Ahmetaj dhe Sejko paralajmërim për bizneset me dy bilance, ja masa që merret

December 7, 2017 10:43

Ahmetaj dhe Sejko paralajmërim për bizneset me dy bilance, ja masa që merret

Në kuadër të luftës kundër informaliteit Ministri i Ekonomisë dhe Financave ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Ata theksuan se lufta kundër informaliteti do të vazhdoj dhe do të fokusohet tek bizneset e mëdha. Ahmetaj theksoi se këto biznese punojnë me dy bilance, dhe kanë sjell kreditimin e keq në vend. Ndërsa guvernatori theksoi se nuk do të jepen më kredi atyre biznese të cilat punojnë me dy standarde.

“Në kuadër të reduktimit ë problemeve në kredi dhe kundër të informalitietit. Kompanitë e mëdha punojnë sërish me dy bilance. Ne kemi marrë angazhim të marrin vetëm një bilanc zyrtar që është pasqyruar në faturat tatimore. KA dy aspekt që doja ti theksoja. Së pari ulja e kredive me probleme në ekonomi. Grupi i përbashkët i punës hartoi një strategji për reduktimin e këtyre kredive. Një masë ishte dhënia e kredive vetëm duke ju referuar faturave tatimore e bizneseve. Duhet që të vendoset një normë e re mes bankave dhe bizneseve.  Në këtë fazë kundër informalitëti kemi një fokus tek biznesi të madh. Deklarimi i pagave tejet të ulëta që nuk reflektojnë atë që është në të vërtetë. Përsëris thirrjen për reflektim qoftë nga sistemi bankar qoftë nga bizneset.”, deklaroi Ahmetaj.

 

“Mungesa e financave, kanë kontribuar në kreditë me probleme. Përtej ndikimit negativ që ka dhënë në shtimin e kreditimit të keq, sipërmarrësit janë përballur me sfida të paparashikuar prej tyre. Kredi dhënia të mbështet vetëm në deklaratat tatimore. BSH e ka trajtuar dhe më parë këtë dukuri”, deklaroi Guvernatori Gent Sejko

December 7, 2017 10:43
Komento

6 Komente

  1. alisa December 7, 12:50

    Nje aksion per tu pershendetur :), mbi te gjitha keni vleresimin e shume qytetareve punojne me ndershmeri e i pergjigjen ligjit. E vleresoj pa mase nje aksion si ky shume i domsdoshem per vendin per te nxjerre nga puna cdo punetor dhe futur ate ne skemen e pensioneve gjithashtu duke i bere shume sipermarrje ti binden ligjit dhe rregullave.

    Reply to this comment
    • fatri December 7, 14:57

      Suksese, plotesisht e drejte fjala juaja z.Arben, eshte shume e rendesishme per mbarevajtjen ekonomike fakti qe biznese dhe sipermarrje duhet te zhvillojne aktivitetin e tyre ne menyre formale e vleresoj plotesisht si nisem per rezultatet pozitive qe perftohen nga implementimi i saj,

      Reply to this comment
  2. elton December 7, 12:54

    Shume vleresime per nismen Ministrise se Financave, informaliteti eshte nje fenomen, i cili duhet luftuar dhe jo te lihet i lire e te lulezoje, mendoj se po beni me te miren per ta luftuar kete fenomen.

    Reply to this comment
  3. sokol December 7, 12:57

    shume vleresime ju zoti minister. Po e beni punen me se miri per ta luftuar kete gangrene jo vetem tek bizneset e vogla, por edhe tek keto sipermarrje te medha, nje nisme shume pozitive, e cila do te rezultoje pozitivisht per ekonomine dhe vendin, shume suksese ne punet tuaja ne vazhdim

    Reply to this comment
  4. fatri December 7, 14:06

    Suksese, plotesisht e drejte fjala juaja z.Arben, eshte shume e rendesishme per mbarevajtjen ekonomike fakti qe biznese dhe sipermarrje duhet te zhvillojne aktivitetin e tyre ne menyre formale e vleresoj plotesisht si nisem per rezultatet pozitive qe perftohen nga implementimi i saj,

    Reply to this comment
  5. lejlek December 7, 19:02

    Z minister ne njerezit jo kompetente ne kete fushe duam te dime, sa kane shkuar te ardhurat per fryme te popullsise ne Shqiperi.Dhe ne kete kuader sa i takon vlera e punes per nje ore per sektore te vecante te ekonomise (mesatarisht) Kemi degjuar se fitimet e disa dhjetra bankave dalin me fitime shume te medha ketu ne Shqiperine e varfer me nje rroge ditore prej gjashte euro per tete ore pune (6×134) X30 =240…( 22 duhet) dite pune duhet por qe punohet ne privat nga 26-30 dite e31 ne muaj per nje rroge 24000 lekeshe.
    Si shpjegohet shperpjestimi i mos ndryshimit te raportit te vleres se lekut shqiptar ne raport me dinarin maqedonas psh qe ketu e 27 vite eshte ne raportin 1shqiptar dy maqedon dhe po keshtu me monedhat e tjera.
    Pse nuk nxitet qarkullimi me i madh i lekut ne duart e popullit duke shtuar monedhen ne duart e tij dhe jo tek pronaret e pandergjegjshem qe fshehin bilancet ne kurris te punetoreve,
    Pse ka nje kosto te larte prodhimi vendas dhe nje cmim shume i ulet ne blerjen nga tregetaret e shumices per tek poppulli.A e dini se fiton me shume ai qe e rishet prodhimin bujqesor se sa ai qe e prodhon.
    Dhe e fundit pse mbani kaq shume servila frikacake ndoshta dhe te afte por ” qe flasin pas pilafit”.
    Pershendetje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*