Ahmetaj: Ekonomia reale është më mirë se perceptimi, rritja 3.4 %

April 20, 2016 13:25

Ahmetaj: Ekonomia reale është më mirë se perceptimi, rritja 3.4 %

Ministri i ri i financave Arben Ahmetaj ka pohuar sot në një takim me mediat dhe deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se ekonomia reale është më mirë sesa perceptimi për të.

Ai deklaroi se rritja ekonomike për 2016 do të jetë 3.4 përqind.

Ahmetaj foli edhe për konsumin. Ai pranoi që ka një rënie në vendin tonë, por e quajti atë si të papërfillshme në krahasim me rënien e vërejtur nga Banka Botërore në vendet e rajonit.

Ahmetaj shtoi se rritja ekonomike e vitit 2016 pritet të jetë tre herë më e lartë sesa ajo në 2013-n.

Ndërsa pak ditë më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA) publikoi gjetjet e një pyetësori që e vendoin Shqipërinë në vendin e fundit ku investitorët gjermanë do investonin sërish, ministri i financave the se ky perceptim nuk përkon me realitetin.

“Paguam 70 miliardë lekë detyrime të prapambetura”, tha Ahmetaj, ndërsa shtoi se ekonomia po vetëkorrigjohet, duke kaluar nga ndërtimi tek industritë, nga vlera e shtuar e ulët tek vlera e shtuar e lartë. “Këto zhvillime pozitive i dedikohen reformave të qeverisë”, shtoi ministri.

Sipas tij, rritja ekonomike në vitin 2015 ishte më e lartë sesa mesatarja e rajonit.

Ndërsa të dhënat e INSTAT treguan pak ditë më parë se rritja e konsumit është kthyer në negative për herë të parë që nga viti 1998, Ahmetaj tha se konsumi ka rënë shumë pak në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Ministri Ahmetaj ka pranuar se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë risk politik, por sipas tij, në rast se nuk do të ishin realizuar, do të kishim një tjetër 1997.

Referuar aksionit antiinformalitet, ministri theksoi se ajo po jep rezultate dhe se faza e dytë do të bëhet nga zyra.

Ministri i Financave ka cituar edhe lajmet për ikjen e investitorëve, duke thënë se “kemi 43 mijë kompani të huaja në 3 vitet e fundit në Shqipëri, nuk është e vërtetë se investitorët po ikin”.

Ministri Ahmetaj tha se mbajtja e borxhit publik në objektiv është sfidë e madhe për qeverinë. “Objektivi ynë është që këtë vit të jetë në nivelin e 70.9 %”- tha ministri.

Duke vijuar raportimin e tij në Komisionin e Ekonomisë, kreu i Financave shqiptare tha se kredia konsumatore është rritur.

Ministri iu referua edhe projekteve të mëdha në vendin tonë, sipas tij, TAP dhe rifutja e kompanisë SHELL në investime, do të stimulojë rritjen ekonomike.

April 20, 2016 13:25
Komento

3 Komente

  1. Arben April 20, 14:05

    NDOSHTA PO FLET PER BANORET E MARSIT, SE NE, BANORET E SHQIPERISE, NUK KUPTOJME GJE.

    Reply to this comment
  2. bill right April 20, 21:25

    INSTAT eshte nen pergjegjesise e Kryeministrise dhe prape thote qe jemi me renie…Lere me tej situata reale qe eshte katastrofe…Ky eshte delirant apo ka pire “mall” me shefin…

    Reply to this comment
  3. info analitike April 20, 22:16

    Ky me siguri po flet per ekonomine e xhepave te rilindjes se xhepat e popullit jane me bosh se kurre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*