Ahmetaj i përgjigjet Bashës: 248 biznese të reja për 2018-ën janë investime të huaja

March 2, 2018 12:26

Ahmetaj i përgjigjet Bashës: 248 biznese të reja për 2018-ën janë investime të huaja

Akuzave të bëra një ditë më parë nga kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, për ndërtimet dh punësimin, ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur me shifra.

Huat për ndërtim kanë një rritje. Nga dalin këto hua për ndërtim? Janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë këto. Huat e reja për pasuritë e paluajtshme nga sistemi bankar janë rritur me 7.9%. E dhënë e rëndësishme. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit, dhe papunësia në mandatin e dytë mendohet të shkojë në 1 shifror nga 17.6 në 13.6”, tha Ahmetaj.

Ministri i Financave shtoi se gjatë vitit 2017 janë hapur 14 mijë biznese të reja. Ndërsa vetëm në dy muajt e parë të 2018-ës, janë 2540 biznese të reja, prej të cilave 248 janë biznese të huaja.

“Për të treguar fakte përtej debatit që bën politika, në finale kemi QKB, që na tregon çfarë ka ndodhur konkretisht në ekonominë shqiptare, për sa i përket bizneseve të reja që çregjistrohen dhe regjistrohen. Nuk kemi ngjarje të çuditshme por normale, përmirësim dhe përshpejtim në fondamentet ekonomike”, tha Ahmetaj.

Ai iu përgjigj dhe akuzave për bashkinë e Tiranës, për të cilën tha se lejet e bashkisë për ndërtim në 2014 dhe në 2017 janë pak a shumë në të njëjtat shifra. Konkretisht 24.9 miliardë lekë në 2014 dhe 24.79 miliardë lekë në 2017.

“Inflacioni vazhdon luhatjet e veta normale dhe nuk ka nxehtësi në ekonomi për shkak të prurjeve të mëdha të parave”, tha më tej ministri.

l.h/ dita

March 2, 2018 12:26
Komento

2 Komente

  1. Adih March 2, 16:03

    Imvestimet ,serjoze po presin ,per tu punesuar shqiptaret e varfer ,qe po lene vendit , sidomos rinia ,neper europe .Mereni vesh o bajge e PPSH te ndara ne dy pjese ,se pa shkuar prona tek i zoti , nuk vjen as edhe nje invesitor serjoz . Kete ja u tha edhe e nderuara Zonja Vlahutin para 10 ditesh . Mos shkuarja e prones ,pronareve ,pengon zhvillimin ekonomik shqiptar ,dhe eshte pa drejtesi brutale ndaj pronareve .Apo genjej ? Lat name ,keni mbi 26 vite me njera tjetren qe luani teater majmunesh me shqiptaret ,mjaft me .

    Reply to this comment
  2. Adih March 2, 16:46

    Ju lut..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*