Ahmetaj: Në 25 qershor ndahemi nga e kaluara. PS, alternativa e vetme për Shqipërinë

May 20, 2017 12:55

Ahmetaj: Në 25 qershor ndahemi nga e kaluara. PS, alternativa e vetme për Shqipërinë

I deleguari i Partisë Socialiste për Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë Arben Ahmetaj shpalli dje zyrtarisht fillimin e fushatës elektorale në Rrogozhinë. Mes qindra simpatizantëve të pranishëm, Ahmetaj tha se Partia Socialiste edhe një herë tjetër në historinë e shqiptarëve, ka fatin të bëjë histori dhe të nxjerrë Shqipërinë nga një periudhë e gjatë tranzicioni, konfuzioni politik, rrjet partish të vogla që marrin vota në këmbim të vendeve të punës apo premtojnë vende pune në këmbim të votës dhe ta kalojë në një vend që i përket vërtet Bashkimit Europian.

“Besoj që ju e keni ndjekur çdo ditë që ne kemi punuar për ta avancuar reformën në drejtësi, Vettingun e famshëm. Asnjë ditë nuk e kemi bërë më kot, asnjë ditë s’e kemi bërë thjesht për politikë. E kemi bërë se reforma në drejtësi realisht është e lidhur me mirëqenien e çdo familjeje shqiptare, e çdo qytetari të këtyre trevave, e çdo njeriu që do një Shqipëri që i përket familjes së Bashkimit Europian, vlerave të Bashkimit Europian dhe çdo qytetari që do të jetojë me një punë të ndershme dhe të përditshme. Reforma në drejtësi është drejtpërdrejtë e lidhur me mirëqenien ekonomike dhe ashtu siç kemi këmbëngulur për reformën në drejtësi, ashtu siç e detyruam Lulin të dalë nga çadra e të votojë Vettingun, ashtu, me atë këmbëngulje do të punojmë që të kemi sa më shumë vende pune dhe që të kemi një ekonomi më të mire” – u shpreh Ahmetaj në reflektim të zhvillimeve më të fundit politike në vend.

Ai u ndal edhe tek programi i Partisë Socialiste për mandatin e dytë qeverisës, me fokus kryesisht bujqësinë, turizmin dhe transformimin urban të zonës, për të cilën u shpreh se po rikthehet nga një qytet i harruar, në një qytet “kantier” projektesh të rëndësishme zhvillimi.

Mendoni që kjo zonë prodhon gati 20 mijë ton prodhime bujqësore të cilësisë së parë të cilat një pjesë e mirë e tyre shkon për eksport. Në fund të 4 viteve të ardhshme nuk do të ketë më asnjë certifikatë toke që nuk ka shkuar tek i zoti dhe nuk do të ketë asnjë legalizim që nuk do të ketë mbaruar. Çdo banor i kësaj zone, çdo qytetar i kësaj zone, çdo familjar i kësaj zone, do të ketë do të ketë certifikatën e tokës në dorë, do të jetë zot i tokës së vet dhe do të jetë zot i shtëpisë së vet, pra nuk do të ketë asnjë legalizim të pambaruar.

Sot ne kemi në dorë një plan zhvillimi për zonën e bregdetit dhe jemi të bindur që në 4 vitet që vijnë ajo zonë do të kthehet në një destinacion turizmi por dhe një burim punësimi për familjet tuaja. Ka qenë një qytet sikur nuk ishte në hartën e Shqipërisë e megjithatë qeveria e Partisë Socialiste ka sjellë investime serioze për ta rilindur qytetin. Vetëm sot, kanë filluar punë 9 milionë dollar në këtë zonë nga investimet e qeverisë Shqiptare. Në fund të 4 vjecarit tjetër, do të ketë 25 milion euro të investuara në këto projekte, ku kjo bashki dhe ky qytet të jetë qytet i vërtetë dhe një bashki-destinacion turizmi”

Duke i ftuar qytetarët dhe socialistët shqiptarë që në 25 qershor të marrin pjesë në votime dhe t’i japin shtysë vazhdimit të rrugës së nisur të reformave për Shqipërinë që duam, Ahmetaj tha se Partia Socialiste është alternativa e vetme qe mund ta bëjë të mundur këtë.

25 qershori është shumë i rëndësishëm. Jo thjesht se është një ditë zgjedhjesh, por do të na ndajë një herë e mirë nga e kaluara. 4 vite na u deshën për të kuruar trupin e Shqipërisë, të bërë copash nga tranzicioni, keq-menaxhimi, korrupsioni. Tani kemi një 4-vjecar ku mbi trupin e shëruar të Shqipërisë kemi mundësi të ndërtojmë dhe të zhvillojmë. Mos harroni se në 25 qershor kemi shumë për të humbur, prandaj atë ditë nuk do të duhet të humbasim asnjë votë. Do të duhet të mbledhim votat e të gjithë bashkisë së Rrogozhinës në favor të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramës Kryeministër. Është e vetmja alternativë për Shqipërinë që duam” – tha Ahmetaj.

May 20, 2017 12:55
Komento

7 Komente

  1. Aldo May 20, 14:14

    Ministri me i mire pune, pune e vetem pune qente le te lehin.

    Reply to this comment
    • Mondi May 20, 14:21

      Urime per punen e mrekullueshme qe keni bere gjate ketij mandati. Suksese te metejshme z.Ahmetaj.

      Reply to this comment
    • Dori May 20, 14:39

      jeni me te miret dhe kete e keni treguar me pune, fitore e padiskutueshme ne qershor, normal qe besimin e qytetareve e keni ne anen tuaj se keni tregu qe dini ti mbani premtimet e ti beni realitet ato

      Reply to this comment
  2. Genti May 20, 14:19

    Pun te mbare e suksese , keni bere nje pune te shkelqyer pavaresisht pengesave nga ata qe nuk e duan perparimin e vendit. Fitore .

    Reply to this comment
  3. Dn May 20, 18:02

    Programi i partise socialiste:Riciklimi i berishes e bashes edhe kur populli va kthenshpinen,rama e Ps i bejne pjesetare ne qeverisje

    Reply to this comment
  4. ina May 20, 21:25

    Kavaja dhe Rrogozhina do te jete me ju dhe me Ps, vazhdoni keshtu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*