Ahmetaj: Investimet publike do të vazhdojnë sipas projeksionit

June 30, 2015 18:39

Ahmetaj: Investimet publike do të vazhdojnë sipas projeksionit

Në përfundim të Rishikimit të pestë të programit me  FMN dhe konkluzioneve të prezantuara në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri Arben Ahmetaj shprehu bindjen se investimet do të vijojnë sipas parashikimeve.

 “Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm që masat që duhet të ndërmerren për garantimin e rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar janë të domosdoshme dhe duhet të marrim parasysh një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Është shumë e vërtetë që sektorët realë të ekonomisë kanë reaguar pozitivisht. Ekonomia shqiptare ka treguar se është e qëndrueshme dhe mbetet relativisht imune ndaj faktorëve dhe zhvillimeve jo stimuluese që vijnë nga Greqia. Ne besojmë që në pesë vitet e fundit ekonomia shqiptare ka absorbuar një pjesë të mirë të goditjes që ka ardhur nga kriza europiane dhe greke, dhe kjo është reflektuar në vite dhe në nivelin e ulët të kërkesës së jashtme”, thekson Ahmetaj.

Nisur dhe nga kriza greke, Ahmetaj thotë se ndikimi nuk do të ketë impakt serioz mbi ekonominë tonë.

“Nëse i referohemi shkëmbimeve tregtare sipas të dhënave më të fundit të muajit Maj, Greqia zë vetëm 7.3 për qind të totalit të volumit. Struktura ekonomike  e vendit tonë ka fituar fleksibilitet, duke e zhvendosur volumin e shkëmbimeve dhe të  marrëdhënieve tregtare drejt partnerëve më të qëndrueshëm ekonomikë, siç janë Gjermania, Italia, Spanja apo Turqia, duke ulur ndikimin e ekonomisë greke në ekonominë e vendit tone. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për përmirësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike në objektivin vjetor prej 3 për qind, pavarësisht  se është rishikuar parashikimi në një nivel pak më të ulët, deri në 2.7 për qind”, shtoi Ahmetaj.

Sipas tij, modeli ekonomik që synon konsolidim fiskal, kërkon të thyejë tabunë e disa viteve të kapërcimit të  3 përqindëshit të rritjes ekonomike.

 

June 30, 2015 18:39
Komento

12 Komente

  1. linda June 30, 19:07

    Ik ore hajdut i felliqur ste beson njeri

    Reply to this comment
    • klajdi July 1, 12:02

      Ky ligj do ti sherbej shume konkurences se ndershme duke bere te mundur heqjen e monopoleve edhe duke i ardhur ne ndihme cdo biznesmeni shqiptare qe shpreh deshire per te investuar ne pronat publike. duke i sjell edhe me shume sherbime te duhurave shqiptarve!

      Reply to this comment
      • liza July 1, 12:10

        do permirsohet menyra e sherbimit edhe gama e sherbimeve ne shume sektor publik duke pasur nje partenerittet me sektorin privat. kjo tregon qe ekonomia shqiptare po shkon ne drejtimin e duhur mbas asaj qesali berisha la ne 2013

        Reply to this comment
        • mario July 1, 12:14

          eshte e rendesishme te thuhet qe ekonomia shqiptare po ndryshon nga ajo e 18 muajve me pare. reformat qe jane ndermarr ajo ne energjitik , ne fason edhe shume te tjera ka treguar qe ekonomia e vendit tone po shkon ne drejtimin e duhur edhe pse jo ne ate ku cdo shqiptare do deshironte te ishte. Por e rendesishme eshte qe kjo qeveri po punon per te pasur nje ekonomi tjeter!

          Reply to this comment
          • lida July 1, 15:22

            Partnerite publik privat do i vi shume ne ndihme shume qytetarve shqiptare. duke pasur me shume sherbime ne favro te tyre edhe duke ndihmuar me shume ne jeten e tyre, kto nisma ndikojne ne ekonomine e vendit tone duke rritur edhe me shume punsimit ne kto sektore!

        • Kushtrimi July 1, 17:04

          Vazhdoni rrugen e nisur, populli ju mbeshtet. Kryerja e puneve publike, lufta ndaj informalitetit, evazionit fiskal, dhenia fund e abuzimit me TVSH, rritja e investimeve te huaja ne Shqiperi, krijimi i lehtesirave fiskale per investitoret e huaj, etj, jane hapa te rendesishem qe influencojne drejtepersedrejti ne ekonomine e vendit tone.

          Reply to this comment
      • Donald July 1, 12:23

        Lejini inatet personale me Ahmetajn!!
        Per punen e tij si minister nuk keni cte thoni!! Mbi te gjitha eshte realist.. e pranon qe ka ende shume per te bere dhe rruga eshte e veshtir per shkak te faktoreve te ndryshem..ama gjithmone perpiqet te gjej apternativat me te mira per vendin tone

        Reply to this comment
      • Patrioti July 1, 16:36

        Informaliteti eshte nje nga plaget e ekonomise tone. Vlen te theksohet se “lufta” qe qeveria aktuale po ben ndaj ketij fenomeni eshte vertete per tu vleresuar. Dhenia fund e abuzimit me rimbursimin e TVSH-ve, lufta ndaj evazionit fiskal etj, jane tregues pozitive. Jemi koshiente qe ka ende shume per te bere por e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare. Nuk duhet te harrojme se ne ç’derexhe ishte katandisur vendi.

        Reply to this comment
    • Agamemnoni July 1, 16:14

      Situata globale ekonomike nuk eshte ajo me optimalja, kuptohet me e keqja per pjesen me te madhe te vendeve ka kaluar kjo gje vlen edhe per vendin tone. Nje nga praktikat qe nje qeveri ne kesi situate ekonomike ndjek eshte pikerisht rritja e investimeve publike, kryerja e puneve publike. Vazhdimi i kesaj praktike eshte nje gje teper e rendesishme ndaj ato qe ministri thote duhen vleresuar.

      Reply to this comment
  2. Arben June 30, 20:05

    AMA, NE DOREN TENDE PASKA MBETUR KY MUHABET???!!!!

    DO TE VIDHEN TE GJITHA, PER KETE JEMI TE SIGURT

    Reply to this comment
  3. Miri June 30, 20:51

    Ky eshte komplet si zhapik

    Reply to this comment
  4. info-analitike July 1, 08:26

    Ky ministri qe flet percart e qe ia fut shifrave si t’ia kete qejfi, kohe me pare na foli i ngazellyer per rritje startosferike te ekonomise ndersa tani na del qe jemi duke shkuar drejt nje renie te vazhdueshme aq sa po behen gati te kerkojne borxhin e radhes nga FMN-ja. Po keto gjera delet mavi nuk kane si ti shohin sepse u mjaftojne fjalet e bukura per tu mbushur barkun.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*