A i ka marrë Basha 200 mijë euro Tahirit për një leje ndërtimi që nuk u dha?

February 25, 2016 23:35

A i ka marrë Basha 200 mijë euro Tahirit për një leje ndërtimi që nuk u dha?

Ministri i ri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës.

Në një status në Facebook, Ahmetaj thotë se Basha është ‘nëna e hajdutllëkut’.

Administrator, ti je nena e hajdutllekut! Te kam bere thirrje njerezore t’ia kthesh Dashit ato te lejes!” shkruan Ahmetaj.

Akuzat e Bashës i gjeni KETU

Kjo është hera e dytë që ministri replikon me kreun e PD-së, pasi ky i fundit e ka sulmuar në vijimësi pas ndryshimeve në qeveri.

Në mes të shkurtit, Ahmetaj i kthente përgjigje Bashës për akuzat:

“Një fakt, një letër nxirre, çoje në Prokurori për mua, po një të vetme të paktën, apo do vazhdosh të shprehësh dëshira nga subkoshienca?! Të këshilloj t’i paraqesësh të gjitha në Prokurori, pastaj tregoja letrat shqiptarëve, të jesh të paktën njëherë në jetën tënde i besueshëm. Dashit duhet t’ja kthesh ato të lejes të lutem, se po pëshpërit gjithë PD.”

Nuk dihet për kë deputet apo zyrtar të Partisë e ka fjalën, por me gjasa është Dashamir Tahiri.

Prej disa kohësh në PD flitet për një aferë të Bashës, i cili i ka marr Tahirit një sasi mbi 200 mijë euro për një leje ndërtimi, të cilat nuk janë kthyer edhe pse leja nuk është dhënë.

Insistimit të Dashit për t’i kthyer paratë, Basha i është përgjigjur  se “lekët i ka mbyllur në kasafortë të partisë”. / Dita / 

 

February 25, 2016 23:35
Komento

14 Komente

  1. andi February 25, 21:01

    une se kuptoj pse ja ve veshin nje njeriu hajdut dhe ordiner si ai o zoti minister. te gjithe e dime ca ka bere ai qe nga shitja e detit deri te vjedhja e lekve te shqiptareve ne rruget e kombit!

    Reply to this comment
  2. Gertjan February 25, 21:35

    Eshte e turpshme te beje moral Lulzim Basha. Ky kriminel qe ka lyer duart me gjakun e kater te vrareve ne 21 Janar. Ky hajdut qe vodhi ne rrugen Durres-Kukes, ky tradhetar qe tentoi ti shiste nje pjese te detit Greqise.

    Reply to this comment
  3. Lagunari February 25, 21:39

    Nuk ja vlen te merresh me Lulin estonez. Nje deshtak qe eshte vene ne ate post nga ish kryeministri Berisha. Mega aferat e tij i dime te gjithe. E rendesishme eshte qe askush nuk e merr seriozisht.

    Reply to this comment
  4. maloku February 26, 00:04

    Po pse Ahmetej i paket eshte, ka vjedhur para Bashes Albtelekomin dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Nje plehre eshte dhe ai.

    Reply to this comment
  5. Cudi February 26, 00:44

    Keshtu si u katandis ky eshte vertete per te ardhur keq.
    Ky u c’lulezua e u c’nderua fare, jo vetem si individ, po ky c’nderoi edhe demokracine. Demokracia nuk eshte krim, por ketu e drejtone nje kriminel. Demokracia nuk eshte vjedhje, por ketu e kryesone nje kryehajdut. Demokracia nuk eshte prostetetute, por ketij se ca I THONE per ca prostetute Hollande….etj. Nuk e mar dot vesh kete pune… E vetmja gje qe kuptoj eshte SE ne kete gjendje qe e katandisi demokracine Amerikane ku mostra Lulash, nuk mund ta mbuloje dot as nje adash, madje as vete Lu-ja.

    Reply to this comment
  6. XXXL February 26, 02:33

    Po SHQUP-i njihet qe eshte Parti e licensuar dhe e legalizuar vetem per vjedhje dhe krime, tani mos ta kruajne sumen me Lulushin se ato pare i ka ne xhep Saliu. Tahiri ti harroje dhe ti quaj qe i ka dhene per sevap per Shkerdhenin qe te bredhi me Virgjereshen Armine, ne vende ekzotike ku bejne te dy masazhohen me zezake.

    Reply to this comment
  7. maks February 26, 07:56

    ky cami pare te madhe paska sa kerkon nje leje ndertimi per 200 mij euro ne tiran

    Reply to this comment
  8. DASH CUBAKU February 26, 08:08

    ne qoftese hajduti i kombit eshte perfshire ne kete afere kjo eshte nje opozite pampersash dhe nje opozite qe ne 4 deputet 5 jane vrases -hajduta -tradhtare dhe pederase turp basha pergjigju pyetjes se ministrit apo ne te vertete je i implikuar ty vetem nordiket te besojne dhe shkurt maloket

    Reply to this comment
  9. Elsa February 26, 08:34

    Dash Shehi !!!

    Reply to this comment
  10. spata February 26, 10:07

    Do me pelqente qe nje dite ,kjo mbasi te kemi nje Drejtesi normale ,keta hajdute te perplasen me njeri tjetrin. Nuk dua azgje nga ato qe me kane pervetsuar vetem ti shohe keta Kaubojsa te dalin ne dyel e te nxerrin zorret e koorupsjonit .

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 26, 11:53

      në një drejtësi normale duhet të kishin përfunduar të tre në bankën e të akuzuarve!!
      basha tahiri dhe ahmetaj!!në një vënd normal do të kishte filluar hetimi me kohë !bile do të ishin duke vuajtur dënimin në burg të tre!!
      këta të japin aq të dhëna për ti dënuar sa nuk është e nevojshme ti marrësh në hetim fare!!

      Reply to this comment
      • Ylli February 26, 13:24

        ne nje drejtesi normale do kishte denim per shpifje per Arben Hametajn. Me – thuhet, mendohet, ka gjasa, ka glasa nuk denohet askush pervec shpifsit.

        Reply to this comment
  11. info analitike February 26, 10:21

    Per shoket “partizane” me siper:
    “Shikoni si kemi përfunduar
    Një deputet kërkohet të largohet nga ky parlament pas një incidenti me armë ku u plagosen katër vetë.
    Një deputet tjetër, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk duhej të ishte mbrojtur nga ky parlament pasi ka konflikt interesi për shkak të përfitimit të padrejtë të fondeve publike.
    Një biznesmen u qëllua para dy ditësh pas numërimit të votave për delegatët e Partisë Socialiste në Lezhë.
    Në listën e Lezhës të Partisë Socaliste, ishin edhe dy gra te cilat nuk erdhen kurrë në këtë Kuvend. Mesa duket nuk kishin as armë as para.
    Njeriu që erdhi pas tyre, është nënkryetar i Partisë Demokristiane dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Partisë Socialiste, cka i jep pak humor kësaj shëmtije.
    Një deputet tjetër i kësaj shumice, i ardhur këtu edhe me vota socialistësh, është në burg i akuzuar për vrasje dhe ikje të policisë, pasi kishte fshehur një trafikant në makine.
    Për një deputet, që u largua vjet nga Partia Socialiste, pas një debati se kush donte të vriste kë në praninë e ministrit të brendshëm dhe kryeministrit, Shtetet e Bashkuara, lëshuan një deklaratë aq të fortë sa dukej sikur mezi kishin pritur largimin e tij nga Kuvendi.
    Njëri nga raporterët e Parlamenti Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein e pyeti dje ministrin e Brendshëm si ka mundësi që një deputet që ka qëlluar me armë kthehet në parlament. Ai nuk e pyeti për rendin, por për një deputet që ka shkelur rendin sepse pas kësaj pyetjet për rendin s’mund të jenë më në rend.
    Por nuk është vetëm kaq.
    Kryeministri shkon në Kavajë dhe me mburrje i thotë një kryetari bashkie se është nder ta ndryshosh emrin dhe nuk ka PROBLEM NËSE JE HASAN APO SAHAN, rendesi ka te fitosh dhe te jesh një mace në karvanin tim.
    Ministri i Financave i cili u zëvendësua para një jave dhe sot do ta shkarkojmë, është i vetmi minister me mandat deputeti ndërkohë që të gjithë e kanë lënë mandatin. E dini pse? Sepse personi që vjen pas tij me as duket është i papërshtatshëm ose nuk është aq sa duket muskuloz.
    Kjo është vetëm një pjesë e kronikës së këtij parlamenti.
    Dhe pyetja në cfarë vendi jetojmë?
    Pse nuk flitet për punë por për vrasje, pse nuk flitet për shkolla, por për grabitje, pse nuk flitet për drejtësi por për favorizim politikanësh nga gjykatat, pse nuk flasim dot në këtë parlament për ulje taksash, për ulje cmimesh për rritje pagash, por vetëm për kastrim, pastrim, dekriminalizm, njollosje, kanosje, baltosje dhe carmatosje?
    Në vitin 1997 Shqipëria u shthurr.
    Sali Berisha hapi depot e armëve dhe ia hodhi shqiptarëve nëpër këmbë, si shpërblim për dashurine e madhe që kishte për ta. Nëpër gjithë qytetet e Shqipërisë u krjijuan banda. Edhe aty ku nuk kishte, grupet kriminale u krijuan vetvetiu, sepse mjafton të hedhesh armët në një shesh fshati dhe aty do krijohet një bandë nga asgjeja. Varfëria dhe mungesa e shtetit ishin dhe janë materniteti i krimit.
    Por megjithëse e qeverisën Shqipërinë per nja tre katër muaj, bandat e vitit 1997 nuk erdhen dot në parlament. Ato nuk e kapërcyen kurrë derën e këtij Kuvendi, jo sepse s’kishin forcë, armë dhe ndoshta edhe përkrahje. Por sepse askush nuk i ftoi.
    Cuditërisht ato erdhën 16 vjet më vonë.
    Gjetën një njeri në nevojë, në ankth për pushtet dhe i dhanë kurajo. E frymëzuan dhe i hoqën frikën nga vetja. Ky ishte Edi Rama. Ai mendoi se i përdori bandat per t’u mbriojtur nga qeveria. Në fakt u mbrojt nga vetja. Sot po i mban për t’u mbrojtur nga shqiptarët.
    Kjo është historia shkurtër e hyrjes së krimit në këtë Kuvend, për ta ndikuar, për ta dhunuar, për ta mjelë, për ta vjelë, per ta lidhur për ta zgjidhur, për ta kapur, për ta hapur, për ta zgrapur, për ta sakatuar, për ta zukatur, për ta kullotur, kullufitur, për ta llokur dhe ndotur.
    Sot jam i bindur se njerezit që duan t’i gjidhin problemet e tyre me forcë, me armë dhe me para bëjnë ligje dhe ndryshojnë politika në këtë Kuvend. Ligji i këtij Kuvendi është, nuk është ligji i shumicës as ligji i arsyes, ai është ligji i të fortit.
    Këta njerëz kanë kapur dhe partinë më të madhe në këtë parlament dhe kjo është arsye që aty nuk ka zgjedhje. Sepse nëse ka zgjedhje bandat ikin. Ai që i ftoi nuk do e ketë më në dorë t’i ftojë sërish. Ai fton bandat dhe ato mbajnë atë në pushtet. Kjo është cështja.
    Unë i pyes të gjithë kolegët e mi: Pse kanë ndodhur të gjitha këto?
    Të gjithë e kemi një përgjigje. Une po e them.
    Nevoja për pushtet të pakufijshëm e coi këtu Partinë Socialiste, të cilën sot e ke vështirë ta mbrosh. Jo sepse ajo është e kriminalizuar, përkundrazi, por sepse nuk ka më fuqi dhe mundësi t’i rezistojë kapjes dhe kriminalizmit të brendshëm.
    Deri këtu na coi nevoja për pushtet me cdo mjet, me cdo cmim, pa asnjë plan dhe asnjë qëllim.
    Prandaj them se sot ka ardhur dita që dikush të kerkojë ndjesë në këtë Kuvend.
    Ai që duhet të kërkojë ndjesë është vetëm një: Edi Rama.
    Cuditërisht ky kërkoi ndjesë në vitin 2005 për gjëra që nuk i kishte bërë.
    Sigurisht që sot nuk ka për të kerkuar ndjesë për ato që ka bërë.
    Ai nuk kërkon dhe ska për të kërkuar ndjesë jo sepse i vjen turp nga ndjesa, cka do ishte njerëzore, por për shumë më pak se kaq: ai nuk beson se futja e krimit dhe biznesit në parlament është një mëkat politik. Ai e quan normë këtë që ka ndodhur. Ai mendon se nuk ka bërë asgjë por përkundrazi i ka bërë Shqipërisë një nder të madh: ka ardhur në pushtet.
    Kjo i ngjan një njeriu që mbjell kërpudha në vend të frutave dhe helmin e shet për sheqer jo vetëm duke kërcenuar blerësit, por edhe duke ndryshuar cmimet dhe madje duke i kërkuar kuponin e votës!
    Ja pra historia e kërpudhës që u bë frut!
    Ajo mbiu në këtë parlament dhe tani shumicës i duhet ta gëlltisë!”

    Ben Blushi

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 26, 12:36

      plotësisht i një mëndje!!
      POR nuk është i vetmi që duhet të kërkojë ndjesë!!
      të gjithë ju përkrah tij,kush më shumë e kush më pak,kush prej mentalitetit kush prej injorancës dhe ndonjë prej budallallëkut,duhet të kërkoni ndjesë!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*