Ahmetaj – Berishës: I ke duart me gjak, ja ku do jemi të shtunën

January 25, 2018 13:32

Ahmetaj – Berishës: I ke duart me gjak, ja ku do jemi të shtunën

Arben Ahmetaj i është përgjigjur kërcënimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpreh nga foltorja e Kuvendit se ministrat socialistë s’do kenë vend ku të futen të shtunën e protestës.

Berisha tha në Kuvend se disa prej tyre janë larguar që sot, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Ahmetaj i cili i ka përmendur ish-kryeministrit 21 janarin.

“I keni pyetur pse nuk e bën në 21 janar po e shtyn në 27,  ju vratë për të mbajtur pushtetin dhe kërcënoni tani se do sulmoni institucionet. Ne do jemi ku kemi qenë, do ju respektojmë protestën, do ju dëgjojmë, do ju kthejmë përgjigje kur është për tu kthyer etj. Ti je ikonë e krimit, i ke duart me gjak shqiptarësh, i ke sot duart me gjak shqiptarësh, më shumë se dy herë, edhe i ke spiunuar edhe i ke cuar në pritë, të rëndon Gërdecit”- iu drejtua Ahmetaj Berishës.

Ministri i Financave iu referua edhe situatës ekonomike, duke theksuar ekonomia shqiptare sot nuk është si në kohën e qeverisjes së demokratëve, por me terma shumë herë më optimistë.

“Në vazhdën e të vërtetës ekonomike, ju i referoheni rritjes ekonomike në përrallat tuaja, ne nuk jemi vend rozë, kemi probleme në të gjithë sektorët, por nuk është as e 2009, është mirë që para 27 bëni një kronologji të ngjarjes që do mbështesin shqiptarët. Kë do mbështesin shqiptarët, historitë, që ‘për firma jepja Shkëlzenit’, të shohin dhe ta dinë shqiptarët se ke do mbështesin, je ai që the se paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë dhe përfunduan 3 mijë të vdekur, këtë do mbështesin shqiptarët“, tha ministri i Financave.

January 25, 2018 13:32
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit ,prokuroret apo gjykatesit keto mbrojtes te ligesise. January 25, 13:53

    O Ahmetaj,te mbeturit ne bashkejetese me djallin berishovic,do te thote te shkelesh mbi gjakune e viktimave te luftes per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit.Dhe se fundi,cfare prisni ju kur sot jeni ne pushtet dhe i keni te gjitha mundesite te deshmuar me fakte,ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e mdejatike ndaj berishovicerv,bashovicerve,metovicerve e medijvicerve dhe hezitoni ti vini ne bangen e akuzes,cfare frike keni,apo skenaret e felliqur te buces komuniste dhe nje luge supe e prishur gelltitur nga eterit e ju ne diktaturen komuniste nuke ju lene te zbatoni ligjet?Mjaft eshte MJAFT me me lojra fjalesh e lloqe kavajsish;thote populli,kur ju keni dhe gurin dhe arren.O Ahmetaj,doni apo nuke doni ju dhe soji juaj berishovicet e bashovicet,apo metovicet e medijvicet me kriemadhevicet drejtesia do e behet se e ka kerkuar me force SOVRANI,USA dhe BE-ja,c’do vonese e vazhdim te skenareve te felliqur te buces komuniste vetem se do t’ju shtoje vitet e heqjes se lirise.Miljonat e dollareve te investuar nga taksapaguesit shqiptare,amerikane e europiane nuke mund ti gezoni ju o bashkepuntoe me djallin qe derdhni lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene rradhes,pra popullin e popujt.Protesta do te deshtojeashtu sikurse zgjedhjet e fundit parlamentare qe SOVRANI ju bojkotoje ne shumce duke ju nxjerre ne pergjithsi si politike shqiptare te dhjere,por “krenare”.Besoni dhe binduni nje here te veteme ne jete qe bashkejetesa e bashkeqeverisja me djallin eshte bashkefajesi, qe ZOTI t’u meshiroje.

    Reply to this comment
  2. alphade January 25, 20:13

    Shenim : Ju , zoti minister ,Ahmetaj i thoni Berishes se i
    keni “duart me gjak” ! Une do te shtoja se efhe Makbethi
    do ta kishte zili Monstren e Vicidolit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*