Ahmetaj: CEZ mbifaturim energjisë

November 6, 2012 13:45

Ahmetaj: CEZ mbifaturim energjisë

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat akuzoi kompaninë CEZ Shpërndarje se ka mbifaturuar konsumatorët shqiptarë, ndërsa bëri përgjegjës qeverinë që ka lejuar, sipas tij një gjë të tillë.

“Ndërkohë që Sali Berisha flet për buxhetin më të madh të historisë ne do ju tregojmë skandalin më të madh të kësaj historie, CEZ shpërndarje mbifaturon konsumatorët shqiptarë. Qytetari shqiptar është faturuar më shumë se sa ka konsumuar. Diferenca është 60 milionë dollarë në vit mbifaturim”, akuzoi Ahmetaj.

Sipas tij, vetë qytetarët e kanë akuzuar këtë abuzim, sic e quajti ai pranë Partisë Socialiste.

Duke treguar një faturë energjie të mbifaturuar, Ahmetaj shtoi se, “Sot qytetarët shqiptarë jo vetëm që e paguajnë energjinë elektrike 200% më shtrenjtë, por paguajnë edhe 60 milionë dollarë më shumë, që e bën çmimin e energjisë shumë më të lartë”, tha Ahmetaj, duke shtuar se qytetarëve iu merren edhe 60 milionë dollarë më shumë, në mënyrë abuzive.

November 6, 2012 13:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*