Ahmetaj inspekton aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë

November 22, 2014 16:15

Ahmetaj inspekton aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj iu bashkua sërish sot në terren aksionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë.

Së bashku me Drejtorin e OSHEE Arben Seferi, Ministri Ahmetaj vizitoi zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare.

“Nuk është më një aksion por është një mënyrë e re jetese në sistemin elektro-energjetik shqiptar. Faktet tregojnë që Qeveria është e vendosur t’i kthejë qytetarëve 150 milionë euro të cilat hidhen në sistem çdo vit, për vite e vite” tha Ahmetaj.

Ndërsa Drejtori i OSHEE Seferi u shpreh se ky aksion do të vazhdojë me të njëjtin intensitet si ditën e pare.

 

 

 

November 22, 2014 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*