Ahmetaj-Blushit: Kjo maxhorancë ka ndërmarrë një sërë reformash

May 12, 2016 16:13

Ahmetaj-Blushit:  Kjo maxhorancë ka ndërmarrë një sërë reformash

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të enjten në seancën plenare të Kuvendit se Partia Socialiste ka rilindur vet dhe ka rilindur edhe ekonominë.

Duke replikuar me deputetin Ben Blushi i cili akuzoi se PS ka dështuar të qeverisë vendin, Ahmetaj tha se kjo maxhorancë ka ndërmarrë një sërë reformash si atë të pensioneve, makroekonomike, reformën në rendin publik, energji, arsim, shëndetësi, etj.

Nga Arben Ahmetaj

Replikën që nisa me z. Berisha do ta vazhdoj edhe me Lulzim Bashën në distancë, edhe me z. Blushi sepse pak a shumë të njëjtat teza qarkullojnë në gojën e të treve.

Mori një rast fatkeq, të rëndë në fakt, të humbjes së jetës së dy fëmijëvë dhe e nxori nga konteksti për të nxjerrë trishtimin e një familje, por jo vetëm të një familje, në Parlament dhe ishte e padrejtë ajo që bëri sepse iu referua interesit publik duke e shkëputur pikërisht atë interes publik më të madh që kemi, reformën në drejtësi.

Dhe fakti I humbjes së jetës së atyre dy fëmijëve nuk duhet të ishte sjellë sikurse u soll, po si një mësim tragjik i mungesës së një drejtësie në favor të interest publik. Ka dy palë në atë cështje, ka qeverinë që ka qenë kundër dhe e ka humbur atë gjyq nq gjykatë dhe ka edhe një interes privat që ka prevaluar dhe që solli atë fatkeqësi që solli.

Diferenca, paaftësia ose aftësia janë materiale, nuk janë as viruale as oratorike. Paaftësia është ajo që të marrësh ekonominë me rritje 6.5% dhe ta katandisësh me 0.4% e me borxhe. Aftësia është të marrësh një sektor energjetik nga kolapsi dhe sot ta bësh fitimprurës në favor të qytetarëve. Aftësi është të ulësh cmimin e energjisë, sadopak dhe nuk ka vkerë debate mes meje dhe ju të treve pork a vlerë e vërteta.

Aftësi është të marrësh një sistem fiskal të degjeneruar dhe të përpiqesh ta konsolidosh ditë pas ditë dhe të rritësh të ardhurat.

Aftësi është të marrësh një ekonomi me një strukturë qesharake dhe monopole që zotërojnë tregun. Sot rritja ekonomike po i afrohet 3% dhe në 2015 ishte 2.6%.

Të konsumosh më shumë në volum, do të thotë të rritësh konsumin. Ka rënë vlera në tregjet ndërkombëtare. Është transferuar tek ne e njëjta vlerë e rënë?! Shqiptarët konusmojnë më shumë, so do të donim të ishte më shumë, për këtë mund të bëjmë debat.

Cfarë është të bësh një reformë në pensione, cfarë është të bësh një refomë në rëndin publik, në makroekonomi, cfarë është të ulësh deficitin? Të bojatisësh më bojë, apo të bësh reformë?

Aftësia dhe paaftësia qendron tek bërja ose jo e reformave. Reforma bën diferencën, secili nga ne mund t’i veshë etiketa njeri tjetrit në këtë parlament pa fund. Unë nuk e bëj kurrë dhe nuk do ta bëj kurrë.

A është interes publik të diskutojmë për papunësinë?

A është interes publik ta ndash të vërtëtën me shqiptarët dhe madje ta ndash edhe të vërtetën për vështirësitë me shqiptarët, se s’duhet t’i nxjerrim gjërat jashtë kontekstit. Unë po them q është ulur papunësia dhe nuk është cështja tek 0.4, se ju këtu e bëni gabimin. Janë 173 mijë familje që janë të puënsuar, 173 mijë frymë.

Pse thoni kanë ikur investitorët dhe përmendni pse iku nja kanadez dhe erdhi një kinez dhe pse iku një kinez dhe erdhi një gjerman? Ky është vendi i hapur, do ikin e do vijnë pafundesisht.

Ke qenë me mua kur kemi thene duhen goditur monpopolet. I kemi goditur monopolet në interes publik dhe ai monopol atje u godit dhe paguan taksa sot. Pse janë ulur cmimet e ushqimeve? Sepse u godit një monopol tjetër.

E vërteta është interes publik dhe është më e redesishme se inteersat tona këtu brenda.

Borxhi publik, shifrat që këmi marrë dhe kemi dhënë janë të rëndësishme.

Ka një përceptim të gabuar për ekonominë dhe është edhe për shkak të llumit që hedh opozita me qëllim në disfavor të interest public. Pyetja ime është: 2.1 është më e madhe se 2.6? 1.1 është më e madhe se 2.6? Mund të bëjmë debat a është rritur mjaftueshëm, sa shpejt jemi duke konverguar, si I clirojmë instrumentet e konsumit, si e përmirësojmë klimën e biznesit etj.

Ky është debat. Debat të shëndoshë mbi të pavertëta nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Së fundi lidhur me pronat, ka dy alternative. Një e cila me demek do jepte kompenisimin e plotë të pronës dhe nuk u mor asgjë. Dhe është qeveria e parë në 25 vite që ka marrë seriozisht interesin public në ekuilibër të plotë me të drejtat e njeroit, pra të ish-pronarëve.

Sërish do shkoj në Strasburg, jo për të negociuar me Tribunalin, ai është keqinformim që bëni, por për t’I informuar për të që bëmë, ligjin I cili është aktiv sot, për balancën midis interesave legjitime të ish-pronarëve me interesin publik legjitim të brezave që do të vijnë.

Dhe ky është themeli. Nëse do të kthenim sot 100% të asaj që kemi apo që do të kishim, se nuk e kemi, do të duhet të punonin katër breza për 3% të popullsisë. Jemi gati ne të punojmë katër breza për 3% të popullsisë? Nuk jemi. Asnjë shqiptar, edhe ai që i përket atij 3%, nuk janë dakord. Jemi dakord që ata të mos marrin asgjë? Nuk jemi! Jemi dakord që ata të marrin në proporcion me mundësitë që ka ky brez dhe brezat që vijnë. E pra, kjo është qasje në favor të interest public, të gjithë të tjerat janë manipulim i të vërtetës.

Të gjitha reformat që kemi bërë nuk janë në interesin tonë, kemi bërë reforma edhe në kurriz të interesave tona elektorale diku diku. Por të bësh reforma është interes public dhe mbi të gjitha, e vërteta është interesi më I madh publik.

 

***

z.Blushi, iu referuat shfajësimit. Shfajësim mund të kërkojnë ata që bëjnë gjëra të rënda apo gabime, apo ata që nuk arrijnë dot të bëjnë atë që thonë së duhet, apo duan të bëjnë.

Nuk kemi asnjë arsye të shfajësohemi, përkundrazi, kemi shumë arsye që me veten tonë të jemi të pastër dhe të drejtpërdrejtë për arritjet, por edhe për mos arritjet tona.

Të bësh reforma është patjetër një shfajësim i madh por është një shfajësim në favor të interest publik për t’I thënë brezave të kaluar keni vuajtur për shkak të mungesës së këtyre reformave. Dhe të bësh reformë, është një shfajësim I madh për brezat që vijnë, për t’iu thënë na falani për atë që nuk kanë bërë ata që ikën sepse Shqipëria është një, pavarësisht se qeveritë mund të ndërrohen.

Për një qeveri që vjen me përgjegjësi për ato që ka bërë dhe nuk ka bërë dhe bën ato që thotë se do të bëjë, ky është një shfajësim interesant dhe unë kështu do të shfajësohesha.

Kjo qeveri, kjo parti dhe kjo mazhorancë nuk ka asnjë arsye të shfajësohet sepse nuk ka vrarë në 21 janar, nuk ka vrarë në ’97, nuk ka bërë kontrabandë në ’94, nuk ka vjedhur vota, nuk ka vjedhur taksa dhe mbi të gjitha me reformat që ka bërë, I ka kthyer shqiptarëve shpresën. Shpresën ia vrisni me qëllim këtu në këtë Parlament, sepse ju e lidhni zhvillimin e Shqipërisë me një njeri apo numër të kufizuar njerëzish, jo, ne jemi instrumente të zhvillimit të mundshëm. Që të kesh shqetësim për të varfërit është gjëja më legjitime, por të manipulosh varfërinë kjo është e padrejtë dhe nuk është interes publik.

May 12, 2016 16:13
Komento

1 Koment

  1. info analitike May 13, 09:36

    Reformat koncesionare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*