Ahmetaj: Kredia e BB-së, lajm shumë i mirë për ekonominë

May 22, 2015 13:21

Ahmetaj: Kredia e BB-së, lajm shumë i mirë për ekonominë

Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, deklaroi të premten se kredia prej 1.2 miliardë dollarësh për 5 vitet e ardhshme që Banka Botërore ka miratuar për Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për ekonominë tonë.

“Bordi i Bankës Botërore vlerësoi angazhimin e thellë të qeverisë në mbështetje të reformave që duheshin nisur kohë më parë. Ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë. Këto fonde ofrohen me interesa tepër të vogla dhe do të mundësojnë avancimin e reformave në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Ahmetaj.

Ministri i Ekonomisë shtoi se, viti i kaluar ishte “shumë i rëndësishëm” pasi janë rritur me 10% vendet e reja të punës.

“Përmirësimi i klimës së biznesit është element kryesor i programit që do të mbështetet nga Banka Botërore. Shqipëria do të bëhet një vend më tërheqës për investitorët e huaj me ligjin e turizmit dhe ligjin e investimeve strategjike që ofron garanci maksimale juridike për ta”, nënvizoi Ahmetaj.

May 22, 2015 13:21
Komento

21 Komente

  1. katarakti May 22, 13:40

    Po si do t’i lani keto borxhe me gjithe interesin e tyre?! Dhe deri kur?! Sa ka vajtur borxhi i pergjithshem i vendit deri me sot?! Sa qindra milione euro duhen çdo vit per te paguar borxhin dhe interesat e tij?! Sa mund te akumuloje ekonomia shqiptare ne vit per te lare kete borxh?! Keto na thuaj dhe mos na ça derrasa?! Ekonomia eshte laps?! Ndofta eshte mire per juve se per na 5 vjet mund te paguani rrogat. Dhe kur te largoheni ju nga pushteti do te filloje i njejti avaz me ata qe do u zejne vendin. Dhe neve qe po gezohemi aq shume per gjendjen ne te cilen ka rene Greqia, do e pesojme, si gjithmone, 1000 here me keq se ajo. Fale jush dhe paraardhesve tuaj. Te pakten duhet te jemi te gezuar se juve do ju kemi shendosh e mire me shendet dhe para, se bashke me Zenin e kompani….

    Reply to this comment
    • Andos May 22, 14:12

      Nuk duhet harruar se ne ç’derexhe u katandis vendi si shkak i keqqeverisjes tete vjecare te se djathtes. Mjaft sektore shkuan ne prag kolapsi, sistemi energjitik per shembull. E rendesishme eshte qe vendi eshte futur ne rrugen e reformave, jemi koshiente qe ka ende shume per te bere por jemi ne rrugen e duhur.

      Reply to this comment
      • Erblini May 22, 14:22

        Huaja e dhene nga BB eshte e rendesishme pasi keshtu do cohen e dhe me tej reformat qe jane ndermarre.Huaja qe do jepet ka si synim arritjen e nje rritjeje ekonomike dhe mbajtjen e saj ne ekuiliber dhe permbushjen e kushteve e hapjen e rruges per ne integrimin europian.

        Reply to this comment
        • Klaus May 22, 14:32

          Pothuajse ne te gjithe sektoret jane ndermarre reforma. Pikerisht reformat e nisura duhet te dergohen deri ne fund. Duhet te jemi koshiente se reformat shkaktojne “dhimbje” por shume shpejt japin efektin e tyre pozitiv.

          Reply to this comment
          • linda May 22, 15:46

            Kjo eshte nje mundesi e mire ne rritjen e investimeve ne shqiperi. banka boterore po na jep hua me nje interes shume te vogel. ne zhvillojm infrastrukturen edhe vazhdojme me shume reformat qe qeveria ka nisur. perfundimi ne shqiperi do vin me shume investitor te huaj qe do duan te investojn ne shqiperi duke pare nje infrasktrukture me te mire edhe si per rrjedhoje me shume te ardhura edhe me shume mundesi punesimi per qytetaret!

          • mira May 22, 15:48

            Kjo eshte nje mundesi qe gjithe reformat qe ka nis qeveria te shkojne perpara. ky borxh i marre do ndikojn ne permirsimin e infrastruktures, ne vazhdimin e reformes energjitike ku do rregullohet gjith rrjeti shperndarjes qe sot eshte per te ardhur keq! plus nuk duhet harruar qe eshte marre me nje interes shume te vogel ne krahasim se si i merrte sali berisha!

          • anonim May 22, 16:02

            Vazhdoni reformat e nisura, prandaj ju votebesuam. Me shume rendesi eshte fakti se ekonomia e vendit eshte futur ne binare. Per vitin 2014 rritja ishte ne masen 3%. A reflektohet kjo ne xhepin e cdo shqiptari?, padyshim qe jo por eshte me shume rendesi qe situata eshte e stabilizuar, vetem duke progresuar nga viti ne vit e kur te arrihet nje rritje ekonomike ne masen 7-8% atehere kjo rritje do reflektohet ne xhepin e cdo shqiptari. Duhet te jemi te duruar e te mos harrojme se kjo qeveri trashegon nje gjendje teper teper negative.

          • endri May 22, 16:19

            me ca u gjet edhe me ca po shihet tani po tregohet qe ekonomia po sjell ndryshim ne shqiperi. smund te shihet me vrap edhe per kte duhen reformat edhe ne disa raste pse jo te merren edhe borxh. si ne kte rast kur BB ka siguri ne borxhin qe jep edhe qeveria shqiptare vazhdon akoma edhe me para me reformat ne permirsimin e ekonomise!

          • ladi May 22, 16:24

            Nje ekonomi e shendosh vjen duke pasur nje infrastrukture urbane te mire qe ti te kesh mundesi thithjesh investimesh. pper fat te keq ne 8 vjett te qeverise demokratike vetem fjal boshe qe kan shtruar rruge po ne te verte fryne xhepat e tyre. prandaj kjo qeveri po mundohet te mbuloj gropen e madhe te lene nga berisha me shok qe neser te kemi nje infrastrukture me te mire edhe te bejm te mundur thithjen e sa me shume investitorve!

    • donald May 22, 17:00

      ne fakt kuptohet edhe revoltimi i disa komentuesve ketu por duhet t kuptoni edhe ju se nuk behet gjithcka me nje te kercitur gishtash ..aq shume i duhet shtetit tone sa eshte e nevojshme marrja e borxheve

      Reply to this comment
    • elona May 22, 17:05

      Me marrjen e ketij borxhi na vlejne shume jo vetem leket qe do merren por edhe vleresimi dhe besimi qe institucionet kombetare kane tek ne

      Reply to this comment
  2. mitro May 22, 13:41

    Si lum ne,ne marim borxhe pa fund dhe nuk zvogelojme dot papunesine,por prape jemi te kenaqur

    Reply to this comment
  3. info-analitike May 22, 13:42

    Qekur te marresh vazhdimisht borxhe na qenkaa lajm i mire! Mjere ne per minister qe kemi se sa me thelle hyn ne borxhe shteti aq me shume ngazellehen pushtetaret.
    Kane te drejte sepse ata ikin pa marre asnje pergjegjesi per demet dhe me xhepat plot ndersa borxhin e paguajne ata qe mezi e shtyjne deri ne fund te muajit.
    C’eshte bere me gjithe ato borxhe qe jane marre e cfare do te behet me keto borxhe qe po merren? A kemi nje plan ekonomik konkret apo ecim qorrazi te shkojme nga te shkojme.
    Deri me sot ekonomia po shkon ne drejtim te interesave te ngushta te pushtetareve. Kur dhe si do te behet e mundur qe ekonomia te behet fitimprurese e jo te na mbyse ne borxhe?

    Reply to this comment
  4. Endri May 22, 13:47

    Tani qe ministri ka mbaruar anglisht e dime te gjithe. Po pse del te thote brockulla se kuptoj. Qe kredia eshte lajm i mire duhet diskutuar se borxhi e ka kaluar 70% dhe po e shtove akoma me shume e dyshimte eshte te quhet lajm i mire. Se dyti duke qene se Instat eshte instituti qe leshon statistikat zyrtare dhe nuk e ka publikuar kete permisim te punesimit ku i gjen shifrat zoti minister?

    Reply to this comment
  5. Elsi May 22, 14:59

    Mos doni te thoni lajm i mire per ju te Rilindjes dhe per xhepat tuaj se per ekonomine e shqiperise jalla se do kontrboni per ta rimekembur . Me gjitha keto borxhe qe po merni nuk e dime ku i coni leket se asnje permiresin te situates nuk po shofim . Krize gjithandej .

    Reply to this comment
  6. Endri May 22, 15:19

    Andos, Erblini dhe Klaus perfaqesojne me se miri krenaristet rilindas. Bravo cuna e moret rrogen per sot.

    Reply to this comment
  7. Gezimi May 22, 15:27

    Lajm i mire thote ky Minister! Imagjinoni se cilet kemi ne krye, duke harruar se jane borxhe qe duhen kthyer nje dite. Thjeshte hesapi, do mbledhim mire rripin (jo qeveritaret, se rripi i tyre nuk ka vrima). Te na rroje demokracia, se femijet tane kane arsye te fusin doren ne xhep e te paguajne kete shume marramendese plus dhe borxhet e tjera te meparshme…..

    Reply to this comment
  8. Arben May 22, 16:09

    PERSE PER CDO GJE NEGATIVE DEL KY I POSHTRI??!!!

    Reply to this comment
  9. veterani May 22, 19:34

    Po na e thoni sa eshte interesi ne % per transparence mbase bejm dhe ne POPULLI ndonje llogari tonen.

    Reply to this comment
  10. Vëzhguesi F May 22, 20:45

    O njerez!
    Borxhi eshte borxh, e kuptoni apo e doni me shqip, eshte zinxhir qe te lidh si qen dhe s’te leshon deri sa ta lash.
    Shoh qe pas komentuesit “Katarakti” jane versulur nje tufe me “komentuesa” per te treguar se çfare rendesie ka borxhi dhe bejne deklerata si ato te dashurive per rendesine dhe dhembjen e reformave.
    Kolloqifte me rigon i thone gjirokastritet ku eshte votuar ky Ahmetaj, ketij lloj muhabeti. Shqiperia dhe pa kete borxh eshte jo zhytur por mbytur fare dhe tek e fundit çfare ka ndyshuar?
    Apo denglat e Rames dhe te Metes.
    Ku jane shenjat e ketij efekti te dukshem te ketyre reformave ekonomike?
    Tek punesimi, nje slogan farse pupulist elektoral?!
    Tek mireqenia , nje demagogji e dale boje per shkak te perseritjes se bezdiseshme te saj?!
    Tek drejtesia e munguar?!
    Tek korrupsioni pa kurfare freri?!
    Apo tek keta qeveritar si ky Arben Ahmetaj qe shikojne deri tek maja e hundes se tyre?
    Po çfare ndryshimi ka ky Arben Ahmetaj me Genc Rulin, meqenese mbahen per ekonomista? Te dy sumelepires te kryetareve te tyre, te dy demagoge, te dy hajdute dhe te korruptuar, te dy dallaveraxhinj dhe mashtrues dhe po te dy deputet te Gjirokastres, me te vetmin ndryshim qe jane me flamuj njeri blu dhe tjetri mavi apo dhe roze.

    Reply to this comment
    • antienveri May 23, 06:17

      Je futur ne rrugen e Zotit dhe ke kuptuar me ne fund te VERTETEN lakuriqe o enveristi i vjeter, Vezhguesi F, sepse komentuesit-kukudhe te paguar nga Rilindja socialiste perhere “vigjilente” ne DITA, tani duan te budallepsin jo vetem injorantet dru me pre fanatike te Partise Socialiste, por tani kane filluar me demagogjine e tyre te Partise se Punes duke u perpjekur te hedhin shashka elektorale tek intelektualet properendimore me ane te KLOUNIT te Edi Rames Arben Ahmetaj.

      Nderkohe qe Bota po cuditet se cfare te beje me Shqypnine komuniste 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, pa kurfare prodhimi kombetar dhe me nje GDP qe ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes, ky minister BUDALLA i Edvnit mburret me borxhet qe merr dhe mashtron si komunist me hapje te reja vende pune me 10 %, te cilat sipas llogjikes ekonomike duhej te ndikonin ne rritjen e GDP-se ne nje mase te konsiderueshme.

      SA ESHTE RRITUR GDP NGA RRITJA ME 10 % E VENDEVE TE PUNES?

      kete gje mashtruesi BUDALLA Ahmetaj nuk e thote dhe nuk i vjen zeri fare, vecse shikojne komentuesit e paguar te Edvinit te shkruajne ne DITA replika njesoj sic shkruanin ne Zerin e Popullit ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes per Parajsen Komuniste si Shkemb Granitit ne mes te Evropes.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*