Ahmetaj: Banka e Shqipërisë rrëzon pretendimet e zeza të Administratorit të PD

May 12, 2016 11:43

Ahmetaj: Banka e Shqipërisë rrëzon pretendimet e zeza të Administratorit të PD

Banka e Shqipërisë ka rrëzuar pretendimet e zeza të Administratorit për situatën ekonomike në vend dhe shpjegon:

“Analizat dhe vlerësimet tona tregojnë se reduktimi i inflacionit në këto muaj i atribuohet goditjeve të ofertës”.

Dhe për t’ia sqaruar Administratorit se çfarë do të thotë kjo, Banka e Shqipërisë vijon:

“…të shprehura në rënien e inflacionit të çmimeve të ushqimeve të papërpunara, të naftës dhe të produkteve të lidhura me të. Analizat dhe vlerësimet tona sugjerojnë një natyrë kalimtare të goditjeve të ofertës, inflacioni pritet të rritet gradualisht në gjashtëmujorin e dytë të vitit duke qendruar në nivelin 1.9% në fund të tij”.

Nuk ka të bëjë me konsumin, por me importimin e kostove të ulëta.

Administratori në zi, se shqiptarët paguajnë sot më pak. Ja dhe konsumi i këtij njeriu që shtiret se i qan hallin popullit shqiptar, se e sheh konsumin si privilegj të tijin. Ja çfarë thotë Banka e Shqipërisë:

“Kërkesa e brendshme vijoi rritjen në tremujorin e katërt të vitit, e mbështetur nga zgjerimi i investimeve dhe konsumit privat. Konsumi privat përshpejtoi rritjen në tremujorin e katërt, duke u rritur në terma vjetorë 2.1%. Zhvillimet pozitive në tregun e punës, lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe rritja e fuqisë blerëse të të ardhurave të disponuara, vlerësohen të jënë faktorët nxitës për rritjen e shpenzimeve familjare. Konsumi privat vlerësohet të jetë rritur edhe gjatë tremujorit të parë 2016”.

Administratori mendon se duke mbjellë zi, duke i trembur shqiptarët, konsumatorët, bizneset, investitorët, do të vijë në pushtet.

Qeverise në zi dhe e çove vendin në kulmin e varfërisë në 2012. Nuk ka më pushtet në zi në Shqipëri, dy herë rresht ta thanë mbi 1 milionë shqiptarë me votë, tani është koha ta marrësh seriozisht popullin, Administrator.

Ku e ke skenarin grek?????

 

 

unnamed

unnamed (1)

unnamed (2)

 

 

May 12, 2016 11:43
Komento

1 Koment

  1. elio May 12, 12:56

    INSTAT-i esh nen mbikeqyrjen e Kryeministrise..kjo ben qe te dhenat e tij t jene jo te besueshme. Thate qe do ta benit te pavarur (do zhbenit gabimin e Saliut) po’ ju intereson te genjeni me zeri zeri institucioneve shteterore qe mbani peng…Edhe dicka tjeter, ky eshte minister I ekonomise, c’pune ka me BSH..eshte ne varesi te MFIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*