Ahmetaj ironizon Bashën: Mjedisin nuk e mbulon ministria e Ekonomisë

October 31, 2015 14:59

Ahmetaj ironizon Bashën: Mjedisin nuk e mbulon ministria e Ekonomisë

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj është akuzuar nga Lulzim Basha se ka përfituar 10 milionë euro.

Kreu i opozitës tha nga studio e ‘Opinion’ se pas koncensionit të landfillit të Elbasanit fshihet Arben Ahmetaj.

Në lidhje me këtë akuzë ka reaguar ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili ka ironizuar Bashën se po bën gafa të njëpasnjëshme.

Sipas ministrit, institucioni që ai drejton nuk ka qenë në asnjë rast autoritet kontraktues për ndërtimin, tenderimin apo koncesionimin e ndonjë landfilli.

Në përgjigje të akuzave të bëra sot nga Kryetari formal i Partisë Demokratike në adresën time si Ministër i Ekonomisë për dhënien me koncesion të një landfilli në qytetin e Elbasanit, me vlerë 10 milionë euro, një personi të favorizuar nga unë, e sfidoj pseudo Kryetarin e opozitës të bëjë publik qoftë dhe një dokument të vetëm të firmosur nga Ministri i Ekonomisë për dhënie koncesionesh për landfille.

E sqaroj Kryetarin e opozitës se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nuk ka qenë në asnjë rast autoritet kontraktues për ndërtimin, tenderimin apo koncesionimin e ndonjë landfilli. Ndërkohë për info të mëtejshme të Kryetarit formal, që të mos bëjë gafa të njëpasnjëshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nuk e ka përgjegjësi as monitorimin, as standardet e ambientit apo asgjësimin e mbetjeve dhe për rrjedhojë, as landfilldet. Ministri i Ekonomisë e ka detyrim kushtetues te jete mik me sipermarrjen.‎

‎Lufta kundër kancerit ambiental do të vazhdojë. Padituria nuk justifikon shpifjet. Ministri i Ekonomisë e ka detyrim kushtetues te jete mik me sipërmarrjen, shkruan Ahmetaj në Facebook.

October 31, 2015 14:59