gusht 1943, në fshatin Mukje të Krujës, e cila, siç thashë, përbën një ngjarje shumë të përfolur të LANÇ-it. Ballistet bëjnë zhurmë dhe i japin mbledhjes së Mukjes dimensione, të cilat ajo nuk i ka, duke e paraqitur si strumbullarin e të gjitha ngjarjeve dhe zhvillimeve të rëndësishme të viteve të LANÇ-it. Jo pa qëllim, ata bëjnë përpjekje për ta përqendruar vëmendjen e shqiptarëve për ngjarjet e LANÇ-it ne mbledhjen e Mukjes, si një pjesë e menduar mirë e strategjisë së tyre dhe me qëllim të keq, për ta “gozhduar” këtu opinionin shoqëror, për t’i lënë mënjanë, sa të jetë e mundur më shumë, rolin e peshën e ngjarjeve të tjera të mëdha të LANÇ-it, të cilat patën, realisht, ndikimin vendimtar në arritjen e fitores së saj mbi pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtoret e tyre.

Në veçanti rinia (po edhe të tjerë) duhet të dije mirë se mbledhja e Mukjes u thirr jo me nismën ose me ndonjë vendim të organizatës së Ballit Kombëtar, po me nismën e me vendim të veçantë të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (të përkohshëm) dhe me propozim të KQ të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ballistët s’kanë për këtë ndonjë meritë! Mbledhja e Mukjes u thirr nga udhëheqja e LANÇ-it për të bërë edhe një përpjekje të fundit, që organizata e Ballit Kombëtar të largohej nga rruga e tradhtisë, t’i bashkohej Frontit Nacionalçlirimtar dhe të hidhej pa rezerva në luftë me armë kundër pushtuesvë italianë. Kjo detyrë – bashkimi i dy forcave shqiptare, pavarësisht peshës së tyre në LANÇ, në luftë kundër pushtuesit, përbënte gjënë më urgjente e më kryesore të delegacionit të Frontit Nacionalçlirimtar, i cili duhej, me patjetër, të realizonte angazhimin botërisht të Balli Kombëtar  në luftën kundër fashizmit italian. Balli Kombëtar kishte qëllime të tjera. Balli synonte që, pa u përfshirë në luftë e pa hedhur pushkë, me shpresë dhe të ndihmuar nga anglo-amerikanët, të merrte pjesën e pamerituar dhe të zinte vendin kryesor në pushtetin e ardhshëm. “Harroi” Balli se me kë kishte të bënte!

Çfarë ndodhi në Mukje? Delegacioni i Frontit Nacionalçlirimtar, që kryesohej nga Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi (delegacioni i Ballit kryesohej nga Mithat Frashëri), veproi në kundërshtim me direktivat e qarta të marra nga udhëheqja e Frontit dhe KQ i PKSH, ra në pozitat e Ballit Kombëtar, pranoi kërkesat demagogjike të tij, duke tradhtuar interesat e Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Delegacioni i Frontit pranoi kërkesën për  “Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë e rrëzimin e asamblesë fashiste të 12 prillit” 1939, në të cilën (asamble) kishin bërë pjesë gati të gjithë krerët e Ballit Kombëtar, po që populli nuk e kishte pranuar kurrë! Kërkesa tjetër qe për “Shqipërinë etnike”, të cilën reaksioni shqiptar dhe pushtuesit fashistë e përdornin si armë për të  mashtruar popullin, që (ky) populli të harronte armikun kryesor – pushtuesin e huaj, dhe të armiqësohej me popujt fqinj. Në mbledhjen e Mukjes u pranua propozimi i Ballit për krijimin e një “Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë”, me numër të barabartë përfaqësimi nga Balli Kombëtar dhe Froni Nacionalçlirimtar, komitet që do të kishte atributet e një qeverie të përkohshme, po që, në fakt, do të ishte likujdim i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar! Në këtë mënyrë Balli Kombëtar, ndonëse nuk ishte hedhur në luftë, po, përkundrazi, kishte bashkëpunuar me pushtuesit, vihej në një pozitë të barabartë me Frontin Nacionalçlirimtar. Një kompromis ky i rrezikshëm e me pasoja të rënda për LANÇ.

Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi, përveç këtyre, pa  autorizimin e Këshillit të Përgjithshëm  Nacionalçlirimtar e të KQ të PKSH, ranë dakord të shpërndahej edhe një proklamatë e “Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë”, me anën e së cilës njoftohej populli për  vendimet e Mukjes. Kështu, ata ranë në kurthin e reaksionit dhe kapitulluan para tij. Ky gabim nuk ishte i KQ të  PKSH, po i të deleguarve të tij, të cilët, me e pa dashje, i tejkaluan kompetencat e dhëna nga udhëheqja e LANÇ-it.

KQ i PKSH dhe Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, sapo e morën vesh, me iniciativën e porosinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH, Enver Hoxhës, e hodhën poshtë marrëveshjen e Mukjes, duke e cilësuar atë tradhti ndaj interesave të popullit shqiptar e të luftës së tij çlirimtare. Duhet mbajtur parasysh dhe fakti që, në shtator, pra një muaj më vonë, marrëveshja e Mukjes u hodh poshtë edhe nga Konferenca e Dytë Nacionalçlirimtare e Labinotit, e cila i zhvilloi punimet nga data 4 – 9 shtator 1943 në Labinot te Elbasanit. Askush nuk mund të mohoje se Dishnica, Gjinishi e anëtarë të tjerë të delegacionit të Frontit pranuan gabimin e bërë në Mukje, bënë autokritikë dhe qenë dakord me masat që u dha për ta në Mbledhjen e Labinotit.

Me hedhjen poshtë e demaskimin e marrëveshjes së Mukjes shpëtuan LANÇ-i e pushteti nacionalçlirimtar, përndryshe do të kishte ndodhur si në Greqi, ku lufta civile midis forcave demokratike greke e atyre të reaksionit grek i kushtoi popullit shumë shtrenjtë. Po shpëtoi edhe Kosova. Se shpallja e Shqipërisë etnike (ide e fashizmit), do të thoshte që Kosova të radhitej në krahun e Italisë fashiste dhe të trajtohej më vone si një pakicë kombëtare shqiptare, bashkëpunëtore e fashizmit italian! Dhe vetë Shqipëria nuk do të ishte rreshtuar me forcat që fituan mbi pushtuesit nazifashistë! Ishte një grusht i fortë për vendimet e Mukjes dërgimi nga Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, Enver Hoxha, i dy Divizioneve Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, njëri pa u çliruar Shqipëria e tjetri pas çlirimit, për të ndihmuar në çlirimin e Kosovës e të viseve të tjera të Jugosllavisë.

Prandaj dhe “Përrallat me mbret” të ballistëve e të tjerëve se “Kosova u tradhtua e u shit në Mukje”,  se “marrëveshja e Mukjes u prish për Kosovën”, se “Enver Hoxha e hodhi poshtë Mukjen nën diktatin e jugosllavëve” e të tjera janë gënjeshtra që nuk u beson më kush, madje as ata vetë! Hedhja poshtë e demaskimi i marrëveshjes së Mukjes është një dëshmi tjetër e fuqishme e gjenialitetit të Enver Hoxhës.

2.

Pse harrohen provokacionet e Gushtit 1949?! Pa asnjë dyshim kjo bëhet me qëllim të keq! Më së pari i fshihen rinisë, e cila nuk di se çfarë janë provokacionet e 2 gushtit 1949! Për këto hesht shteti, shtypi që duhet t’ia bënte të ditur rinisë, po hesht edhe opinioni! Ndaj na takon t’ia themi brezit të ri se provokacionet e 2 gushtit 1949 kanë qenë provokacione tejet të rrezikshme, që u ndërmorën nga forcat ushtarake të monarko-fashistëve grekë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, në të gdhirë të 2 gushtit 1949, kur Greqia në atë kohë ishte përfshirë nga flakët e luftës civile midis forcave demokratike greke dhe forcave të reaksionit grek për çështjen e pushtetit. Monarko-fashistët grekë i nisën provokacionet e 2 gushtit 1949 me pretekstin se gjoja Shqipëria u jepte ndihma forcave demokratike greke, po, në fakt, qëllimi ishte tjetër, ishte një test i reaksionit grek, i mbështetur prej anglezëve e edhe amerikanëve, për të provuar a do të rezistonte shteti i ri demokratik shqiptar apo do të dorëzohej dhe çfarë nuk ishte arritur gjatë LANÇ-it nga pushtuesit, armiqtë e pushtetit popullor e bashkëpunëtorët e tyre, të arrihej me këto provokacione!

Në të gdhirë të 2 gushtit 1949, 3 batalione greke të mbështetura nga artileria e aviacioni grek sulmuan befas territorin e Shqipërisë në sektorin e Bozhigradit të Korçës, piramidën 54-55, në një front prej 700-800 metrash gjerësi, të cilat hynë rreth 300-400 metra në brendësi të tokës shqiptare dhe qëlluan me artileri fshatin Vidohovë. Posta e kufitare e Vidohovës “Hero i Popullit” bëri një qëndresë heroike! 36 kufitarët, që përbënin efektivin e kësaj poste, përballuan me sukses sulmet e tre batalioneve të forcave monarko-fashiste greke të mbështetura nga forca ushtarake të tjera armike. Pas 5 orë luftimesh të ashpra në mbrojtje të Atdheut, forcat e kufirit të Republikës Popullore të Shqipërisë e zmbrapsën armikun deri në kufi dhe rivendosën gjendjen e mëparshme. Kufitarët trima shqiptarë të kësaj poste, të paktë në numër, po luftuan heroikisht dhe të mbështetur nga reparte të Ushtrisë Popullore të Shqipërisë e bënë rajonin e Vidohovës një varr për armikun, i cili pati rreth 100 të vrarë e të plagosur dhe 3 robër! Në luftimet që u zhvilluan në këtë sektor ra heroikisht edhe oficeri trim, Memo Nexhip Bejko!

Forcat monarko-fashiste greke nuk u ndalën me kaq, ato i vazhduan provokacionet ushtarake gjatë gjithë muajit gusht deri më 5 shtator 1949 në sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshticës, Konispolit etj., duke i shkaktuar shumë dëme në njerëz e në materiale. Po shteti i ri shqiptar tregoi forcën e tij të pathyeshme, bëri që sulmet e forcave greke të përballohen, të zmbrapsen e të përzihen matanë kufirit me Greqinë, vetëm me forcat shqiptare të kufirit, mbështetur edhe prej forcave të Ushtrisë Popullore e Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha, duke bërë që repartet ushtarake greke të pësonin një dështim të plotë!

August 5, 2017 14:12
Komento

45 Komente

  1. Arben August 5, 14:23

    ENVER HOXHA, KA QENE KRYETAR I SHQIPERISE PER 40 VITE, KY ESHTE FAKT NUK KA CFARE TE REHABILITOHET.

    KA QENE NJE KRIMINEL, NE SHERBIM TE ANTISHQIPETARISE, E NXORRI SHQIPERINE NGA HARTA E BOTES, E SHNDERROI NE NJE BURG TE MADH, EDHE KETO JANE FAKTE.

    HISTORINE DUHET TA NJOHIM MIRE, DHE TA KEMI TE QARTE NE KOKE, SE VETEM KESHTU MUND TI KTHEJME GABIMET NE TE MIREN TONE.

    DISA BREZA SHQIPETARESH, E MBYLLEN JETEN ME KETE MIZERIE.

    QE JETET E TYRE TE MOS SHKOJNE DEM, NUK DUHET TE HARROJME KURRE CFARE PERFAQESONTE SLLAVO-KOMUNIZMI NE SHQIPERI, ME ENVER HOXHEN NE KRYE

    Reply to this comment
    • Republika Ambasadoriale e Salibanise August 5, 15:17

      AUTOPSIA E BURRIT TE SHTETIT TE ARVIZUSE
      MONSTRES VIQIDOLIT
      ++++++++++++++++++++++++++++

      Zogu ka ngordhur shekullin e kaluar
      ISHTE TRADHETAR-KURVAR..POR KISHTE SHTET
      ..
      Enveri vdiq edhe ai shekullin e kaluar..thone se ishte DIKTATOR..disa te tjere thone ishte Shentor..nuk ka rendesi por KISHTE SHTET TE FUQISHEM qe vetem me IZRAELIN kRAHESOHET

      ..
      Pra pse shtypi shqiptar merret NON STOP me te vdekurit e shekujve te kaluar dh e ka harruar
      NJE PERBINDESH
      ME EMRIN
      SALEH RAM BERISHAJ
      QE E KA SHKERDHYER ATE VEND
      ME KEQ SE
      SERBI
      & GREKU
      TE NA KISHIN PUSHTUAR
      DHE ME E KEQJA NEN
      ZGERDHIMJEN
      E DONALD LUSE RRADHES
      .
      PSE SHTYPI SHQIPTAR DUHET TE PUSHOJE “LUFTEN” ME NENEN E SKENDERBEUT TE MUC NANOS DHE ENVERIN APO ZOGUN E KURVES ??

      SEPSE ESHTE DETYRE KOMBETARE
      BETEJA ME ME MONSTREN E VIQIDOLIT
      QE PAS TRADHETIVE DHE ZHDUKJEN E SHTETIT SHQIPTAR PO GEZON PASURI MARRAMENDESE DHE
      ESHTE BASHKAUTOR
      ME LUNE-LULIN-LILIN DHE SE FUNDI
      ME EDRAMEN..PER DEKRIMINALIZIMIN E ..LESHIT.

      ====

      DOSJA PENALE E NJE KRIMINELI QE U LEGALIZUA NGA UDB DHE U APROVUA
      NGA EURO-ATLLANTIKET PA DATE SKADENCE.
      .
      Politika shqiptare ka shumë pikëpyetje, por ato më të mëdhatë lidhen me një njeri, doktorin Sali Berisha. Është ende e nxehtë natyra e debatit që vërtitet rreth një prej figurave të larta të komunizmit, Hysni Kapos. Edhe bashkëshortja e tij, Vito Kapo, i qëndroi deri në fund tezës se Hysniun e vranë dhe nuk ndryshoi mendim për asnjë çast. Madje edhe diagnoza e helmimit. Por kush e helmoi?. Kush përfitoi? Kapo ishte njeriu që mund ta zëvendësonte Enver Hoxhën, pasi ishte më popullor. Dhe për mjek oborri kishte….Sali Berishën. Përfituesi…Ramiz Alia. Dhe nderi i kthyer, Berisha futet në rrugën e politikës, në rrugën e pushtetit.
      .
      Por Ramiz Alia nuk foli kurrë. Edhe kur u përpoq, ngjarje të mistershme ndodhnin rreth tij. Shumë mbahen në alibinë se Nexhmia dhe Ramizi u burgosën. Po, u burgosën, por nëse nuk do të ndodhte, çfarë do të bëhej me ta pas urrejtjes popullore të familjarëve të të pushkatuarve dhe persekutuarve ?!. Sali Berisha fitoi një “bingo” në vitet 70-të.
      .

      Pikërisht në kohën kur po ndodhnin ndryshime të mëdha shëndetësore në trupin e udhëheqësve të ish-Bllokut. Enver Hoxha vuante nga sëmundja e diabetit, një prej sëmundjeve që të rrit ndjeshëm tezën e paranojës dhe dyshimeve. Humbi kontrollin e mendjes dhe këtë situatë e shfrytëzoi…Nexhmia. E frikësuar për të ardhmen e familjes dhe në kërkim të sigurisë, prodhoi një…Ramiz. Njeriu më i afërt i saj. Dhe ata ia dolën me sukses, fal një njeriu me karakter të ngjashëm si i tyre. Në të kundërt nuk kishin për të pasur shanse.
      .
      Mistere të mëdha ka në karrierën e tij një herë ish-kryeministër dhe ish-president, Sali Berisha. Safet Zhulali.
      Njeriu që ishte shumë më afër tij. Ndoshta më naivi, ndjesë pastë, por edhe i besuar. I brymosur me idenë e antikomunizmit, ku të gjithë i shihte si armiq dhe përdorej lehtë. Por për fat të keq të tij, dëshmitari më i fortë i anti-Berishizmit. Njeriu që nëse do të hapte gojë (nëse nuk e ka bërë në rrethana të tjera), mund ta kishte shkatërruar një herë e mirë Berishën. Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i vetmi që kishte në dorë planin operacional të pushtimit të Jugut dhe detaje të hollësishme. Nga kasta e vjetër e PD nuk mbeti askush përveç sekretarit të tij Genc Pollo.
      .

      Ata që lejoi të riktheheshin më vonë, e bëri sepse kishin një pauz paditurie për atë që kishte ndodhur në PD. Dhe i shërbenin si kauz e një casti që i duhej në favor. Dhe Zhulali iku ashtu dhimbshëm, mistershëm, me një sëmundje për të cilën shumë pak u bë transparencë për shkaqet se nga erdhi.
      .
      Më herët kishte ikur një tjetër figurë, jo politike, por që dinte shumë. Kryetari i Komisionit të Figurave, Nafiz Bezhani. Edhe vdekja e tij, përveç faktit të moshës, u mbulua deri diku me mister. Një njeri që kaloi në duar të gjitha dosjet e ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve. Ata që sot kanë zaptuar politikën dhe mbajnë peng një popull.
      .
      Çfarë ndodhi me Azem Hajdarin ?. Ka vetëm dy dëshmitarë realë. Sali Berisha dhe Genc Pollo. Që ditët e sotme shkëmbejnë mesazhe shumë të forta dashurie. Dhe në veçanti Genci mundohet të bjerë sa më shumë në sy të doktorit. Vërtet Azemi u eleminua për shkak të një konflikti banal, por askush nuk do guxonte ta vriste te zyrat e partisë në mes të Tiranës, nëse dikush nuk do e kishte shtyrë. Nëse Azemi e mori vesh kush e priste, nuk kishte pse të dilte. Dhe Berisha nuk do e kishte nxjerrë në pritë, por t’i këshillonte një deklaratë mediatike ku të denonconte, ose kërkonte ndihmë. Dhe Berisha e shfrytëzoi, sepse ndjente se po humbte kauzën politike pas 1997, po dilte nga loja dhe po i shuhej ëndrra. Dhe si shprehja “të vishem edhe një herë nuse, pa di si të nusëroj”. Dhe i duhej një kauz, një dëshmor, për të tërhequr gjithë vëmendjen.
      .

      Dhe hoqi kundërshtarin kryesor, Azem Hajdarin. Fajin e spostoi te Nano dhe këtë të fundit e përdori më vonë për marrëveshje mbijetese politike. Më pas ikur edhe një dëshmitar tjetër i 2 prillit 1991, por që nuk foli kurrë, Pjetër Arbnori. Bashkë me Azem Hajdarin, ata ishin dy njerëzit që kishin dijeni të plotë për ngjarjet kur u vranë Arben Broci me tre të tjerë.
      ..
      Rikthimi në pushtet i Sali Berishës në 2005 me tezën e dorës së fortë dhe të pastër, i ngriti një problem të madh. Një çështje që Nano ia la hapur. Zhdukja e mistershme me urdhër të tij të Remzi Hoxhës. Biznesmenit shqiptaro-maqedonas, aktivist i UÇK-së, që e mori peng me SHIK-un e tij fal një makinacioni të agjenturave serbe dhe paditurisë së Pjetër Arbnorit. Hoxha u mbeti në dorë në tortura pasi i kërkonin filmimet dhe fotografimet që dispononte ai për takimet Berisha-Miloshevic dhe me Gligorovin si dhe një filmim të Gazidedes me Arkanin në Shkodër, pak muaj para zhdukjes.
      .

      Më tej zhdukën trupin si provë, që të mos mbetej, por denoncimi i familjarëve i menjëhershëm plasi skandalin. Nano e la dosjen e hapur me gisht tregues nga zyra e Berishës. Vetë OKB rihyri në lojë. Berisha u përpoq ta mbyllte si dosje, por s’ia doli. Ndaj dhe i mbeti si “çelës” zhdukja e provës kryesore. E rikthehu të ndjerin nga vendet arabe ku bënte jetë akademike, me premtime të mëdha. E kthehu si një “trofe” të forcës së tij.
      .
      Por nuk i mbijetoi gëzimit të Shqipërisë as për dy vjet. Iku me një sëmundje të mistershme, origjina e të cilës mbeti e tillë. Një vdekje për të cilën Berisha u mundua të hiqej sikur po investonte me buxhet për ta shpëtuar.
      ..
      Por fitorja ishte e madhe, sepse dosja e zhdukjes u varros përfundimisht me vdekjen e Bashkim Gazidedes. Të tjerët kishin pak rëndësi në proces, pasi shkonin deri tek Ilir Kumbaro, të cilit urdhrin ia kishte dhënë vetë i ndjeri dhe për më tepër Hoxha i mbeti atij në dorë. Edhe Kumbaro nuk dihet se ku jeton dhe nëse jeton pas atij skandali me drejtësinë shqiptare dhe britanike bashkë. Një manovër proceduriale për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi.
      .
      Të gjithë e mbajmë mend Kosta Trebickën. Pa peshë politike, por ama ishte vullkani i shpërthyer që mund të shuante “sarajin” e kryeministrit mes skandalit të aferës së Gërdecit dhe 26 të vrarëve. Ishte dëshmitari që lidhte djalin e kryeministrit me atë aferë direkte. Trebicka foli hapur, duke thënë në media se “Shkëlzen Berisha ishte i lidhur në trafikun e Gërdecit”. Madje shkoi më tej. Foli për një takim misterioz tek sheshi “Nënë Tereza” në makinën e kryeministrit Sali Berisha për këtë problem.

      .
      Takim i fshehtë, jo zyrtar, në rrugë dhe për një ngjarje të madhe…..Dhe dy muaj më pas vdes në një aksident të mistershëm në pllajën e Voskopojës në gjueti. Makina me 30 në orë kishte bërë salto duke e zënë nën vete, i kishte çarë kafkën, por afër trupit kishte pushkën dhe shpendët e vrarë!!!. Dhe dyshohet se njeriu që i ka shërbyer si urë Berishës për këtë zgjidhje, ishte…Bujar Nishani.
      .
      Në një biznes të përbashkët dy bashkëshortet e Trebickës dhe Nishanit, hapën universitet privat. Dhe Kosta u zbut, kurse Nishani ishte i vetmi që i shkoi i pari për ngushëllim të shoqes në banesë dhe ku u mbushi mendjen se ishte…aksident. Për të mbuluar provat shërbyen ish-badiguardët e Berishës të emëruar drejtorë policie. Dhe Nishani sot është…President. Por edhe Nishani vetë po vuan…një sëmundje të mistershme për shkaqet dhe origjinën e saj. Dhe është pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm, në kohën e të cilit kanë ndodhur gjithë vrasjet politike të kundërshtarëve të Berishës. U vra Fatmir Xhindi, Aleks Kekës apo 4 policët në Durrës. Iku dhe u rikthye ministër dhe pasuan vrasjet e kryekomunarit në Kukës, gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo oficerit të lartë të SHISH, Isa Çopa. Bashkë me Halimin e kalonin situatën me një premtim për kapje autori dhe më tej harroheshin. Kosta Trebicka nuk iku se do i zinte vendin Berishës se ishte i zoti në politikë, por sepse kujtoi se gjendej në Amerikë, ku skandalet kanë të ndëshkuar. Harroi se pasi u harrua disa muaj fjalia që tha se negocoi me Berishën pas Gërdecit, i shkroi testamentin e vdekjes. I vetmi dëshmitar i kësaj çështje mbetet Mihal Delijorgji, i cili duket se u tregua gojekyçur deri në fund.
      Nuk po llogarisim këtu edhe 21 Janarin, operacion të cilin e udhëhoqi vetë. Ku dëshmitar ka përveç komandantit të Gardës, truprojat e tij, edhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, që e konsideron “djalë të një gjaku”. Por nuk mund të lëmë mënjanë ngjarjen më të fundit, Sokol Olldashin. Një tjetër kundërshtar dhe rival në parti, por për fat të keq po aq i kapur në bëma të dyshimta sa edhe të mëparshmit, pra një ministër kabineti. Por duket se i ndjeri kishte lëvizur fort gurët e themelit në PD. Mbështetja që po merrte nga java në javë u kthye në një frikë për Berishën dhe pasardhësin e tij Basha. Distancimi i partisë nga Berisha, llogaritet të jetë fundi i tij dhe dorëzimi tek kundërshtari si “pajë”. Për të ndalur këtë operacion, në momentet e “bursës” më të ulët të tij në politikë, mund të jetë luajtur edhe karta e radhës. Vërtet ishte një aksident, por që mbetet dhe duket se do mbesë me shumë të panjohura në vetëvete. Basha duket i ekzekutuar nga Uashingtoni dhe Berisha po ashtu. Ndaj zgjidhja e vetme mbetej një qetësi dhe batak politik si i 1997-2005 me një opozitë copë-copë dhe me një post honorifik në PD. Dhe përballë alternativave u zgjodh kjo e fundit.
      .

      Nëse rezultatet e autopsisë së Sokol Olldashit nuk bëhen transparente, nëse nuk zbulohet se me cilin ishte takuar në vendin misterioz të panjohur ende, çfarë kanë biseduar dhe kush e ndiqte, ky aksident nuk mbetet thjesht i tillë në këtë situatë të trazuar të ish-ministrit që përgatitej për betejë të re….Ferdinand Poni e mbyten me nje “goje uji”…..Artan Santo u vra per ti treguar Edi Rames te mos futet ne keshtjellen e drakules berishe…shkurt..kush e mbron kete drakulen e vicidolit kur ai vend eshte kthyer si kolumbia e europes

      Reply to this comment
    • ndue August 6, 19:52

      siç thoshte dhe nje i mençur italian, qe tashme nuk eshte me midis nesh Umberto Eco, interneti u ka dhene fjale te lire dhe idioteve…

      Reply to this comment
  2. MH August 5, 14:52

    Me ta lexuar kete fraze si ma poshte:

    “Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi, përveç këtyre, pa autorizimin e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar e të KQ të PKSH, ranë dakord të shpërndahej edhe një proklamatë e “Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë”, me anën e së cilës njoftohej populli për vendimet e Mukjes. Kështu, ata ranë në kurthin e reaksionit dhe kapitulluan para tij. Ky gabim nuk ishte i KQ të PKSH, po i të deleguarve të tij, të cilët, me e pa dashje, i tejkaluan kompetencat e dhëna nga udhëheqja e LANÇ-it.”

    Me shkoj mendja tek “falja” e detit grekut qe nuk u diskutue ne kuvend po krejt msheftas pa marre asnji Ok e bane fakt te kryer.

    Ato te kohes se luftes dhe keto te kohes demokracise jane patriot ma te shkundurit e ma te poshturit e kombit.

    Mesa asht fole per provokacionet e gushtit 1949,Gjeneral Petrit Dume i ka kerkuar Enver Hoxhes ti japin urdher dhe brenda 24 orve flamuri shqiptare do valvitej ne maje te Akropolit,Athine.
    Asht krejt e pa prtanushme te bahet krahasim ndermjet Mbretit Zog dhe “Diktatorit” Enver Hoxha.
    Krahasimi per mendimin tim.Zogu asht personifikimi i tradhetise te atdheut.Ndersa Enver Hoxha asht autori i riabilitimit te Shqiperise Moderne.
    Per kete flasin faktet e ngrehinat e asaj kohe.Ku fakti ma i fresket asht parimi i politikes se PD ku ne program kishte te shkatrrojme cdo gje moniste.Me shpikjen e qekut te bardhe.U shkaterruane plnatacione,vreshta kanalizime,po nuk mundnin te shkatrronin Hodrocentralet po vetem shtyllat e tensionit te larte me direktive te marshallit mjek Berishes.

    Reply to this comment
  3. Marko August 5, 14:58

    Lavdi Enverit tone .
    Lavdi Enverit qe na mesoje Barazine …
    Lavdi Encverit qe na beri SHENDETSINE falas ,
    shkollen , dhe Ngriti ne Majat me te larta DINJITETIN e shqiperise ,
    ndoshta Njellloj si ne kohen e Skenderbeut .

    Reply to this comment
  4. Marko August 5, 14:59

    Lavdi Enverit tone .
    Lavdi Enverit qe na mesoje Barazine …
    Lavdi Enverit qe na beri SHENDETSINE falas ,
    shkollen , dhe Ngriti ne Majat me te larta DINJITETIN e shqiperise ,
    ndoshta Njellloj si ne kohen e Skenderbeut .

    Reply to this comment
  5. Marko August 5, 15:01

    Lavdi Enverit tone .
    Lavdi Enverit qe na mesoje Barazine …
    Lavdi Enverit qe na beri SHENDETSINE falas ,
    shkollen , dhe Ngriti ne Majat me te larta
    DINJITETIN e shqiperise ,

    ndoshta Njellloj si ne kohen e Skenderbeut .

    Ate shtet qe kemi 27 vite qe po e kerkojme ,
    dhe nuk e gjetem
    as ne GerQi
    As ne Itali
    As gjermani
    dhe as ne AmeriQi

    Reply to this comment
  6. Dukati po digjet... August 5, 15:13

    Po nuk keni faj ju se atehere sipas jush krimineli te denonte se nuk rinin rehat por donin ti vinin shkopinj nen rrota….kush vidhte…edhe kujt i kruhej …..tani keta udheheqesit e tu….vjedhin….vrasin…te varferojn duke te marr pronen e ti nuk ke ku ta gjesh te drejten tende…te vrasin per nje karikus…per nje fjal….te hipen tjetri me makine siper edhe ti ri mediton se nuk ke ca me ba……ehhhh more Beno….nuk ka moral..nuk ka siguri..nuk ka qetesi….nuk ka ekonomi…nuk ka qendrueshmeri….nuk ka pasuri po nuk vodhe…vrave…mashtrove…u servilose….po ta kishin bere me mire se ai do ta aprovoja me gjithe mend se ishte ashtu si thua ti….por keta thjesht po shfrytezojn pasurit qe la ai….sepse cdo sipermarje e bene privat….etj…etj..etj…nejse mos t’ju lodh shume…vape e madhe…..

    Reply to this comment
  7. demo August 5, 15:18

    Keta nuk e kuptojne cfare meritash ka enver hoxha.Enver hoxha doli nga hici dhe bereqaves ate qe i dhane serbet,qar e kishte.Merita e vetme e enver hoxhes eshte se mbajti funderrinat nen kontroll.Kush jane funderrinat?
    Funderrinat jane maloket cuba,rrugacet dhe kriminelet e qyteteve.Funderrina jane Sali Berisha,Mul Noka,bandat e Olldashit, Zenit,Manurrasit,Lacit,Fushe-Krujes,,ja keta i bente synet me thu Enver Hoxha.Funderrina jane llumi i burgjeve,qe nuk ishin politike por ishin ordinere,gjithe vese te mbrapshta si Uran Kostreci,karagjozi qe do jepte cfaqje erotike ne mesnate ne liqen te Pogradecit,pikerisht ne ate kohe kur sapo ishin arratisur nje familje ne Jugosllavi.Ky eshte per t`u bere film humoristik,maloku e beri kryetar te PD,qe te perjashtonte themeluesit nga partia demokratike.Shoket me te ngushte te Uranit qe pi kafe tek Tajvani eshte spiuni birucave Avni xhumaqi,qe coi ne pushkatim 7 djem nga Kolonja,duke u dale deshmitar ne hetuesi si ballista,;shoku Uranit ka qene Pjeter Toma(arbnori),qe u kap ne vreshtat e shkolles bujqesore ne Golem,duke perdhunuar nxeneset.Ca partie Social demokrate po formonte perversi Pjeter Toma ne vreshtat e Golemit me nxeneset minorene,mor amani,se i bete te gjithe politike?!,ca hajdute dhe perverse Enver Hoxha i shker.neper burgje qe te nxirrnin krom dhe mos ju shkonte mendja per qelbsirlleqe qe tani kane dale sheshit.Enver Hoxha nuk lejonte te zaptoje token,se e kishte monopol shteti,nuk te linte te prisje nje rrenje ulli dhe po te kapte duke djegur peme te digjte te gjalle.Sot digjet Shqiperia e gjithe dhe mener,s`e rruan kush qe po digjet jeta e ardhmja,natyra e bukur shqiptare.Po kape mor katunarin zjarrvenes,coje atje ku ka vene zjarr dhe veri shkrepsen si bente Enver Hoxha,qe i linte me 30 leke per dite pune,me buke misri!!!

    Reply to this comment
  8. Melesini maja-maja e rreh to[pi e kumbaraja August 5, 15:48

    Per hir te argumentit le ta zeme se Ymer Deshnica tradhetoi vijen e Partise dhe te Enverit ne Mukje. Keshtu?
    Atehere kush mund t’i jape pergjigje pyetjes perse Enveri nuk e denoi Ymer Deshnicen per kete “tradheti te vijes se partise”? Perse atij nuk i hyri “gemb ne kembe per kete “tradheti te madhe”? Mos valle ishte liberal Enveri dhe Partia Komuniste?
    Ka TRE FAKTE te medha qe logjika dhe arsyetimi i thjeshte te thone se pranimi i idese per Shqiperine etnike nga delegacioni i PKSHse ishte bere me miratimin dhe shtytjen e Enver Hoxhes.
    Se pari, mosdenimi i Ymer Deshnices, per te cilen Komiteti i Partise i Beratit, per thuajse 50 vjet, kishte porosi qe ai te trajtohej mire dhe kjo porosi reflektohet edhe ne faktin qe djalit te tij iu dha e drejte studimi dhe burse per nje fakultet te preferuar sic ishte ai i mjekesise, kur per cenet me te vogla ne biografi ne Shqiperine e asaj kohe nuk te jepej e drejte studimi jo per mjekesi, qe jo e jo, por as ne gjeologjikun e bujqesorin (shume kushrinjve te mi as e drejta per shkolle te mesme nuk iu dha).
    Se dyti, presioni qe iu be Enverit nga udheheqja jugosllave dhe perkrahesit e saj (Koci Xoxe, Nako Spiru Pandi Kristo etj.) ne udheheqjen shqiptare, per te dhene doreheqjen (per ta shkarkuar) ne Mbledhjen e Beratit, nuk mund te shpjegohet me asgje tjeter vecse duke pranuar se Enver Hoxha, pas mbledhjes se Mukjes, kishte humbur besimin e jugosllaveve si nacionalist shqiptar.
    Se treti, faktin qe idene e luftes se perbashket per nje Shqiperi etnike ne konferencen e Mukjes e kishte mbeshtetur dhe nxitur Enveri e ka pranuar edhe vete Ymer Deshnica ne letren e pare qe ka botuar ne shtypin shqiptar nga fillimi i vitit 1991 (nuk jam i sigurt per daten e muajin as per organin qe e ka botuar ate), ku thote se Enveri ia la fajin delegacionit te PPSHse megjithese ne shkuam ne Mukje dhe thame e pranuame ato qe na thane para se te niseshim ne Mukje. Ne nje leter te dyte te botuar disa muaj me vone, z. Deshnica “e kapi situaten” dhe shkruan se “ne shkuam ne Mukje dhe vepruam ne kundershtim me ato qe na porositen”.

    Reply to this comment
  9. Alfon August 5, 16:18

    Po kishte burra at’here .

    Reply to this comment
  10. DRENICA E KUQE August 5, 16:49

    Enver Hoxhen e ka rehabilituar puna e tij e devotshme dhe epokale per Shqiperine dhe per shqiptaret. I Zoti i Shtepise zgjidhet per t’i kryer e mbajtur mbi supe punet e shtepise dhe per t’i zgjidhur hallet e saj… Te gjithe keta qe po “udheheqin” qe tri dekada po i kryejne vetem punet e veta, as nuk po u intereson Shqiperia dhe as populli shqiptar, i perçare dhe i copetuar si para nje shekulli… E shihni si bejne shtetet qe jane tamam shtete, i therrasin ata qe e devijojne udhen e shtetit e te kombit te vet dhe i qesin para pergjegjesise penale… E, ne Shqiperi, Bujar Nishani i rehabilitoi dhe dekoroi te gjithe tradhtaret e Shqiperise!
    Rrofte emri i Enver Hoxhes dhe vepra e tij shqiptare!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  11. intelektuali August 5, 16:54

    PO MIRE O MUHARREM DUDUMI DHE FANATIKU PO CFARE DO TE BESH KUR TE KTHESH ENVERIN?

    Ja le te supozojme per nje moment se Presidenti qe Edi Rama e hodhi me parashyte ne Krye te Shtetit, por qe njihet si ryshfetciu enverist Like Floriri do te lejoje vampiret e Enverit te bejne referendumin e tyre. Le te supozojme se ky referendum te zhvillohet njesoj sic zgjedhjet per Parlamentin e Shqypnise apo per Kryetarin Famoz te PD-se dhe te rezultoje qe zyrtarisht shqyptaret duan kthimin e Kohes se Qepes te Partise se Punes.

    PO ME NATO-N CFARE DO TE BESH TI MORE MAVRI?

    sepse:

    Enveri ishte kundra Aleancave me Imperializmin dhe po doli Shqypnia nga NATO duhet te filloje te prodhoje kallasha dhe te ndertoje bunkere per t’u mbrojtur nga Imperializmi amerikan dhe Social-Imperializmi Sovjetik dhe ta mbylli Vatanin me tela me gjemba qe askush te mos te dale me nga “Parajsa Komuniste” e Enverit, te filloje te ndertoje burgje dhe kampe perqendrimi per ata qe duan te arratisen nga kjo “Parajse Komuniste” dhe te ringreje Sigurimin e Shtetit per te zbuluar dhe spiunuar ARMIKUN e Kllases. He pra si do t’ja besh o Muharrem Enveristi?

    PO ME CFARE DO T’I USHQESH SHQYPTARET MORE MAVRI? ME TOLLONAT E ENVERIT?

    sepse:

    Parrulla e Enverit ishte: “Me forcat tona do te perballojme rrethimin e eger imperialisto-revizionist”, por kur mbeti pa asnje ndihme nga dashnoret e tij komuniste qe u kishte shitur Vatanin dhe Bythen e tij prej pederasti i kerkonte Adil Caracanit DOLLARO ne nje kohe qe kishte falimentuar ekonomine dhe kishte renuar shtetin si kurre me pare ne histori.

    PO MIRE O GAZETA DITA POR KUR TE KTHENI ENVERIN CFARE DO TE BENI ME GAZETEN TUAJ QE I KA LESHUAR PA FRENA FANATIKET PER REFERENDUME REZILI PER SHQYPNINE QE PO ADERON TE BEHET PJESE E BE-SE?

    sepse:

    Kujtesa me thote se media e Enverit kontrollohej rreptesisht nga Partia e Punes dhe se gazeta liberale DITA do te zhdukej nga faqja e dheut si nje gazete ne sherbim te ARMIKUT dhe mesiguri Kryeredaktori i saj ne rastin me te mire do te burgosej pas nje autokritike te thelle per gabimet e tij ndaj Partise dhe Popullit.

    HE PRA DONI TE KTHENI ENVERIN ME BUNKERET E TIJ?

    Reply to this comment
    • Kamerade August 5, 22:38

      Sistemin e Enverit , pse jo le ta kthejme .
      Ti kestet nuk do ti marresh ,
      por do te trajtohesh si pensionist Ballist .

      Reply to this comment
    • Kamerade August 5, 22:39

      Sistemin e Enverit ? , pse jo le ta kthejme .
      Ti kestet nuk do ti marresh ,
      por do te trajtohesh si pensionist Ballist .

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes August 6, 04:08

      Po ti pseudo-intelktuali, ben vete apo je idiot?
      Rehabilitimi i figures te Enverit dhe hedhja ne grope e Zogut, eshte thjeshte nje referendum provokues, ndaj gazetareve ana-liste, politikaneve medemek antikomuniste, tip Salehu, si dhe “lirive” qe ofron sistemi kapitalist, pra nuk ka lidhje me Naton e as ndikon ne te ardhmen e Shqiperise, per te tashmen nuk flas, sepse eshte mut fare e per kete arsye nuk ja vlen, Une e kuptoj qe ti behesh keq kur permendet Enveri e me siguri do kesh arsyet e tua, por une qe kam qene me fis e me race i deklasuar e i burgosur e kam me teper me keta te ketyre 27 vjeteve se sa me Enverin, sepse ai ne fund te fundit arshivat i la aty, yapite e gjithe pronave tona ishin aty, ne ato aerhiva, por keta palot e sotshem i vodhen, pronat. e i zhduken tapite nga faqja e dheut.
      Te lutem, mos na tremb me Naton, sepse pastaj nuk na ze gjumi.

      Reply to this comment
    • sali Serbi August 6, 10:44

      Qelbesire, ndyresire e 27 viteve katraure. artikull shkruesi nuk fyeu njeri. Perse ndyne o felliqesire e koheve te te zeza te vendit?

      Reply to this comment
  12. arberesh August 5, 17:18

    Kishte BURRA te medhenj qe nuk kishin hijen e katunarise. Shikoni Saliun dhe do te kuptoni se per cfare behet fjale

    Reply to this comment
  13. Lufter August 5, 19:31

    Ashtu sic thote i pari e disa te tjere Enver Hoxha e Vrau popullin, nuk punoi per popullin, e gjeti popullin shqiptare prej 900.000 vete ne vitin 1944, prej te cileve 800.000 nuk dinin asa A as B dhe e coi ne 4 milion me shkolle e Universite etj. etj Ndersa Zogu ja mbathi dhe vodhi floririn e popullit te varfer.

    Reply to this comment
    • Arben August 5, 22:15

      NE KOHEN E ZOGUT NDOSHTA ISHIM VENDI I

      FUNDIT NE EUROPE, POR AMA VINIM SI

      RENDITJE PRAPA VENDIT TE PARAFUNDIT.

      NE KOHEN E ENVER SERBIT, ISHIM PRAPE

      VENDI I FUNDIT NE EUROPE, POR ME

      NDRYSHIMIN SE PAS TE PARAFUNDIT

      ISHIN NJA 20-30 VENDE BOSH, PASTAJ

      VINTE SHQIPERIA.

      RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

      Reply to this comment
  14. Niko August 5, 21:12

    Personalisht mendoj se Zogu eshte pergjithesisht nje figure me regresive se progressive. Megjithate nuk mendoj se ne duhet te vazhdojme me prishje monumentesh dhe traditash. Duhet te rrije aty ku eshte.. Por ama duhet qe Enver Hoxhes ti ngrihet monumenti perseri pak a shume ne te njejtat permasa qe ishte ne 19 shkurt 1991.

    Reply to this comment
  15. nonda August 5, 21:32

    derisa sistemi shtetit qe formoi enveri ra vete pa e shtyr njeri nuk ka kupetim ti rikthesh bustin dhe jo per ate qe balli kombetar ka qene ose jo me pushtuesin ka patur shume nacionalist te tjere qe kane luftuar kunder fashisteve dhe nuk i la te bashkoheshin dhe te formonin opoziten por vrau dhe i preu tani jemi aleat me ameriken dhe ata qe luftuan per kete sistem qe jemi sot ti hedhim poshte dhe ata qe luftuan per sistemin qe ra ti ngrejme lart cmenduri

    Reply to this comment
  16. MH August 6, 00:00

    Ore Nonda mos je ai i fameshmi i dikurshem nga gjirokastra,qe per te pasur foton e ati Nondas duke qeshur vesh e m’vesh,goja nji pash hapur si shpelle nji dhemb ketu e nji atje,paguanin 500 lek te asaj kohe.
    Logjika e yte qe nuk vlene as per leter higjenike.
    Asht turpi i te gjallve qe reabilitojne Ahmet Zogun e gomarit te Matit.Nji tradhetar i ndyer ne karater deri ne palcin e ADN.Dhe kundershtojne vendosjen e shtatores se “Diktatorit” Enver Hoxha ne vend nderit ne nji nivel me heroin kombetar Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
    Vetem ne keto dy periudha kohore populli ka luftuar i bashkur me nji qellim ne interresin e mbrojtjes kombetare.Rastet e tjera jane kryer luftime krahinore per tu mbrojtur nga pushtuesit.
    Si do qe ti shtjelloni interresat dhe vlerat.Enver Hoxha ka vulos vepra ne cdo fushe te jetes shqiptare si askush tjeter.Mbetet i riablituem ne shpirtin dhe zemrat e pastra te atdhetarve ma fisnik e parimor qe permban atdheu i etnitetit kombetar Shqiptare.Vendosja e nji shtatore nuk asht kushedi se cfare.Por,ta don syni,shpirti dhe zemra ta joshin per krenarin dhe atdhetarizmin qe shfaqi per 50 vjet lufte dhe ndertim.Heret apo von shtatorja e Tije do vihet ne sheshin ma te nderuar te vendit.Sido qe ta sugjeroni bilanci i veprimtarise se Enver Hoxhes per kombin e shqiperise, ishte dhe mbetet pozitivi.

    Reply to this comment
  17. Crusader August 6, 01:40

    Ne Shqiperi vazhdojne te merren ende me kufomat e shekullit te kaluar. Kjo jo pa qellim. Ne nje vend ku
    mbizoteron injoranca, varferia dhe militantizmi politik, eshte normale qe pulat e ngordhura te kthehen ne dordolece, me qellimin qe turmat mos te shikojne perpara, por te mbeten pengje te se shkuares. Kjo i intereson kastes kriminale, e cila e ka zene prej fyti ate vend. Shqiperia nuk behet kurre, po nuk u emancipua shumica aty.

    Reply to this comment
  18. Goni August 6, 03:38

    Eshte e turpshme qe kemi bashkekombes disa komemtues qe flasin ketu.te flasesh sot per te ngritur figuren e enver hoxhes – kriminelit me te madh te shqiptareve eshte gjemdje cmemdurie.enver hoxhen e ka demuar historia, ja ka dhene pergjigjen populli I shumevuajtur shqiptar ne shkurtin e vitit 1991 kur e terhoqi zvarre statujen e pamerituar neper sheshet publike .Referendum me te sakte se ai nuk ka tjeter.Njerez behuni me te arsyeshem.jetoni jeten tuaj ne menyre dinjitoze dhe shijoni frutet e lirise qe ju ka munguar.enver hoxha eshte varrosur si trup fiİkisht dhe si ideoogji.vertet me vjen keq qe te merremi me gjera te tılla.

    Reply to this comment
    • sali Serbi August 6, 10:50

      Sa me shume ndyni ju qelbesira e minj gjirizesh, aq me larte ngrihet ne kujtesen e kombit figura e kolosit Enver Hoxha. O race e ndyre kolaboracionistesh she spiunes te antishqiptareve. Po ske faj ti mor kafshe pylli se te morri Enveri nga malet apo nga skutat ku ishe mesuar dhe te dha shkollebuke dhe dinjitet. Yttt fare e ndyre!

      Reply to this comment
  19. Mark uk. August 6, 05:55

    Marko : Mos je gje i biri,pyte njehere ate qe ju ka lindur se ndryshe nuk ka si te jet.

    Reply to this comment
  20. Ben August 6, 10:17

    Per” anti enveristat ” Enveri mund ishte diktator , por jo hajdut si Zogu ! Enveri mund te ishte diktator, por nuk shiti asnji pjese toke shqiptare, pasuri nentoksore shiti Zogu Shen Naunin, dhe pasurite nentoksore italise, Enveri mund te ishte diktator, por nuk e la popullin shqiptar analfabet 98 % sic e la Zogu ! Enveri mund ishte diktator , por hapi Universitetin e pare shqiptar 1957, I pari universitet ne hsitorine moderne te Shqiperise , ku arsimi publik I lart nuk egzistonte ! Enveri mund t ishte diktator po la mbrapa nje shendetsi falas dhe sherbime shendetsore ne fshatrat me te thella falas ! Enveri mund te ishte diktator por zhduku injorancen e grave te mbuluar me perce dhe pa shkolle inkurajoj, punesimin dhe emancipimin e gruas ne te gjitha sherbimet e specializuara publike, keshtu ju anti enverista pro zogista mos hani balga lope duke vjell vrer kau ne media per figuren e Enver Hoxhes babai I Shqiperise moderne !Shpetimtarit te kombit shqiptar nga coptimet e fqinjeve , grabitqar grek serb, italian, malazes maqedonas , Enveri ruajti territorin shqiptar dhe pasurite kombetare te shqiptareve te pa cenuar
    Te pa prekur !La Shqiptaret pa borxhe dhe jo si Ahmet Zogu dhe Sali Berisha ! Krimineli I shqiptareve dhe hajduti me cizme se bashku me Ilir Meten !*Like Floriri !

    Reply to this comment
  21. Mark uk August 6, 10:38

    eshte i sham kush shkrun ne emnim tem .

    Reply to this comment
    • sali Serbi August 6, 10:54

      Nuk po te shoj se nuk e meriton por po te jap nje peshtyme suratit, tpuu fare e ndyre!

      Reply to this comment
      • Mark uk August 6, 20:13

        ti nuk je salia se ai nuk flet njashtu ,
        pranej o komunist asht e kote qe fshehesh mas atij emni te nerum .
        mos je novroz shkodrani i kallamishteve
        ai bishtperdredhuri dhe i perdali

        Reply to this comment
  22. Rita August 6, 13:10

    Mendoj ,,hej sikur nje njeri si Muharremi jone te kerkonte nje referendum ne Gjermani per rehabilitimin e figures se Hitlerit e heqjen e fotografive te p.sh. te Oto Bismarkut qe ka meriten se i dha emrin e sotem ish-Prusise se atehereshme ,ne shekullin 19-te !! Lere te qete Mbretin more kokebosh Muharremi ,se ai sundoi sa gjysma ( vitet ) e hitlerit shqiptar e nuk i mbushi burgjet me burra e gra ,rrespektoi pronen private e akuza e vjedhjes se floririt nuk ka asnje baze e ishte e mjerist vazhdon nga pasues si Muharremi ,por ishte nje akuze e ngritur pikerisht nga hajduti e krimineli i ardhshem gjirokastrit !! Pse harroni ligjin e tatimeve ne vitet 1946–1952 ???? Qe ju grabiten florinjte te gjitheve familjareve te pasur ,te mesem e te varfer ???? Pa asnje te drejte ligjore e kjo vjedhje masime gjithe popullore shoqerohet me krime ,zhdukje ,internime masive e c”njerezore !!! Pse harroni vjedhjen fundit ,,te fresket ,as tre dekada ,kur diktatori i fundit R Alia me avjon dergon ne Zvicerr 10 ton flori ???? Kete Muharrem nuk e rren mendja aspak !! Ai e kupton se jemi ne nje epoke qe zgjedhjet kryen sa per sy e faqe pasi fituesi eshte zghedhur me marreveshje midis konkurruesve ( mjerisht kjo ndodh ne krejt rrozullin tokesor ) e ne se partia pasardhese e merr ne konsiderate kete marrezi te tij ,dihet dhe rrezultati !!! Ajo lufte civile qe u shmang me marifet nga vete shkaktaret e gjendjes se mjeruar me 1990 ,91,92, sic duket duhet te kryhet qe te pushojne llomotitjet ,marrezite ,e dashkeqjet per mos ecjen e vendit drejt nje europe te lire e te bashkuar !!! Cdo gje pritet sepse ne Shqiperi e djathta nuk ka lindur e ajo qe pretendon se eshte e djathte eshte pa krahe ,eshte e trathtuar qysh ne diten e krijimit si opozita e pare ne fund vitin e 1990 eshte nje tallje qe ju be per 27–te vite popullit shqiptar !!

    Reply to this comment
    • Ben August 6, 15:14

      Si nuk vrau Zogu ? Vrau shume midis tyre Luigj Gurakuqin partriotin dhe atdhetarin shqiptar ministrin e Financave, shiti Shen Naumin dhe Vermoshin serbeve dhe pagoi mercenare per te Larguar Fan Nolin me ndihmen e Serbise vrau Bajram Currin Pse nuk veshi opingat (Sic thoshte)dhe te mbronte vendin nderin por ja mbathi me florinjte e arkes se shtetit ??! E ju zogistat jeni te pa cip ! Mbuloni te vertetat e hajnis mbreterore dhe vrasjet e patrioteve shqiptar figura te kultures kombetare Historia dhe faktet nuk mbulohen! Sa do Berisha u mundua te shtremberoj historine dhe te hedh tonelata balt e verteta e Ahmet Zogut dhe e Enver Hoxhes nuk fshihet ! Fakt ! As ajo e Berishes shkatruesi I vlerave te kombit shqiptar, historise ushtrise hajdut I pasurive kombetare anarshist injorant qe krijoi nje Parti familjare grabitqare me nje histori te dhimbshme korrupsioni dhe anarkie ! Si ajo e 1997 fundosja e gjithshkaje !

      Reply to this comment
  23. Plaku Xhuxhumaku August 6, 18:44

    Pirdh, o Muharrem Xhafa pirdh, se lirohesh.

    Reply to this comment
  24. nonda August 6, 20:44

    ore mh eshte e lehte ta mesosh nga eshte nonda i fameshi dhe merresh me internet ne kohen e zogut ka shkruar shume te meta te kohes dhe nuk kishte frike se e fusnin brenda dersa ne kohen e dulles ndonje si puna jote zemer zi dhe me fjale te pista e futi ne burg dhe disa breza

    Reply to this comment
  25. Arben August 7, 07:26

    EDHE NJE HERE, PO NUK U ZHDUK NJEHERE E MIRE

    SIGURIMI I SHTETIT, QE E KEMI DHURATE NGA

    REGJIMI SERBO-KOMUNIST I ENVER HOXHES,

    NUK KEMI PER TE PARE NDONJE DITE TE

    BARDHE ME SY, KETU NE TROJET TONA.

    KESHTU DO TE VAZHDOJNE TE IKIN NJEREZIT

    DERISA TE MBETET SHQIPERIA, NJE KULLOTE

    E MADHE PER BAGETITE.

    Reply to this comment
  26. geanol August 8, 01:00

    Muharrem Xhafa. Duket qarte qe nuk keni kaluar neper Spac, Burrel, Qaf Bar etj.
    Do ishim shume kurioz te dinim pse Enver Hoxha burgosi dhe ekzekutoj thuajse te gjithe anetaret e partive te tjera ne 1946. Perse nuk lejonte qe te flitej se si jetohej ne perendim, perse izoloj vendin, perse ne cdo 4-5 vjet nxirrte nga “grup armiqesor” etj.
    Ka shume pse per ato 45-vjet “te diktatures se proletariatit”.
    Eshte MARREZI dhe IDIOTESI e papare qe te vesh ne diskutim reabilitimin e DIKTATORIT.
    Qe te te behet e qarte Zogu ishte monark, kurse Enver Hoxha ishte DIKTATOR i mbiquajtur komunist qe vetem komunist nuk ishte.
    Kohrat kur jetuan dhe udhehoqen keta te dy ishin krejt te ndryshme.
    Pra si perfundim mos na prrallis gjera qe nuk i mban kandari more hajvan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*