Ahmet Zogu dhe serbët

August 11, 2017 16:30

Ahmet Zogu dhe serbët

Azis Gjergji

 Një javë pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore [28 Korrik 1914], MPJ e Austro-Hungarisë e vuri Princ Vidin [Wilhelm zu Wied] përpara alternativës: ose të vihej në krye të shqiptarëve  dhe të marshonte kundër Mbretërisë së Serbisë, ose të rivishte uniformën e “oficerit prusian” dhe të nisej drejt frontit të luftës kundër ushtrisë franceze. Princ Vidi zgjodhi variantin e dytë dhe pas një muaji [3 Shtator 1914] u largua një herë e përgjithmonë nga Durrësi, duke e lënë Shqipërinë në një kaos të frikshëm. Po në javën e parë të Gushtit 1914, Ahmet Bej Zogolli priti në kullën e tij në Burgajet oficerin e zbulimit serb Mlladen Stamatoviç.

Azis Gjergji

Në përmbledhjen e artikullit të tij studimor në frengjisht: “Ahmed Bey Zogou et la Serbie: Une coopération inachevée 1914-1916” (Ahmet Bej Zogu dhe Serbia: një bashkëpunim i papërfunduar 1914-1916), historiani serb, Dushan T. Batakoviç (Dušan T. Bataković) shkruan: “Duke synuar të zgjeronte rrjetin e krerëve miq klanorë me anën e të dërguarve të posaçëm në Shqipëri,  Pashiç (Nikola Pašić) rekrutoi Ahmet Bej Zogun [Zogollin], kreun e krahinës së Matit dhe nip i Esat Pashës…  Kryeministrit serb Pashiç (Nikola Pašić), nëpërmjet të dërguarit të vet të posaçëm  Xhemal Bej Ljubović, oficer i zbulimit të ushtrisë mbretërore serbe, që vepronte në Shqipëri me pseudonimin “Mlladen” (Stamatoviç?), punonte – i përkrahur nga kreu i distriktit serb të Ohrit [Jovan Çirkoviç]- t’i kthente në mbështetës të kauzës së vet krerët shqiptarë, me qëllim që ta bënte të sigurt kufirin e Serbisë me Shqipërinë.” (Academia edu. Dušan T. Bataković,  Ahmed Bey Zogou et la Serbie Une coopération inachevée (1914-1916), pages  169: Résumé: “En vue d’élargir le réseau des chefs claniques amicaux à travers les émissaires spéciaux en Albanie, Pašić recruta Ahmed bey Zogou, le chef de la région des Mati et le neveu d’Essad Pacha”;  page 173: “Le Président du Conseil serbe Pašić, par l’intermédiaire de son émissaire spécial, Djemal Bey Ljubović, un officier de l’armée serbe qui agissait en Albanie sous le pseudonyme de « Mladen » (Stamatović ?), travaillait — avec la complicité du chef du district serbe d’Ohrid — à gagner à sa cause les chefs albanais pour sécuriser la frontier de la Serbie avec l’Albanie.” (përkthyer nga Akademik Kopi Kyçyku, Bukuresht/Rumani)

Në të vërtetë, Ahmet Bej Zogolli nuk ishte nip i drejtpërdrejtë i Esat Pashë Toptanit, por i Xhelal Pashë Zogollit, ish-bashkëpuntor i Mbretërisë së Serbisë, i njohur me pseudonimin Stanko Ivanoviç. Batakoviç shkruan se interesimi i agjenturës mbretërore serbe për Ahmet Bej Zogollin duhet të ketë qenë shumë i hershëm; megjithatë, sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, emri i tij del në një telegram të prefektit Jovan Çirkoviç, dërguar eprorëve të tij në Beograd, më 25 Prill 1914. Sipas historianit kosovar, Xheladin Shala, në atë telegram, Çirkoviç kishte raportuar se ishin bërë përpjekje për të tërhequr kreun krahinor Ahmet Muhtar Matin në krah të Mbretërisë së Serbisë, duke i premtuar shkollim për oficer në një vend të Europës, por ai nuk kishte paraqitur ndonjë interes për shkollim të mëtejshëm. (D. Bataković,  Ahmed Bey Zogou et la Serbie Une coopération inachevée (1914-1916), p. 172;  Xh.Shala, Marëdhëniet shqiptaro-serbe në vitet 1912-1918,  Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1990, f. 205 (sipas: DASSIP-AO-1914- F-1-D-VI-br. 1003, telegram i Prefektit Çirkoviç nga Ohri në Beograd, 25.IV.1914).

Më 23 Qershor 1914, agjentura serbe kishte humbur një nga agjentët e rendësishëm të saj në krahinat verilindore të Shqipërisë, famëkeqin Arif Hiqmeti nga fshati Llojan i Kumanovës, i goditur nga  një plumb preçiz į  patriotëve dibranë në kokë pranë fshatit Zhirovnicë. “Pas vdekjes së Arif Hiqmetit, në verën e vitit 1914,” shkruan D. Batakoviç, “Ahmed Bej Zogu [në atë kohë: Zogolli] u bë  njëri nga krerët e rrallë të rëndësishëm të klanit shqiptar të gatshëm për të bashkëpunuar me Serbinë fqinje.” (Dušan T. Bataković: “Ahmed Bey Zogou et la Serbie, p. 172: “Après la mort d’Arif Hikmet à l’été 1914, Ahmed Bey Zogou était l’un des rares chefs de clan albanais importants prêts à coopérer avec la Serbie voisine” (sipas: dépêche de Jovan Cirkovic au Ministère des Affaires étrangères serbe, publiée dans Dokumenti o spoljnoj politici Kraljevine Srbije 1903–1914 [Documents sur la politique étrangère du Royaume de Serbie, 1903–1914], vol. VII-2, doc. no. 271.)

Bashkëpunimi i Ahmet Bej Zogollit dhe krerëve të tjerë shqiptarë të krahinave kufitare me Serbinë u krye nga agjentura mbretërore serbe sipas udhëzimeve të Kryeministrit N. Pashiç [Pašić] dhënë titullarëve të MPJ të Serbisë, më 3 Gusht 1914. Udhëzimet u përpunuan nga specialistët e MPJ të Serbisë në një material sekret me titull: “Udhëzime për punë me shqiptarët” dhe iu dërgua gjithë autoriteteve ushtarake e civile të viseve kufitare me Shqipërinë. Ndër të tjera, në material thuhej:

Mundemi çdo njerit fis t’ia njohim qeverisje e veçantë dhe të gjitha fiset të formojnë Senatin. Me Serbinë të formojnë aleancë politiko-doganore dhe mbrojtjen e përbashkët nga armiku į jashtëm. T’į lejohet Serbisë të ndërtojë hekurudhën gjer në bregdet. Më së miri do të ishte që ata ta pranojnë bashkimin shtetëror dhe doganor, kurse përbrenda të qeverisin sipas zakoneve të veta. Marrëveshja në fillim të arrihet me disa krerë, kurse më vonë, një vendim të tillë ta miratojë një Kuvend į tyre į Përgjithshëm, į cili do të kërkojë prej nesh formimin e bashkësisë personale dhe doganore, që do të thotë të kemi ushtrinë të përbashkët, doganën dhe mjetet e përbashkëta të komunikacionit. (Shukri Rahimi, “Bashkëpunimi i Ahmet Muhtarit nga Mati me Serbinë dhe mospajtimet e tij me Esat Pashë Toptanin gjatë vitit 1915″, artikull i botuar në revistën “Gjurmime Albanologjike”, Seria e Shkencave Historike, XI 1981, Prishtinë 1982, f. 120-121 (sipas AM (m.g.) DA SIP Po Serija “G” Fasc 8: “Udhëzimet e MPJ  të Serbisë për punë me shqiptarët” dërguar prefektit të Ohrit, Jovan Çirkoviç.  Rezervat 124, më 8 Gusht 1914; D. Batakoviç, Ahmed Bey Zogou et la Serbie: Une coopération inachevée (1914–1916), p. 176)

Në marrëdhëniet publike, Mlladen Stamatoviç (Xhemal Bej Ljuboviç) prezantohej si vartës i prefektit Çirkoviç, në të vërtetë, në linjë agjenturore ishte shefi i tij. Kështu, në dokumentet serbe, të nxjerra në dritë nga historiani Bogumil B. Hrabak dhe të cituara nga Dushan Batakoviç thuhet:

Përfaqësuesi serb në Shqipëri Ljubović [Mlladen Stamatoviç] dhe zv/shefi i tij në Ohër, prefekti Jovan Çirkoviç, arritën me sukses të tërheqin në anën e Serbisë, Ahmet Bej Zogollin, i gjendur į izoluar politikisht në bastionin e tij në Mat. Qeveria e Beogradit į pagoi atij afro 4000 dinarë, një të pestën e shumës së parave të ndare për krerët e fuqishëm të klaneve të Shqipërisë së Veriut. (D. Bataković: Ahmed Bey Zogou et la Serbie: Une coopération inachevée (1914–1916), p. 174: “…  le représentant serbe en Albanie Ljubović et son sous-chef à Ohrid, le préfect Jovan Ćirković, parvinrent à attirer du côté de la Serbie Ahmed Zogou, toujours politiquement isolé, dans son fief à Mati. Le gouvernement de Belgrade lui versa près de 4 000 dinars, soit un cinquième des sommes allouées aux puissants chefs de clans de l’Albanie du Nord.” (sipas: Bogumil B. Hrabak, “Muslimani severne Albanije i Srbija uoči izbijanja rata 1914. Godine”, në përmbledhjen “Les musulmans de l’Albanie du nord et la Serbie à la veille de la guerre de 1914”, Zbornik za istoriju Matice srpske,  22, Novi Sad 1980, p. 64)

Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiq

Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiq (marrëveshje e nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për t’u rikthyer në Shqipëri duke luftuar qeverinë e Fan Nolit).

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

(Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924).

 

August 11, 2017 16:30
Komento

35 Komente

  1. shqiptari August 11, 17:23

    Tradhti fund e krye !

    Reply to this comment
    • ELIOT August 12, 09:33

      ceshte ky aziz KOQJA ..NGA E MESOI KY HISTORINE E ZOGUT … NE JETUAM 50 VJET ME ENVER DIKTATORIN DHE PRAPAE SE MESUAM CDO GJE PER KRIMET E TIJE .. DHE KY SA VJEC KA 150 …APO JA MESOI ENVERI KOMUNISTAT HISTORINE E ZOGUT …… KA VETEM 2 GJERA KRYESORE QE KY SE KA KUPTUAR ..SE ZOGU ISHTE DEMOKRAT DHE LIBERAL … NUK VRAU SHQIPTARET PER IDETE PER PARTINE E TIJE … NUK VRAU 10 MIJE TE RINJ SIC E BERI ENVERI DHE NUK FUTI ME MIJERA N BURGJE PER NJE FJALE GOJE SIC E BERI ENVERI ….. NDOSHTA KY AZIZI E KA SHKRUAR KETE ARTIKULL ME NEXHMIJE HOXHEN ….QE PER TE MASKUAR MASAKRAT E BURRIT TE VET NA HAP LETRA QE SHUME NGA NE SI JETUAM … .GAZETA MJAFT ME KETO SPIUNA QE BEJNE CDO GJE PER TE RINGJALLUR HITLERIN ENVER….. KUR EUROPA I CIVILIZUAR E QUANTE ENVERIN DIKTATORIN ME TE MADH TE BALLKANIT TE EUROPES … DISA FSHATAR JO TE CULTIVUAR DUAN TA BEJNE HERO … PAK CIVILIZIM ..PAK DEMOKRACIE PAK HUMANITE ……. MERCI …

      Reply to this comment
      • N.VJOSA August 12, 11:03

        O eliot, o idiot,
        Aziz Gjergji eshte nje Historian i mirfillte qe ty ti leron te gjitha vrimat e Kafkes!
        Pse ofendon , o Zagar?!…
        Nje Historian i vertete studjon arshivat, dokumentat autentike, ben krahasimet me te dhenat e studjuesve dhe nxjerr konkluizione per ta shkruar Historine ashtu sic ka ndodhur. Historia ka ndodhur, ajo nuk ribehet ajo shkruhet.Dhe Azis GJERGJI ESHTE NGA ATO SHQIPONJA QE E KA MESUAR hISTORINE SI SHKENCE NE FAKULTET, nuk shkruan dokrra si puna jote…Nuk e shikon, per cdo mendim i referohet arshivave dhe te vertetave Historike?!…
        Po ti eliot-idiot do jeshe ndonje debil qe nuk ja ke haberin studimeve historike , ne mos qofsh ndonje kulish i Zogut te Kurves…!
        —————–
        Pershendetje Azis, Miku im i vjeter . N.Vjosa, Austri.

        Reply to this comment
        • ELIOT August 12, 12:05

          HA HA HA bravo VJOSA .. ME BERE PER TE QESHUR … POR A E DINI TI COBAN SE NE SHKENCAT E NATYRES NE FEKULTETET TONA TREGONIN RRENA MORE I GJORE .. A E DIN TI MORE DEBILE MENTALE QE ..NE SHQIPERI MAXIMILIAN ROBESPERRE E BENIN HERO SE BERI REVOLUCIN FRANCEZ … DHE NE HISTORINE E KOMUNSTAVE STEREGONI SI DIKTATORI REVOLUCIONAR ROBESPIERRE MBAROI NE GIJOTINE SE ISHTE I CMEDNUR DHE VRAU MIJERA TE PAFAJSHEM JA SI E MESONIM NE SHQIPERI ME KATUANRET KOMUNISTA HISTORINE … NDERA UNE MORE I GJORI VJOSA … E KAM LEXUAR NJA 100 HERE BIEN HISTORINE E … ZOGUT TE ENVERIT DHE KRIMINELAT REVOLUCIONERE .. DHE NE GJUHEN E MOLIERIT COPE MISHI .. I PASKA MESUAR NGA ARSHIVAT ..E KUJT COBANEVE KOMUNISTA ME ARCHIVAT E ENVERIT …. KUJTOVA SE I DOGJEN SI NAZISTAT ..KUR HUMBEN LUFTEN … IK MORE TYC SE TY EDHE KETIJ COBANI JU A KA HONGER DHIJA LIBRAT DHE SHKOLLEN E KA BERE …. SE KA QENE CUN SPIUNI DHE E MERRTE DIPLOMEN ME MIK SI RAMA LICEUN .. JAM TIRONS DHE KAP PASUR SHOKE … DHE SPASHE NJE CUN PUNETORI NE FAKULTETE ..VETM FEMIJET E KURVAE DHE SPIUNAVE …. NDOSHTA KY I PA PASSSE TE DYJA . MERCI TETE DE BITE …..

          Reply to this comment
          • ULLI MAGNA August 12, 18:41

            PIKESEPARI O zoti ‘ELIOT’,
            z. AZIS GJERGJI KA SJELLE KETU DOKUMENTIN : “Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924”, NDAJ NE SE NE ATO QINDRA ‘LEXIMET’ E ‘ STUDIMET’ E HISTORISE QE PASKE BERE TE REZULTON NDONJE GJE JO E SAKTE, E MANIPULUAR, OSE THJESHTE NDRYSHE, BEJE PUBLIKE DHE HYR NE DEBAT SERIOZ ME TE GJITHA ‘KAPACITETET’ DHE ‘NJOHURITE’ E TUA ‘SHKENCORE’, PA QENE NEVOJA TA OFENDOSH ZOTERINE DHE SHUME E SHUME TE TJERE QE NUK KANE QENE AS ‘KOMUNISTE’, AS ‘ZOGISTE’, PRA MBI TE GHITHA NUK KANE QENE E NUK U BENE ASNJEHERE SHARLATANE …
            NDRYSHE, SHUME I NDERUAR zoti ‘ELIOT’, NJE GJE E VOCKEL POR E SIGURTE ESHTE, SE SHKENCERISHT PATOLOGJIA JOTE BEN PJESE NE ‘HAJVANERDIZMIN’ SHQIPTAR TE KESAJ ‘EPOKE’ TRANZITORE … NDAJ NJE VIZITE ‘E MIRE’ MJEKSORE NE VENDIN FRANKOFON KU JETON NUK DO TE TE BENTE VECSE MIRE … PER SE PAKU TE SHKRUASH SAKTE EMRAT E AKTOREVE TE HISTORISE FRANCEZE, SE PER SHQIPEN NDOSHTA DO DHE E SHKRUAN ME ‘BRIRET E CJAPIT’ … !!!!!

        • shvejku August 13, 00:23

          O Eliot krrici,pjelle e gomarit nga Mati!
          Ja me kafshe si ty ne u tregojme te rinjve sot se sa te drejte kishte Enver Hoxha kur ju burgoste,internonte e pushkatonte sojin tend armik i Shqiperise dhe shqiptareve!
          Ti vjell helm se ate ke ne shpirt dhe ne vend te gjakut!
          E cfare mund tre bente me teper per rracen tuaj te poshter Enver Hoxha pervec PLUMBIT pas koke?
          Po tani qe ke 27 vjet pushtetin tend,cfare dreqin ke qe nuk pushon se hengri mut,o te shkerdhefshin gomeret e Kines cfare te mban pragu i shtepise?

          Reply to this comment
          • ELIOT August 13, 17:24

            ha ha ha ha ha folen cunat e spiunave ;; QE HITLERI I MORRI NGA KATUNET DHE I PRURI NE TIRONE .. HA HA HA DHE KY VIKTOR HUGO NGA KATUNET E SHQIPERISE PO NA TREGON ME HOLLESI JETEN E ZOGUT … MORE BUDALLENJ MORE LOPE A E DINI JU MORE FSHATARE TE MJERE SE EDHE NJE LOPE NE NORMANDIE E DIN CDO TE THOTE LIBERTE EGALITE FRATERNITE MORE TE CMENDUR .. DHE ENVER DEBILI QE BERI SHKOLLEN NE FRANCE 5 VJET ….???? POR SI MESOI DOT CDO TE THONIN KETO FJALE MORE TE GJORE … MORE JU QE ENVER HITLERI JU A HOQI TRUNIN JU DROGOI DHE JU BERI TE MJERE … SI MUNDENI AKOMA TE FLISNI POZOTIVE PER NE BARBAR .. MORE FSHATARE IDIOTA …. PO TE KISHIT NJE VILE ME PISHINE NJA 2 VETURA .. NJA 100 MIJE EUROS NE BANKE NE KOHEN E ENVERIT DO TJU KUPTOJA … POR ME BUKE ME DJATHE ME KOS .. ME BIDONAT E VAJGURIT SI NE AFRIKE ME VARFERINE QE ENVERI LA NE SHQIPERI DHE GJENI GUXIMIN TA MBRONI … NENA DHE BABAI IM PUNOI 40 VJET ME DIKTATORIN DHE NE FUND TE MUAJIT SKISHIM PER TE NGRENE …. PO TE ISHIN NE FRANCE ME 40 VJET PUNE TE PANDERPRERE … PRINDERIT E MIJ DO TE KISHIN NJE VILE SHTEPI ME BACE DHE PISHINE DHE FRIGON PLOT CDO JAVE .. DHE LAVATRICEN DHE CDO GJE .DHE NE VEND TE BICIKLETAVE TE MAOS DO TE KISHIN BENZA SI PASHAI ENVER.. .. DHE NJE MUAJ PUSHIME CDO VIT .. DHE ME ENVERIN .ASGJE .. NDERSA DIKTATORI PER VETE .5 VILA PA PUNUAR ASNJE DITE 5 BENZA . DHE NEXHMIJA ME NJE RROGE PREJ 60 MIJE LEKE NE MUAJ DHE JU ZVARRANIKE E MBRONI …. TURP TE KENI BANDE DE DEBILE … BANDE TE MERDES … VOUS ETES DES CAFARDS .. VOUS ETES BAJGAT E DEMOCRATISE …BAJGAT E LIBERTES … DHE DUA TJU PYES A I KENI AKOMA BIDONAT E VAJGURIT QE ENVERI JU A LA PER …. PO BICIKLETAT E KINEZVE I KENI SE KETU EDHE NJE AFRIKAN KA NJE GOLF … HA HA HA HA DHE SJAM NGA MATI DHE SME PLASI PER ZOGUN…. SE SE KISHA GJE .. POR JETA REALITETI ME TREGOI SE SI U TALLE DIKTATORI ME JETEN TONE …. DHE NE KAPITALIZEM PUNOJME 5 DITE NE JAVE … NDERSA ENVER PEDERASI EDHE TE DJELEN E BERI ..PUNE VULLNETARE PA LEKE ..E PA PARE …. DHE PER JU QE SKENI IDEN SI JETONE BOTA .. NE FRANCE PUNOJME 35 ORE NE JAVE .. .. E KUPTONI LOPE .. APO TJU A BEJ ME VIZATIME SI NE KOPESHT .. SE SHKOLLAT I KENI BERE ME MIQ SI NE KOHEN E DULLES ….JAM TIRONS DHE KUURE SKAM QENENE MAT . NENA IME FLISTE 3 GJUHE TE HUAJ DHE ENVER PEDERASI E COI ME TRE TURNE .. SE BENTE KATUNARE PA SHKOLLE PA KULTURE MINISTRA .. VOILA LA VERITE … VOUS AVES COMPRIS … BANDES DES PAYSANS ……MERCI

          • ELIOT August 15, 11:28

            hej zhvejku nga kush katund te morri ty enveri ;;; he lope ;;:::: SEPSE DUHET ME QENE LOPE BAJGE …KERRIC QE TE MENDOSHE SI TY …OSE NDONJE ANALFABET …. KA 6 MILIARDE SHTETAS NE BOTE DHE JU JENI TE PAKTE QE KENI MENDIME HITLERIANE …JEN NJA 1 MILION BUDALLENJ QE PER BOTEN E CIVILIZUAR ..JANE JASHTEQITJE .JANE KAKA .. .. JU QE SE DINI CDO TE THOTE DEMOKRACIE LIBERTE … KENI GUXIMI TE SHKRUANI PERRALLA BOSHE .. TE SHPLARA …. JU JENI TRADHETARET E SHQIPTAREVE… JU JENI NDYRESIRAT E POPULLIT …. TE KENI TURP … SJENI SHQIPTARE JO JENI TURQ OSE GREK OSE SERB …. POR SJENI SHQIPTARE …JU KENI NE NDERGJEGJEN TUAJ VRASJEN E MIJERA SHQIPTAREVE ..BURGOSJEN E MIJERA SHQIPTAREVE ..JU EGOISTA TE NDYRE .. JU VRAFTE ZOTI ME BUKE NE GOJE … SE KENI TORTURUAR SHQIPTARE TE PAFAJSHEM TE NDERSHEM .. E VETMJA GJE QE BEN TRADHETIA …??? ISHTE SE KISHIN IDE DEMOKRATE TE LIRA … IDE PER NJE LIBERTE QE JU KATUNARE TE ENVERIT … SE SDINIT SE C SIHTE .. SEPSE KENI LINDUR BUDALLENJ … DHE DO TE VDISNI TE TILLE … IDIOTA … VIVE LA LIBERT .. VIVE LA DEMOKRACIE .. VIVE LE EGALITE …MERCI … ET BONJUR DE TOUR EIFFEL ..

      • Gjon August 12, 18:56

        Ja perse esadisti dhe udb-isti Berisha i ngriti permendore Zogollit. Te dy tradhetare te larte te atdheut. Shatorja e tij ne Tirane duhet larguar me turp.

        Reply to this comment
  2. Dardan i paster August 11, 17:25

    Beini edhe nje statuje tjeter.
    Po Rama-Veliaj qe presin edhe pemet te bulevardi qe ta shohim sa me mire Tradhetarin, a do reflektojne?

    Reply to this comment
  3. Arjane Grande August 11, 18:01

    S’na the gje Azis bej!
    Gjer aty ku citon vetem dukumenta Zogu del burre me integritet, dere e madhe dhe shqiptar safi.

    Si ka mundesi te ket marreveshje me ta dhe te ndahet me ta aq kollaj sa c’beri Zogu, per tu bashkuar me Italianet?!

    KQ nuk funksionon me dhe fondet kane mbaruar, ne USA ka dokumenta te tjera, se si erdhi komunizmi ne Shqiperi, se si rekrutuan shefat e ardhshem te PK Sh, qe me pas u be PPSh, dhe ti e ke fare te lehte t’i gjesh e ti botosh,…per te miren e Shqiperise.

    Azis o i dashur njeri,
    Shqiperia e Zogut ishte me e pasur, me dinjitoze, me e hapur se Shqiperia nen komunizem, akoma nuk e ke vene re kete, edhe pasi ke shkuar ne Amerike?!

    Reply to this comment
    • Arber I August 11, 19:34

      Ariana e Madhe, se pari, lidhjet agjenturore me ish-Mbreterine e Serbise, Mbreterine Serbo-Kroato-Sllovene dhe ish Mbreterine dhe Republiken e Jugosllavise se Broz Titos nuk i nderpreu derisa vdiq. Mos u genjeni nga manovrimet e tij politike per te ruajtur kreun e sundimtarit te Shqiperise. Punimin mbi Ahmet Zogun, ish-punonjesi shkencor i Qendres se Enciklopedise prane Akademise se Shqkencave te Shqiperise, Azis Gjergji, e ka filluar qysh ne vitin 2000, por, sic e di edhe ti, ne vitin 2008, eshte larguar per te dyten here me Nenin famekeq te ish-komunistit blu Berisha, 24/1. Ne Amerike, ai po ben bebisiterin e femijve te djalit te vet dhe kujdesin per shendetin e vet. Te fala nga miku i ngushte i tij Arber Peza.

      Reply to this comment
    • Argumenti August 11, 21:51

      Arjane, nuk e di sa shkolle ke, por njeriu kur nuk ka argumenta, apo dokumeta per te vertetuar te kunderten ben mire te mos shprehet, pasi ato qe ke shkruajtur te bejne te dukesh shume injorante. Ben mire te lexosh per historin e e vendit tend dhe tonen, se do dukesh me intelektuale! Qofsh mire aty ku je, ne Amerike!

      Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini August 11, 18:12

    Per ta ba komplet duhet edhe nji shkrim “Enver Hoxha dhe serbët”.

    Reply to this comment
  5. MH August 11, 18:30

    Gjynahet e kesaj katrahur qe diskutohet sot e 10 dite para fajin pergjegjesin e ka vete populli qe i dha pushtetin me vote Berishes apo ia vodhi voten popullit Berisha.Ky zogist i ri “modern” me bajga vucidolit reabilitoj Zogun qe te shtronte rrugen e agjentures se vet ne sherbim te shkijeve Serbe dhe shovinizmit grek qe i dhuroi truell per varreza dhe detin.
    Tashti,jo doli.Po do te dalin sepse populli asht ma i zgjuar se vicidolisti tradhetar i kombit.Vete populli i shumices do ti coje gjerat ne vendin e duhur.
    Per zogun vetem dy fjale e bajne ate jo pretendent sic u riabilitue por tradhetar dhe armik i kombit.
    Mbathi opingat kur duhesh te nxirrte gjoksin per mbreterine.Nuk po themi per popullin.Ne nji kohe ma heret vjedhi florinin dhe iku me bisht nder shale si dhi e zgjebosur po me ngarkese florin ne krah.
    Enveri fortifikoi gjithe vendin dhe nuk i bante syri terrt per tu perballur me cdo armik qe i versulet vendit te vet,tone.Keto jane fakte qe i perjetume deri diten kur bagla e vicidolit zogu i ri vendosi direktiven te shkatrrojm cdo gje moniste.U shuene vreshta,plantacione me agrume e peme frutore,kanalizime tarraca,cdo nate hidheshin shtylla te tensionit ne ere,traset hekurullore,uzina e fabrika.Shkurt: Cfare te kapte syni o burra lufte e shkatrrim.Dhe perplot nji cerek shekulli nuk e nderpreu shkatrrimin deri sa i’u drejtue edhe njerezve te pafajshem ne Gerdec ne shesh Shkoder e Tirane krime vrasje pa pushim.Nuk e them se kam nostalgji per Enver Hoxhen sepse nuk ma ka ba nana.Por ne mbeshtetje te fjales popullore: “Njeriut shifi punen e jo gunen”.Meriton vend nderi dhe krenari per Te,per atdheun dhe per cdo shqipetare.
    Nese nuk arrihet mbi kete baze te fjales popullore.Ne jemi e do te jemi e zeza e vetvetes.

    Reply to this comment
  6. I.Troplini August 11, 19:12

    Ahmet Zogolli ishte pardje,

    i mbeshtetur nga serbet, i mbajtur ne pushtet prej tyre. Shen Naumin, “e kane kujtim” si shenje mirenjohjeje e “mbretit” te shqiptareve.
    Dje, kishim Saliun. I sjelle ne pushtet nga linja serbe, i mbeshtetur prej tyre per te siguruar pushtetin e tij. Aq e forte ishte “lidhja”, saqe edhe nafte iu dha serbeve, per tanket e tyre qe marshonin ne Kosove per te vrare shqiptare, megjithese bota e civilizuar u perpoq te vinte embargo.
    Shen Naumin e fali Zogolli, ky tjetri donte tu falte grekerve detin. Paralele?
    Asgje e re nen diell. Historia perseritet.
    Ne aspektin shtetformues, shqiptaret deri me sot, nuk kane patur kurre nje politike me kombetare se ajo e “diktatorit” Enver Hoxha.
    Ndaj, synohet me te gjitha menyrat, perbaltja e figures se tij. Shkruajne gjithcka te zeze per te, vjellin vrer dhe shpifin. Na e shpallen edhe pederast.
    Nese te qenit “pederast”, nenkupton udheheqes largpames dhe shtetformues, nese te qenit i tille nenkupton spastrimin e radheve nga gojoret e armikut, atehere le te jete cdo kryeminister apo president yni, i tille.
    Vetem tradhetare, te mos jene.

    Reply to this comment
  7. D August 11, 19:57

    Po t’i shohim thelle tradhtite dhe anti shqiptarizmin e Ahmet Zogu, keta qe i ngriten permendore atij dhe te tjereve (diversanteve) jane me tradhtare se baba Zogu i tyre “shqiptar”!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE August 11, 19:58

    Po t’i shohim thelle tradhtite dhe anti shqiptarizmin e Ahmet Zogu, keta qe i ngriten permendore atij dhe te tjereve (diversanteve) jane me tradhtare se baba Zogu i tyre “shqiptar”!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  9. GND. August 11, 20:44

    Nuk kam c’te them,bukur e sakte flet e argumenton si gjithnje ATDHETARCE MH, qe e pergezoj.
    me te verteta gjithje MH.atdhetari.
    GND.

    Reply to this comment
  10. DRENICA E KUQE August 11, 21:28

    Po t’i shohim thelle tradhtite dhe anti shqiptarizmin e Ahmet Zogut, keta qe i ngriten permendore atij dhe te tjereve (diversanteve) jane me tradhtare se baba Zogu i tyre “shqiptar”!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  11. Jak Boston August 11, 22:15

    Duhet te jesh vertete trushpelare te thuash se Enveri kishte politike kombetare.
    Ku qendron politika kombetare e Enver sumes ke marksizem-leninizmi, internacinalizmi ploretar, apo tek thenia ” Vellezerit kineze dhe miqte kosovar???
    Ku qendron politika kombetare e komunisteve tek kolektivizimi, shkaterrimet arkitekturore dhe jo vetem,
    Vrasjet dhe persekutimet e te gjithe ajkes shoqerore te asaj kohe, apo tek marreveshjet me jugosllavet qe ti me kthe mua ata qe ikin nga ketej dhe une te kthej ty kosovaret?????
    Zogu ka njeqind te meta dhe gabime pa diskutim, po me mostren Enver as qe mund te krahasohet.
    Zogu nuk e ktheu shqiperine ne nje burg gjigand te rrethuar me tela me gjemba sic beri Ver suma.
    Ju vemjet e kuqe vuani nga semundja e pasherueshme e indoktrinimit dhe trushpelarjes, ju jeni talebanet e kuq dhe meritoni te njejtin trajtim si talebanet e zi.

    Reply to this comment
    • toni August 12, 04:36

      Nuk e di nese ja Jak,Zhak apo Jack por me siguri je nje jackass.Po nuk e di se ç’do te thote kjo fjale pyet Nduen te t’a thote..

      Reply to this comment
  12. GND. August 11, 22:33

    Goni me per “BELULIN/! Ja ky eshte Ahmet Zogu; qe ca antishiptare mbeshtesin.
    Faleminderi komentuesit MH
    GND..

    Reply to this comment
  13. Jevi August 12, 09:10

    Mllefi dhe sharja nuk na bejne me te arsyeshem por me te nxituar dhe jo te sakte.Serbet gjthmon kan patur nje platforme te qarte per shtetin e tyre,kushdo qe ka qene ne pushtet,edhe sot vazhdojne ne te njejten linje.
    Kjo marrveshje qe ka bere Zogu u perserit nga fitimtaret e 1944 si baskimi doganor,problemet e prurjes se ushtris (dy divizione)per mbrojtjen e kufijve e te jera.
    Keto plane u nderprene ne 1948 me prishjen e marrdhenieve .
    Pas 1990 keto programe u ringjallen nga ata qe morren pushtetin dhe vazhdojne edhe sot..Eshte e qarte se kush i ka perkrahur e kush i ka kundershtuar.Sa per monumente duhet te peshohet mire dobia qe ka bere sejcili per vendin dhe jo ndeshkimet qe jane bere per nje pjese qe kane shkelur ligjet,ne cdo kohe.
    JEPNI QEZARIT ATE QE I TAKON:

    Reply to this comment
  14. JKB August 12, 10:08

    Kjo eshte nje marreveshje manover e Zogut, qe nuk u zbatua kurre! Zogu e genjeu Pashicin, i cili ne librin e tij te kujtimeve ka shkruar: “kete mjekerr, vetem nje Ahmet Zog e ka genjyer”. Thuajeni historine sic ka qene e vertete! Dihet historikisht qe me te ardhur ne pushtet, Zogu i ktheu kurrizin Pashcit dhe nenshkroi traktatet me Italine (1926-1927), per te mbrojtur territorin shqiptar. Kjo eshte e verteta. Ajo “mareveshje” qe permend zoti Azis, ishte nje loje politike, qe Zogu e fitoi. E me ne fund keta “veteranet” e asaj luftes imagjinare, duke pasur parasysh moshen e tanishme, ne cfare viti i bie te kene “luftuar”?

    Reply to this comment
    • Arberia August 12, 14:05

      Zogu i zbatoi pike per pike nenet qe i takonin atij; Pashici e humbi betejen per Shqiperine jo me Zogun, por me Benito Musolinin dhe Italine fashiste te tij. Per me tej lexo gazeten “DITA”….

      Reply to this comment
  15. intelektuali August 12, 10:54

    ORE MUTER ENVERISTE PO C’KENI ME AHMET ZOGUN O JASHTEQITJE TE ENVERIT?

    Po HARRAM buken qe hani more spiune dhe krimimenele te Enverit, sepse keni harruar qe edhe buken qe hani ju dhe kalamajte tuaj e blemi me LEKUN e Zogut!

    Po vetem kengen enveriste te Partise se Punes kendoni o MUTER enveriste qe jeni bere tok si Kukumjacka Pylli me refrenin e Enverit qe Zogu ishte me serbin, qe Zogu vodhi floririn, qe Zogu ja mbathi kur italianet pushtuan Shqypnine

    PO ENVERI ME KE ISHTE O MUTER ENVERISTE?

    sepse:

    Jo vetem Vatanin, por edhe BYTHEN e vet te pederastit ja kishte shitur qe ne fillim te luftes fashisteve te Bahri Omarit more te pacipe dhe me pas ja shiti Josip Titos, Stalinit, Hrushcovit dhe Mao Ce Dunit o delenxhinj qe shkruani ne gazeten DITA dacibao historike qesharake per Ahmet Zogun qe la nje shtet solid shqyptar me Institucione Perendimore dhe i beri shqyptaret te respektueshem nga gjithe Bota me pasaporten e Mbreterise dhe me LEKUN tone kombetar qe kembehej ne cdo vend te Botes sikur te ishte dollar amerikan,

    po:

    ENVER PEDERASTI CFARE SHTETI LA PAS O MUTER DHE SPIUNE TE ENVERIT?

    sepse:

    Ne vitet 80-90 shteti shqyptar dukej si nje Kamp perqendrimi i tipit stalinist GULAG, i rrethuar me tela me gjemba anembane Vatanin dhe kush donte te largohej vritej dhe pushkatohej ne cast, ate kohe Shqypnia ishte pllakosur nga mjerimi total dhe shqyptaret ishin bere si hije nate ne luften per mbijetese ne nje shtet qe ndertonte socializmin me forcat e veta me tollona dhe bunkere, por qe ishte bere si vende dhe popuj si nje turp dhe rezili i Evropes Demokratike qe toleruan per 50 vjet me radhe nje tiran, sadist dhe gjakatar si Enver Pederasti i Gjyles te transformonte Shqypnine ne nje vorr prehistorik si nje kahsapane bolshevike nga te Stalinit dhe Maos, si te Pol Potit apo te Pinocetit dhe te Hitlerit, biles edhe me keq.

    PO A KENI PAK MORAL JU O MUTER ENVERSTE QE SHKRUANI DACIBAO DHE HIDHNI BALTE NACIONALISTE PER NJERIUN QE KRIJOI I PARI SHTETIN PERENDIMORE SHQYPTAR?

    sepse:

    Per llogjike te mirefillte historike as nuk behet fjale, por te cudit edhe redaksia e gazetes DITA me kete fushate denigruese per nje njeri qe duhet te kujtohet nga shqyptaret si BABAI i pare i Shtetit tone, ne nje kohe qe MUTERIT dhe jashteqitjet e Enverit po kerkojne te rikthejne permendoren e tij ne mes te Tiranes, te inkurajuar nga politika e Edi Rames qe dekoron kriminelet dhe xhelatet e Enverit ne nje kohe qe po i puth BYTHEN Botes Demokratike per atarsim ne BE.

    NE ASNJE SHTET TE EVROPES LINDORE NUK VERREHET NJE “KURVERI” E TILLE POLITIKE 27 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT,

    prandaj:

    Edhe ASKUSH nga Bota Demokratike nuk respekton pushtetaret shqyptare dhe populli yne shikohet njesoj si nje fis prej Afrike ZULU me bisht nga prapa.

    Reply to this comment
  16. MH August 12, 13:26

    JKB ! merr ne mbrojtje Zogun e kurves.Ja cfare shkruan:

    “Kjo eshte nje marreveshje manover e Zogut, qe nuk u zbatua kurre! Zogu e genjeu Pashicin, i cili ne librin e tij te kujtimeve ka shkruar: “kete mjekerr, vetem nje Ahmet Zog e ka genjyer”.

    Sa ju din lekura.Sa shpejt e ndini lageshtiren.

    Megjithesa shkruhet mbare e mbrapesht.Jam dakort me te verteten sic ka ndodhur historikisht.
    Enveri i hodhi posht nderhyrjet e Titos.Ekzekutoi te gjithe ato qe i zbulonte nen sherbimin agjenturore jugosllav.
    Ne zemren e sovjetit suprem te BS mu ne Kremlinin e Moskes kritikoi ashper Hrushovin.
    Ne themi mbathi opingat Zogu dhe iku.Dakort jo opingat por kepuce lustrafinit te kohes dhe ia mbathi ku syte kembete.Shiti bleu e vrau per post karrige sic vrau ndjekesi i tij zogisti i ri,vicidolisti ne mes shume te tjerave dhe me 21 janar 2011.
    Ne ketu qendrojme tek e verteta historike te cdo momentit te kohes kronologjikisht.

    Reply to this comment
  17. Capi dhia August 12, 13:53

    Azis, nuk me kujtohet mire po “Muhtar” ne turqisht eshte titull zyrtar: kryeplak? Shife fjalor trq-shqp. Urime.

    Reply to this comment
  18. Arben August 12, 21:02

    JO THJESHT AHMET ZOGU DHE SERBET.

    POR SHQIPERIA DHE SERBET.

    O POPULL QORR.

    NGA THEMELIMI I PSEUDOSHTETIT SHQIPETAR

    GJITHE UDHEHEQESIT KANE QENE VASAL TE

    SERBVE.

    NE KOHEN E AHMET ZOGUT, ITALIA KISHTE

    INTERESA DIREKTE NE SHQIPERI DHE KESHTU

    QE U ZBEH, POR JO U ZHDUK, NDIKIMI SERB.

    PAS LUFTES II BOTERORE, SERBET E MOREN

    PUSHTETIN 100% NE SHQIPERI,

    TE PASHQETESUAR DHE KANE BERE LLOJ LLOJ

    EKSPERIMENTESH ME POPULLIN TRIM DHE

    HEROIK SHQIPETAR.

    ATA QE FLASIN SI PUNA E KETYRE ANAL-ISTAVE

    TE PRODHUAR NE BEOGRAD, THJESHT

    BEJNE DETYRAT E CAKTUARA NE BEOGRAD

    PER TE PERCARE SHQIPETARET.

    PER SA KOHE POPULLI SHQIPETAR, NUK E

    KUPTON DHE PRANON KETE, DO TE VAZHDOJE

    TE MBETE POPULL TRIM DHE HEROIK.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  19. demo August 12, 21:09

    Azis,c`e keni kete huq te keq ju katunaret! Per t`u shtirur “specialista” kopjoni gjithe skedaret e botimeve qe gjeni ne internet,pa lexuar,sikur nje prej tyre! E gjithe kjo zhgarravine eshte nje shkrim i keti serbit Batakovic,perkthyer ne frengjisht,qe ti e ke ndare copa-copa dhe po ja hedh lexuesit si shalqi Divjake omgj.Hajt Azis,para se te mesosh hilete,meso punen.

    Reply to this comment
  20. mirel August 12, 21:13

    Ja dokumentat, hapur fare tradhetia e Zogut ndaj Shqiperise. Ja dhe kush eshte serboshqiptari Zog.
    Dhe kane goje dhe hidhen perpjete kuvat Zogiste dhe hapin gojen. Letyra te degjeneruara.
    Fakte te pakundershtueshme dhe jo elegjira e historira njomezakesh dhe spitullaqesh qe ankohen pse i denoi Xhaxhi per tradheti.
    Zogu donte plumbin ashtu si jua dha Enver Hoxha te gjithe atyre qe e meritonin. Dhe sot duan plumbin te gjithe ata qe mbajne Zogun ne mes te Tiranes.”
    Nipi i shoferit te Zogut i pari dhe tere salistet nga jane e nga sjane

    Reply to this comment
  21. Belgu August 13, 13:22

    Ne te Vjoses nuk kemi qene per histori por per letersi edhe ketij vjoses ja ka lare trute langarica

    Reply to this comment
  22. emigranti August 14, 09:25

    Ne 50 vjet Hoxha nuk shkonte me larg se ta quante Zogun, “satrap” , kurse historjanet e sotem dine me shume se historjanet e Enverit, nje rregjim qe ishte i interesuar ta nxinte sa me shume figuren e Zogut. Ne te gjithe boten ata qe vihen ne krye te shteteve (shtete si Shqiperia, sidomos kur ende jane ne kaos) instalohen ne krye te ketyre shteteve me ndihmen e shteteve te tjera. Enveri u instalua me ndihmen e jugosllaveve, mbas demokracise te gjithe qe kan qene ne krye te qeverive jan instaluar dhe u kan sherbyer shteteve perkatese qe i kan ndihmuar, kete po e shohim me syte tane, por neser historia do flase me qarte. Zogu siguroi perkrahjen e fqinjeve, sepse duhej te njihej si qeveri. Shqiperia ishte nje shtet i sapoformuar qe po jetonte ne kaos, pa organizim shteteror. Ishte nje teritor i askujt. Sa per marreveshjen, kjo marreveshje nuk eshte vertetuar, pra nuk eshte nje dokument i sigurte. Veç kesaj, Zogu nuk mund te nenshkruante te tilla marreveshje kur ende nuk ishte ne fuqi, sepse ai nuk kishte asnje tager per ta bere nje gje te tille.Marreveshjet private nuk kane asnje fuqi. Mbas ardhjes ne krye te qeverise, ai perseri nuk mund te nenshkruante marreveshje te tilla, sepse nuk kishte pushtet absolut, ishte parlamenti ai qe duhej te vendoste, prandaj kjo shkrese mbetet nje paçavure qe i serviret sot shqiptareve per te sajuar situata, dhe per te eleminuar “rrezikun” e nje rikthimi te mundshem te monarkise, per te terhequr vemendjen e shqiptarve nga flirtet e kryeministrit te sotem me Serbine etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*