Ahmetaj letër BE-së: Veshjet e mjekëve dhe të ushtrisë prodhojini tek ne
Nga Arkiva
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj u ka dërguar një letër ministrave të ekonomisë së vendeve të BE-së për të bashkëpunuar me biznesin fason në Shqipëri për prodhimin e veshjeve të mjekëve dhe uniformave të ushtrisë.
“Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë.
Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.
Bashkëpunimi me vendet partnere, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre.
Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!”, shkruan Ahmetaj.
l.h/ dita
Cudi, ku i ka blere veshjet deri tani Ushtria dhe Policia shqiptare?
PO mendon per Like Floririn se gjysma e fasoneve punojne per te.
Ku hapeshin e licendoheshin fasonet 50% e tyre punojne per kokekatrorin Like, thuhej qe ka nevoje tregu i brendeshem per por-dhimet e tyre (tregu shqiptare eshte i mbushur me konfeksione qe vetem te fasoneve tona nuk jane).
Nashi ky Ahmetaj hajdut me license pasi e thirri pronari ne Presidence Like Floriri ka lene cdo pune e po menaxhon per esap te Likes.
Kerkon qe vende te tjera t’i drejtohen tregut te Likes, qe i paguan punonjesit me pagen e nje skllavi.
Turp.
Ben o Arben , ça te mire keni bere per kete popull deri me sot , ti dhe vampiret e tjere te politikes shqiptare, vecse keni vjedh e keni perça shqiptaret
Perse duhet te bejne ndonje te mire?!! Nuk kane dale nga populli keta halabake
ORE te jete ministri koker gomari ,apo ri qe ri ti pse te mos shkruash dhe ti nje leter te behesh dhe ti patriot , te gjithe sot po mendojne ekonomite e tyre , ky u thote na i jepni neve leket . Kush vjen ketu nuk vjen per te ndihmuar po per te zhvatur. Po gjiknuri tenderin e unazes pse ja dha asaj kompanise Amerikane me letra fallco me president nje kamarjer , pse nuk ja dha nje kompanie te vertete amerikane , italjane , gjermane …..????!!!!!!
Ky eshte ndryshimi midis politikanit qe punon me pare per vendin, pastaj per xhepin. Ahmetaj punon me pare per xhepin e pastaj per vendin. Se po te punonte per vendin me pare, do i kish marre masat me kohe dhe do kish tani nga fasonerite e vendit veshje dhe maska me bollek per mjeket dhe qytetaret shqiptare!
Mos i bini me qafe kot ketij evgjitit te Gjirokastres!!
Nuk pati shanc i shkreti , e perzune dhe vune Zonjen
DENAJ qe te pakten eshte ekonomiste(shpresoj)
Sapo e rizbuluan si vlere te Rilindjes dhe i dhane detyren
si minister i rindertimit si perhere qe nuk perputhet me talentin e tij te profesorit te anglishtes, fap erdhi korona
dhe u akorduan ca fonde nga jashte per trokalaret e Shqiperise !!
Juve nuk i lini rehat te tjeret te perfitojne nga jeta (posti)
Cudi e madhe !!
SHALLAVRE TALIBANESH
CALLMA HAJVANESH
QILLOTA SHPELLARI
MODEL SKARPARI