Ahmetaj dhe Ekonomi betohen si ministra tek Nishani

February 26, 2016 15:47

Ahmetaj dhe Ekonomi betohen si ministra tek Nishani

Ministrat e rinj u betuan sot para Presidentit të Republikës. Ashtu siç njoftoi edhe Presidenca, betimi i tyre u bë sot në orën 15:00.

Ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, u zhvillua në ambientet e Presidencës.

Kuvendi votoi dje dekretet ePresidentit për emërimin e dy ministrave të rinj.

Ahmetaj dhe Ekonomi u dekretuan nga Presidenti pas dekretimit që u bëri fillimisht shkarkimeve të propozuara nga qeveria. Ministri që u largua ishte Shkëlqim Cani i Financave.

February 26, 2016 15:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*